Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mos u ngarko me problemet e tjetrit !
Të shqetësohemi për njerëzit që i duam,që i njohim,që i vlerësojmë është e drejtë dhe e kuptueshme,por ndonjëherë është më mirë të mos i marrim përsipër problemet e tyre, sepse janë ata vetë që duhet të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të përmbushur nevojat e tyre. Për këtë, është e nevojshme të bëhesh mjeshtër i vetes dhe të reagosh e veprosh me një ekuilibër të caktuar, me maturi, vetëmbrojtje dhe vetëbesim të mirë për t’u kujdesur për integritetin tënd dhe për t’i dhënë më të mirën nga vetja edhe të tjerëve.
Keni degjuar ndonjehere per fshatarin nga Ninive që kishte dhuntinë të kuptonte gjuhën e kafshëve ?… Do thoni ju që kjo gjë ndodh vetëm në përralla. Po ! – E drejtë, ndodh vetëm në përralla,por përralla e këtij postimi është një eliksir i vertete, ashtu si vetë dhuntia e bujkut prandaj ia vlen ta besojmë.
” Bujku, i cili arrinte të kuptonte se çfarë flisnin kafshët me njëri-tjetrin, çdo ditë afër mbrëmjes, vinte rrotull oborrit te fermës për t’i dëgjuar çfarë thoshin. Nje here dëgjoi kaun duke iu ankuar gomarit për lodhjen dhe mundimin qe hiqte çdo ditë. -“Nuk kam punë tjetër veçse të tërheq parmendën nga mëngjesi në darkë. Pak rëndësi ka se sa nxehtë është, sa të lodhura i kam thundrat, apo sa shumë zgjedha më shtrëngon qafën… më duhet të vazhdoj të punoj,ndersa ti je rehat. Të hedhin një qilim shumengjyresh në kurriz dhe e shëtit zotërinë tonë kudo që ai dëshiron të shkojë. Kur ai nuk shkon gjëkundi ,ti pushon dhe kullot gjithë ditën.
Gomari edhe pse me thundrat e rrezikshme, ndjeu dhimbsuri per Buallin.-“ i shtrenjti miku im”, ”ti punon shumë dhe do doja ta lehtesoja kete barrë”, keshtuqe po te them se çfare mund të bësh për të marrë nje dite pushim. – Në mengjes kur bujku të kaloje për të te marre e te shpjere te parmenda, shtriu pertoke dhe pëllit fort, qe te kujtoje se je semure dhe nuk punon dot .”
Bualli e pranoi keshillen e gomarit.
Te nesermen ne mengjes bujku shkoi te i zoti dhe i tha se bualli ishte i semure dhe nuk e terhiqte dot parmenden.
Atehere; – tha zoteria, mer gomarin në vend të buallit dhe vure te terheqe parmenden se puna duhet te vazhdojë”
Keshtu gomari, qellimi i te cilit ishte vetem te ndihmonte buallin ,u gjend me parmenden ne qafe duke bere gjithe diten e dites punen e buallit. Kur mberriti nata dhe e lirua nga zgjedha, ishte me zemrën e ligeshtuar, thundrat e rraskapitura dhe qafën që i dhimbte nga plaget qe i kishte shkaktuar zgjedha.
Bujku si përherë edhe atë natë ishte aty ne oborr dhe i degjonte:
I pari ia nisi Bualli “- je nje mik i mire. Falë keshilles tende te mençur,shijova nje dite pushim.- Ndersa une ; iu kthye gomari; jam si ata zemërdobtit qe e nisin duke ndihmuar nje mik dhe perfundojne duke bere punen e tij. Qe ketej e tutje ,terhiqe ti parmenden,se kam degjuar zoterine ti thote bujkut te therrase kasapin,nqse do vazhdosh ende i semure… Dhe shpresoj qe ta bej vertete, se je dembel. Qe nga ai moment nuk folen më me njeri-tjetrin dhe miqesia e tyre mori fund.”
Arrini ta kuptoni moralin e kesaj fabule ? i thjeshte fare – Nqse deshironi te ndihmoni nje mikun tuaj, bejeni ne ate menyre qe hallet e tij te mos bien mbi ju .- Jo për gjë,por të gjen belaja ..☺♥