Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Më vjen keq por këtë herë përgjigjia është JO !
Në këto vitet e fundit janë gjithmonë e më të shumtë në numër prindërit që përdorin një mënyrë edukimi shumë pasive dhe shqetësohen më shumë për të përmbushur dëshirat materiale te femijeve se sa t’ju trasmetojne vlerat dhe mesojne rregullat e mirësjelljes. Kjo forme edukimi i bën fëmijët të ndjehen boshti rreth te cilit duhet te rrotullohen të gjithë .
Femijet lindin te “gjithëpushtetshem”, por përgjatë rritjes vënia në mënyre graduale e nje sërë rregullash dhe limitesh nga ana e prindërve bën të mundur qe ky “gjithepushtet “ te reduktohet. Çdo dite e më tepër fëmija bëhet me shumë tolerant ndaj kerkesave qe vijne nga te rriturit. Ai toleron më shumë kohen e te priturit per plotesimin e deshirave të tij dhe arrin të pranojë dhe kuptoje se ekzistojne dhe te tjerët.
Rregullat kanë një rendesi të jashtezakonshme në nivelin e zhvillimit psikologjik të fëmijës. Ato janë orientuese dhe na lejojne të brendesojme çfarë eshte e duhur dhe çfarë e gabuar, na bëjnë të ndjehemi te mbrojtur, dhe na ndihmojne te qetesojme momentet pulsionale qe shpesh na pershkojne në menyre të pa përmbajteshme. Nuk duhet te tregohemi autoritar por me dashamiresi dhe kujdes duhet t’i disiplinojme fëmijet duke vendosur limite , përndryshe liria pa kufi …..
“ Një mësuesi të dëgjuar i vajti për vizitë në shtëpi një poet që mbështeste idenë se fëmijët duhet të rriten krejtësisht të lirë sipas natyrës së tyre. Mësuesi nuk i kundërshtoi argumentat e poetit , por thjesht e ftoi të dilnin në kopshtin pas shtëpisë. Sapo dolën në kopësht, poeti u habit shumë që nuk gjeti asnjë lule dhe vendi ishte mbushur i gjithi me barëra të këqija.
– Më parë ishte plot me trëndafila – i tha mësuesi; por një ditë vendosa t’a lija baçen krejt të lirë ; dhe ja rezultati ! “…
Për këtë është shumë e rëndësishme të mësojmë t’ju themi “JO “ fëmijëve. Limitet i ndihmojnë të rriten më të sigurtë , që nga momenti që dinë ekzaktësisht se çfarë presim prej tyre.
Ka disa situata në të cilat “JO ” është e paevitueshme:
– Kur sillen në mënyrë të dhunshme me fëmijët e tjerë , me të rriturit dhe me kafshët.
– Kur mendojmë se janë në rrezik .
– Kur i kanë kapërcyer limitet dhe kur ajo që kanë bërë është krejtësisht e papranueshme.
Gjithkush mund të ketë me dhjetra JO të tjera , mjafton që të praktikohen ne momentin e duhur, me vendosmeri, seriozitet, koherence dhe nese eshte e mundur t’i shpjegohet fëmijës arsyeja.
” Nëqoftese thyejne një objekt në shtëpi, mos nxitoni t’ua blini , lerini të provojnë ndjesine qe shkakton mungesa e diçkaje “.
19/shkurt/2017 (psikologjia për të gjithë)