Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mua më quajnë Askush-i.(Sindroma e Uliksit)
Fenomeni i emigracionit nuk eshte aspak i ri. Kur u zbulua Amerika mijëra europianë me shpresën për të gjetur një jetë të re dhe mundësi më të mëdha zbarkuan me anije për të realizuar ëndërrën e tyre. Sot nuk eshte se gjerat kane ndryshuar shume. Fenomeni vazhdon me forma nga më të ndryshmet. Le të themi që shtysa kryesore per personat qe marin kete vendim janë kushtet dhe mundesite e pakta që ofron vendi ku jetojnë dhe shpresa se mund te gjejne nje botë më të mirë ne vendin ku kane ndermend te emigrojne.
Specialistet qe studjojne aktualisht karakteristikat e personave qe emigrojne larg vendit te tyre pohojnë se ata duhet te perballen me nje sërë veshtiresish te cilat venë në provë të fortë energjitë psikologjike dhe shkaktojnë nivel të lartë stresi. Dr.psikiatre J. Achótegui, profesoreshe ne Universitetin e Barcelones ka krijuar nje term te ri per emigrantet ilegal qe vuajne peripecite e largimit dhe kalojnë periudha te gjata stresi. Termi eshte; Sindroma e Uliksit . Nga vetë termi kuptojmë se behet fjale per legjenden e Uliksit. Homeri e pershkruan te Odisea me keto fjalë: “…Uliksi i shtynte ditët ulur mbi nje shkemb, me syte ngulur mbi detin pa jete, i brengosur nga malli për shtëpinë, mes ngashërimash dhe lotësh që i rridhnin papushim..” Në një tjeter fragment kur Ciklopi i tmerrshem e pyeti sesi të quajnë; ai ju pergjigj: – Askush -i e kam emrin,…te gjithe Askush -i me quajnë…”
E pra qe nga ajo kohe gjerat nuk kane ndryshuar shume, duke qene qe ata qe detyrohen te braktisin vendin e tyre shpeshhere duhet te jenë ilegal, te fshihen, të braktisin identitetin e tyre dhe shpresen e integrimit social. Sigurisht qe ne te tilla kushte nuk eshte e mundur te flasim per ekuiliber dhe shendet mendor. Jane te pafundme veshtiresite qe hasen kur emigrojme . Nder te parat eshte Vetmia. Ajo shkaktohet nga ndarja prej familjes dhe miqve. Nostalgjia per gjithçka qe lemë pas eshte e veshtire te kapercehet, sidomos kur gjendemi ne nje vend me zakone dhe kulture ndryshe . Po te shtojme ketu dhe pamundesine per te pare te afermit pasi kushtet ekonomike nuk na e lejojne, situata behet edhe më dramatike. Shpesh personat provojne nje boshllëk afektiv shume te veshtire .
Ndoshta nuk mund te themi qe te gjithe njerezit që emigrojne vuajne detyrimisht nga Sindroma e Uliksit, por qe te braktisësh vendin tend (i detyruar ) nuk eshte Turizëm , kjo nuk diskutohet !
Simptomat e Sindromes se Uliksit duhen marë seriozisht. Ato fillojnë me trishtim , te qara te pa kontrrollueshme, ndjenjë faji, tension , nervozizem, preokupim i ekzagjeruar dhe pagjumesi. Te gjitha ketyre shenjave me sfond psikologjik ju shtohen dhe shenja te tjera fizike si dhimbje koke dhe lodhje e pergjitheshme. Zgjidhja e ketyre problematikave sigurisht qe nuk mund te gjendet vetem ne forcat e emigranteve te gjore. Eshte i domosdoshem nje vullnet politik per te permiresuar axhenden ekonomike dhe krijuar mundësi për qytetarët e veçanerisht per te rinjte qe kane kohe me syte drejt Europes …Dhe meqenese jemi ketu le t’ju kujtojmë hartuesve të politikave se Odisea apo Uliksi refuzoi pavdekësinë dhe rininë e përjetshme vetëm për tu kthyer në konakun e tij….E pra mjaft këputët mufka për ata që përpiqen të realizojnë ëndrrën e tyre larg vendit dhe njerezve të dashur…sepse emigrimi mbart vuajtje dhe nostalgji.
(psikologjia për të gjithë) 26/nentor/2017