Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Në divanin e psikanalistit për shumë vite…
Pyetjet që më bëjnë më shpesh jo që në seancën e parë, por ende pa i nisur ato janë dy : e para sa kushton seanca dhe e dyta sa kohë zgjat terapia ?
Për të marë vesh se si i përgjigjem pyetjes lidhur me pagesat e seancave duhet të më telefononi.(Studentët jane te privilegjuar.Kanë gjithmonë nje tarifë më të ulet).Ndërsa për kohëzgjatjen e seancave në përgjithësi nuk jap një përgjigje preçize por i vij rrotull.Kjo ndodh pasi përgjigjia varet shumë nga situata klinike e pacientit , nga ngërçi psikologjik që do trajtohet, nga predispozita e pacientit për të dalë nga gjëndja e vështirë etj… Por numri i seancave sigurisht varet nga vetë psikoterapeuti dhe orientimi i tij. Një terapist i vjetër komportamentalist ndoshta do te pergjigjej se duhen nga 6 deri ne maksimumi -12 muaj. Një terapeut konjitivist ndoshta do te shpjegonte qe terapia do zgjase aq kohe sa nevojitet per te nxjerre ne pah mendimet pozitive, ndersa dikush i specializuar ne terapite e shpejta/shkurtra mund t’ju thote qe terapia do te perfundoje kur objektivat te jene arritur ( jo me shume se nje – dy muaj.)
Një nga bindjet më”katrastofike”në këto 100 vjetët e fundit është ajo e lidhur me faktin që, nëse një person ka prej kohësh një psikopatologji të rëndë dhe persistente,terapia e tij duhet të jetë po aq e dhimbshme dhe e zgjatur ndër vite.E kanë me psikanalistët që i mbajnë pacientët e tyre në analizë për një kohë të gjatë… Gjithsesi psikanalistet nuk mendojnë se patologjitë e psikes kurohen me fraza motivuese përpara pasqyrës të tipit ” unë vlej”, “une jam e bukur”..
Ne kohen e Freud psikoanalistet i shihnin pacientet e tyre 6 here ne jave. Ishte relacioni me intensiv ne jeten e pacientit. Fillimisht pionieret e psikanalizes mendonin se 1 vit psikoanalizë ishte e mjaftueshme . Me pas e çuan ne dy dhe me vone filluan te shohin se psikanaliza sipas fjaleve te Freud mund te ishte “pambarim”.. . Freud e krahasonte psikoanalizen me germimin arkeologjik , ne te cilin sa me thelle germon, aq me shume gjen. – Sa kohë duhet per te ekzaminuar ato qe gjen ? – Nuk i dihet !!
Edhe pse shumë nga teoritë e Freud – it janë vënë në dyshim, nga rryma te tjera mendimi dhe nga keta punembaruarit e terapive te shpejta/shkurtra , nuk duhet te harrojme se terapia e të folurit që ai themeloi ka mbetur e paprekur deri më sot, megjithëse në forma të ndryshme.
Gjthsesi Psikanaliza bashkëkohore nuk është më ajo e Freud-it . Shumë principe teorike dhe teknike kanë ndryshuar dhe qasja ndaj pacientit është vite drite larg nga ajo Freud – iane . Sot terapia psikoanalitike zgjat aq kohë sa është e nevojshme,pasi askush nuk është i interesuar ta zgjasë atë sa më shumë të mundet. Ne nuk jemi sadistë me pacientët. Megjithese ka psikanaliste qe keshillojne nje numer te caktuar seancash javore , qe shkojne midis 2 ose 3-4 (gjithsesi jo me pak se 2.) e dime te gjithe qe terapia ka nje kosto dhe duhet te punojme “me aq sa kemi” si psikanalistet , si pacientet.
Duke iu rikthyer faktit që psikanaliza është më e gjatë se terapitë e tjera, më vjen në mendje një artikull i shkruar nga (një psikiatër psikanalist )dhe në veçanti një koncept që të bën të buzëqeshësh,por gjithashtu edhe të reflektosh : një psikoanalist që di të bëjë terapi të gjata, mund të bëjë edhe terapitë e shkurtra, ndërsa një psikoterapist i “shkurtër” di të bëjë vetem këtë…