Tel : 0696003300
Email : [email protected]
” Një kitarë në dorë dhe suksesi është i garantuar ” !
Në një rrugë dyqanesh në një qytet të Francës një ditë të shtune nisi një studim. U përfshinë 300 vajza që dukeshin nga 18 – 22 vjeç dhe një djalë 20 vjeç. Djali ishte vlerësuar më parë nga një grup femrash si shumë simpatik. Psikologu francez Nicolas Guéguen prej vitesh po studjon faktorët që e bëjnë tërheqës një djalë në sytë e femrave.
Djali i ri duhet të ndiqte këto instruksione : të ndalonte një vajzë që ecte vetëm në rrugë dhe që dukej nga 18 – 22 vjeç, ti buzëqeshte dhe ti thoshte : “ Mirëdita , unë jam Antuan. Doja të thoja që je shumë tërheqëse. Pasdite nuk punoj dhe po mendoja nëse mund të ma japësh nr. e telefonit , që të mar më vonë dhe shkojmë të pimë diçka bashkë “.
Në disa raste Antuan kishte me vete një kitare të futur në këllëf , në rastet e tjera një çantë palestre dhe në të tjerat as kitarë, as çantë palestre.
Kur kishte çantën e palestrës Antuan arrinte ta mirte nr. e telefonit në 9 % të rasteve. Kur nuk kishte asgjë në 14 % të rasteve. Ndërsa kur ishte me kitaren kishte një aftësi më shumë për ti bërë për vete sepse 31 % e vajzave i jepnin nr. e telefonit.
Përsë për të bërë për vete një vajzë duhet një kitarë ?
Guéguen dhe kolegët e tij thonë që : ndoshta një grua ndjek stereotipin sipas të cilit një burrë që i bie kitarës është modern (trendy/cool ) dhe alegro. Ose sepse një grua i atribuon një mashkulli me kitarë aftësinë e nevojshme për të patur një pozicion ekonomik që jep stabilitet dhe siguri për familjen.
Nuk josh vetëm muzika !
Kërkimet e Guéguen të bëra më parë kanë konfirmuar se një burrë ka më shumë shance që ti marë nr. e telefonit një gruaje të panjohur kur është në timonin e një makine luksoze ose është me uniformën e zjarrfiksave. Për shumicën nga ne kjo e makinës luksoze mund të konfirmohet edhe pa ndonjë studim specifik. Si do të thoshin dhe vetë francezët : “Ça va sans dire” !!
Në pritje që studimet të thellohen akoma më tepër është mirë që djemtë të mësojnë një instrument muzikor . Edhe nqse nuk do funksionojë si teknikë për të joshur femrat, ti biesh një instrumenti përmirëson aftësitë linguistike , memorjen dhe gjithë kualitetin e jetës që nuk është gjë e vogël. “Joshja gjithmonë ka qënë një histori manipulimi “(F. Raux)