Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Një mësimi i vogël edhe për Kuvendin e madh.
Shumë kohë më parë në një fshat të vogël ishte një punishte zdrukthetarie. Nje dite kur zdrukthetari i punishtes nuk ndodhej aty, veglat u mblodhen te gjitha dhe mbajten nje kuvend. Kuvendi zgjati goxha dhe pati shume debate. Ndonjehere shperthimet ishin te rënda. Po debatonin mes tyre sesi te hiqnin nga grupi i veglave, disa prej tyre. – Dikush mori fjalen : – “ duhet ta heqim motren tone sharrë, sepse “ha” dhe humbet dhëmbët. Eshte tipja me kafshuese ne dynja . – Nderhyu një tjetër ; – nuk mund ta mbajme mes nesh vëlla zdrukthin ; – ka karakter therës është mendjemadh dhe rrjep gjithçka prek.. – Vella çekiçin ; – therriti dikush tjeter ! ; – ka karakter te rende dhe dhunues. Une do ta emertoja nje “rrahës”. Eshte e padurueshme menyra si godet vazhdimisht dhe ju ngre nervat te gjitheve . – Ta perjashtojmë ! ” – Po gozhdët !? – a mund te rrohet me njerez kaq çpues ? – te ikin dhe ato . – madje dhe lima me daltën. Jetesa me to eshte e padurueshme. Perjashtojme dhe letren zmerile qe nuk di gjë tjeter veçse te gervishë të tjerët. Ja keshtu diskutonin me këmbe e me duar, flisnin njeheresh dhe te gjithe donin te hiqnin qafe njeri – tjetrin… .Kur paprimtas kuvendi u nderpre nga mberritja e zdrukthetarit.. Te gjitha veglat heshten kur e pane tek i afrohej tavolines se punes. Mjeshtri mori nje derrase e preu me sharren “kafshuese”, dhe e zdrugoi me zdrukthin rrjepes; sëpata , dalta dhe letra zmeriluese hyne ne veprim menjehere pas tyre. Zdrukthetari mori ne dore gozhdet dhe çekiçin. Perdori gjithe veglat e tij me karakter te keq per te ndertuar një djep. Nje djep te bukur per te pritur femijen qe ishte duke lindur.
Çdonjëri nga ne eshte i rendesishem , unik, i paperseritshem… Nuk deshiroj te duket si retorikë e konsumuar kjo fjalia përmbledhëse. Po keshtu nuk dua qe dhe fraza me poshte te tingelloje e tillë … Nderkohe qe mundohemi te përçajmë dhe etiketojmë të tjeret le te behemi bashke dhe të krijojmë një botë më të mirë.
(PS ;Do ishte mirë ta përvetesonte njëherë e pergjithmonë edhe Kuvendi i madh këtë rrefenjë.)
(tregime terapeutike) 14/shtator/2017