Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mendo me kokën tënde !
Mendo me kokën tënde ! ..Duhet te jemi ne gjendje te praktikojme në mënyrë aktive mendimin e pavarur. Ai eshte i lidhur me vetëvlerësimin tonë, me nivelin e vetëdijes dhe me pergjegjshmërine qe ndjejme per jeten tone. Me fjale te tjera, “te mendosh me koken tende” do te thote te jesh kunder konformizmit pasiv dhe te mos “pësosh” besimet e te tjereve.
Qëllon që, si femijet dhe te rriturit te influencohen nga ajo çfare thone te tjeret. Nje instrument i mire dhe i dobishem ne punen edukative me femijet (e vlefshme dhe per te rriturit) per te kuptuar kur eshte e rendesishme te mendojme me koken tone mund te jete dhe kjo fabul :
“Nje kalë i vogel jetonte ne nje stallë me të jëmën. Nuk kishte dale kurre prej saj dhe nuk ishte larguar asnjehere nga e jëma. Nje dite e jema i thote: ka ardhur koha të dalesh dhe të mesosh të bësh ndonjë pune. – Shpjere këtë thes me grurë ne mulli ! – Me thesin mbi kurriz dhe shume i lumtur qe po behej i dobishem, kali mori me galop rrugen drejt mullirit. Pasi kishte ecur ca hasi perpara nje lume te vrrullshem.- “Po tani si t’ja bej ? – a mund te kaloj? – ashtu i pasigurte ndali vrapin ne breg te lumit. Nuk dinte kujt ti kerkonte nje keshille. Hodhi syte perreth dhe vuri re nje buall te vjeter qe pertypej aty prane.- Ju afrua dhe e pyeti; – xhaxha , a mund t’a kapercej dot lumin ? – Sigurisht qe po ; uji nuk eshte i thelle dhe nuk me arrin as te gjuri.- Shko pa frike!
Kali i vogel u nis rishtas me galop permes lumit, por sapo u fut, nje keter iu afrua duke kercyer dhe i tha i merakosur ; “Mos kalo , mos kalo! – Eshte e rrezikshme, mund te mbytesh !”- Po pse kaq i thelle është vallë ? – pyeti kali i shqetesuar. Sigurisht qe po, nje miku im dje u mbyt ; – tregoi ketri me zerin qe i dridhej. Kali nuk po dinte se kujt t’i besonte dhe vendosi te kthehej mbrapsh per ti kerkuar nje keshille te jemes. – U ktheva sepse uji eshte shume i thelle” – i tha te jemes i turperuar”- Nuk mund ta kaloj dot lumin.“Je i sigurte ? – Une mendoj se uji eshte shume i ceket. – iu kthye mamaja. – Keshtu me tha dhe Bualli plak , por ketri nguli kembe duke me thene qe eshte i rrezikshem dhe se nje mik i tij ishte mbytur dje.”- Atehere uji eshte i thelle apo i ceket ? – Mundohu te arsyetosh me mendjen tende! -Te them te verteten nuk e kam menduar kete mama ! -Biri im, nuk duhet te degjosh keshillat pa reflektuar me veten tende. Mund ta zgjidhësh vete. Bualli eshte shume i madh dhe sigurisht gjykon qe lumi eshte i ceket, nderkohe qe ketri eshte kaq i vogel saqë mund te mbytet edhe ne nje pellg dhe mendon qe lumi eshte shume i thelle.” Pasi degjoi fjalet e nenes, kali u nis me galop drejt lumit i sigurte ne vetvete. Kur ketri e pa tashme brenda në lume , i therriti : – Atehere paske vendosur te mbytesh?!” – Dua te provoj ta kaloj lumin; – ju pergjigj kali. – Dhe keshtu zbuloi vete se uji i lumit nuk ishte as shume i ceket si kishte thënë bualli dhe as shume i thelle si kishte thene ketri.”
Jemi te gjithe te perfshire ne jeten e njeri – tjetrit. Punojme dhe jetojme ne shoqeri dhe si pasojë ndikohemi nga opinionet,mendimet, besimet dhe gjykimet e te tjereve. Ndikimet qe na vijnë nga personat qe na rrethojne mund te behen te demshme per ne, nqse nuk filtrojme asgje nga kjo influence dhe e perthithim ate ne menyre pasive. – Qendrojme te perqendruar kur nderveprojme me te tjeret. Vleresojme (perpara se ti pranojme) nese besimet e te tjereve jane te verteta, pozitive apo negative per ne. Mund dhe te dyshojme mbi te vertetat qe na serviren dhe s’kemi pse të besojmë qorrazi. Dyshojmë jo aq për të zbuluar medoemos vertetesine e tyre, sesa per t’a vërtetuar nëpërmjet eksperiences tone direkte.
(tregime terapeutike) 21/tetor/2017