Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mendja e pushtuar nga preokupimet.
Budistët i referohen mendjes tonë me fjalën “xinyuan,” një term që fjalë për fjalë përkthehet “mendje majmuni” (monkey mind) që do të thotë “e pazgjidhur, e shqetesuar, kapricoze, e lëvizshme, konfuze, e pavendosur , e pakontrrollueshme . Per budizmin mendja jone eshte si nje majmun qe hidhet sa ne nje dege ne tjetren gjithmone e levizshme dhe konfuze. Ne kalojme ne menyre te vazhdueshme nga nje mendim ne tjetrin, nga nje shqetesim ne tjetrin derisa e gjejme veten ne nje gjendje axhitimi, konfuzioni dhe sfilitje. Kur në mes te aktivitetit të saj frenetik kesaj mendje i shtojme dhe emocionet, bëjmë bashke te gjithe perberesit per te formuar “furtunen perfekte” qe na shpie drejt vendimeve te gabuara. Ne keto raste eshte më mire te presim.
Buda i lodhur dhe i etur nga nje udhetim i gjate i kerkoi nxenesit te tij t’i sillte pak uje nga nje liqen aty prane.Sa here qe nxenesi shkonte te mbushte uje ne liqen,e gjente te turbulluar dhe kthehej duarbosh…Nuk mund t’i ofronte kurresesi uje te piset mesuesit te tij.Me ne fund pasi u rikthye per te disaten here,e gjeti ujin kristal te paster.Mbushi pak dhe ja shpuri Budes. Buda veshtroi ujin dhe e pyeti : Çfare bere per ta pastruar ujin ? Nxenesi nuk po e kuptonte pyetjen,sepse ishte e dukshme qe nuk kishte bere asgje …Buda i shpjegoi ngadale.- Prit dhe leri gjerat te rrjedhin…balta depozitohet ngadale ne fund dhe uji pastrohet. Edhe mendja jote eshte keshtu !Kur eshte e shqetesuar duhet vetem ta lesh te qete…Jepi pak kohe. Mos u bej i padurueshem, do ta gjej ekuilibrin vete. Nuk duhet te besh asnje sforcim per t’a qetesuar. Gjithçka do te kaloje nqse nuk nxitohesh!”
Kur nuk e dime se çfare duhet te bejme, kur jemi shume te paqarte per te mare nje vendim, idealja eshte qe te mos bejme asgje,..presim dhe marrim kohe. Nese e lejojme veten te na marre perpara padurimi, frustrimi, ankthi apo preokupimet, ka shume mundesi qe te kryejmë nje veprim te gabuar per te cilin mund te pendohemi.
Kjo forme Budiste e qetesimit te mendjes ,eshte ekuivalente ne fushen e psikologjise me distancimin emocional ndaj problemit qe na ka mberthyer koken. Objektivi eshte te gjejme qetesine e nevojshme mendore per te analizuar aspektet e shumta te problemit. Praktikisht ne vend qe te reagojmë nxitimthi te shqetësuar nga mendimi “duhet te bej urgjent diçka”, bejme ekzaktesisht te kunderten; qetesojme ujrat e mendjes tone dhe presim kohen e nevojshme.
As mendimet nuk jane aq llogjike dhe as emocionet nuk jane aq irracionale.
Eshte mire te jemi te durueshem me veten tone derisa te gjejme qetesine. Harrojme shume shpesh , sepse prej shekujsh jemi te zhytur ne nje forme mendimi Descart-ian qe vendos ne piedestal arsyen dhe i ul emocionet ne nje nivel me poshte. Per te mare vendimin e duhur duhet te jemi te vetedijshem qe as emocionet nuk jane aq irracionale dhe as mendimet aq llogjike. Mendimet tona mund te behen ekstremisht irracionale dhe katastrofike dhe madje mund te na bejne te zhvillojme nje optimizem dëmtues. Nuk duhet te harrojme se shume “furtuna mendore” formohen pikerisht nga keto mendime jashte kontrrolli .Ne keto raste po ju dhamë vemendje mund te rezultojne shume te rrezikshme. Edhe emocionet mund te na shpien ne nje gjendje mendore konfuze, por jane shenjë e deshirave dhe refuzimeve tona më intensive, keshtuqe ne disa raste eshte mire ti fusim ne llogari si nje variabel me peshe. Jo me kot kohet e fundit po zbulojne inteligjencen intuitive dhe kerkimet thone se ne disa situata eshte mire te vendosim duke ja lene veten ne dore “intuites”.
“Mrekullia” eshte se kur arrijme ta qetesojme mendjen, kur arrijme nje gjendje paqeje te brendeshme, mendimet dhe emocionet nderthuren duke bere te mundur te shohim me qarte problemin dhe ne nje prespektive me te gjere. Natyrisht kjo nuk garanton qe vendimi yne do te jete me i miri, nuk ka formula magjike, por do te jete mesiguri me i miri per ne në ate moment. Eshte pikerisht kjo me e rendesishmja !
(tregime terapeutike) 2/Gusht/2018