Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Një ndryshim i madh që jo të gjithë kanë guximin t’a vënë në praktikë.
“Për një arsye të dukshme që zakonisht quhet domosdoshmëri,njerezit i përkushtohen, sipas një libri të vjetër, grumbullimit te pasurise që ndryshku dhe tënja do t’a shkaterrojne dhe hajdutet do t’a vjedhin një dite.Kjo është jeta e një idioti, qe njerëzit e kuptojne kur mberrijne në fund të saj, nëmos më pare”; shkroi Henry David Thoreau, qe jetoi pothuajse si një heremit për dy vjet rrjesht, për t’u çliruar nga burgu i jetës së tij.
Djali i një familje të varfër emigrantësh francezë, me te cilin shoket e klasës talleshin sepse nuk mund të blinte dot një pallto të re. Familja e tij përmiresoi standardin e jeteses falë faktit se “djali gjenial ” aplikoi në biznesin e familjes ç’ka mësoi në Harvard, duke shpikur një laps më të mirë dhe duke përsosur makinën qe do t’a fabrikonte.Megjithate, kishte diçka të çuditeshme te ky djalë ! Ai nuk kënaqej me fatin që i kishte rene dhe nuk pranonte të përkulej ndaj normave të diktuara nga shoqëria asokohe.
Në korrik 1845 vendosi të prese kordonin ombelikal. Ndërtoi një kasolle në Liqenin Walden dhe jetoi atje për 2 vjet, larg nga te gjithë. Aty iu perkushtua shkrimit, leximit, dëfrimit në natyrë dhe mbi të gjitha, reflektimit. Reflektoi mbi nje bote ne te cilen druhej se “te mendosh” eshte e kote.”Unë shkova në pyll sepse doja të jetoja me nje qëllim, doja të përballesha vetë me faktet thelbësore të jetës dhe të shihja çfare jeta kishte per të më mesuar , pa zbuluar kur te me vinte fundi qe nuk kisha jetuar aspak”..ishin fjalët e tij. Shqetësimet dhe reflektimet e tij ishin të mprehta dhe aktuale për mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë po aq sa edhe sot. Fjalët e tij janë një shuplakë për të gjithë ata që janë mësuar me një jetë mbytëse të mbushur me shqetësime të padobishme, një “jetë deshperimisht ne heshtje”, siç e quajti ai vetë.
Kërkoni pa u lodhur të vërtetën tuaj, mos u kënaqni me të vërtetën e të tjerëve.
Thoreau thotë se ne bëhemi skllevër sepse nuk jemi ne gjendje të marrim ne dore jetën tonë. Mund të ndjehemi të zhgënjyer dhe të bllokuar, por në vend që të kërkojmë rrugedalje,mjaftohemi me iluzionin e tmerrshëm të quajtur dorëheqje – dorezim…shohim përreth dhe,nëse nuk na pëlqejnë shumë gjëra,ngushëllojme veten duke menduar se “jane te gjithe njesoj”.. Nuk kuptojmë se;“e keqja e të shumëve, ngushëllim i budallenjve”.
Jemi të bindur se mënyra e të menduarit, të ndjerit ose të vepruarit që na ka mësuar shoqëria janë e vetmja mundesi…Kjo bindje na mban të lidhur me një situatë që nuk na pëlqen dhe madje mund te sjelle një shqetësim të qartë ose na dëmton. Në vend të jetojme lirshëm, mbijetojmë në zonën e vogël të rehatisë që kemi ndërtuar. Për të dalë nga ky rreth vicioz, hapi i parë është të vëme në dyshim gjithçka, të mos marrim asgjë për të thënë, madje as atë që n’a është rrenjosur qe fëmijë, apo rregulla, besime dhe ide me të cilat të gjithë rrotull nesh jane dakord.
Thoreau tha: “Nuk mund t’i besoni asnjë mënyre te beri apo te menduari sado e vjeter qofte ajo , pa e provuar vete. Ajo çka zgjedhim te pranojme ne heshtje si te vertete te padiskutueshme, neser mund te rezultoje nje genjeshter.”Vetëm kur fillojmë t’i veme gjerat ne diskutim, në vend që të heqim dore prej tyre mund të ndryshojmë vërtetë. Një ndryshim që na shpie në vetë – çlirimin.
Rruga drejt lirisë personale fillon me thjeshtësine.
“Parajsa është nën këmbët tona dhe mbi kokat tona”, tha Thoreau, dhe në këto rreshta shohim se pavarësisht zhgënjimit te tij me shoqërinë, ai ishte gjithashtu i bindur se ne mund të jemi të lumtur këtu dhe tani. Rruga që ai propozon është një jetë domethënëse e shënuar nga thjeshtësia: “Cilido qoftë kuptimi i jetës suaj, gjejeni dhe jetojeni: mos e refuzoni […] kultivojeni varfërinë si barin në kopesht. Mos u shqetësoni të shtoni gjëra të reja, rroba apo miq. Gjërat nuk ndryshojnë, ne jemi ata që ndryshojnë. Shitini rrobat tuaja dhe pasurohuni me mendimet tuaja “. Kur Thoreau thoshte se grumbullimi i pasurive është budallallek me oke, i referohej faktit që çmimi psikologjik që paguajmë për këto sende është shumë i lartë dhe ne shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm për kete. “Çmimi i një sendi është sasia e jetës së nevojshme për ta blerë”. Sa orë në jetën tonë jemi të gatshëm të shpenzojmë për të blerë produkte teknologjike gjithnjë e më të mëdha, më aktuale apo thjesht më të bukura?
Ideja e tij se “njerezit janë bërë vegla të veglave të tyre, skllevër të shoqërisë së konsumit deri në atë pike saqe nuk e kuptojnë qe gjërat që ata vete krijuan po i dominojne duke u imponuar se kujt duhet t’ju dedikojne kohen” eshte me aktuale se kurre. Prodhojmë enkas me qellim qe t’i zëvendësojmë me shpejtësi objektet dhe kemi nje gatishmëri përshtatjeje me ndryshimet ndaj asaj që konsiderohet e bukur për të vazhduar ndjekjen e modës gjithe ankth.
Pra, për të qene ne nje hap me shoqërinë e konsumit, jemi gjithe kohes të zënë duke shtuar pasurinë që me pas do ta humbasim per gjera qe nuk na nevojiten aspak.. Problemi është se ky hiperaktivitet na pengon dukshem të mendojmë se çfare po bëjmë me jetën tonë. Në fakt, Thoreau na paralajmëron se “nuk mjafton të jesh i zënë, se edhe milingonat jane .. Pyetja është: me çfarë jemi kaq të zënë? “Ky filozof donte që ne të gjejmë nje kuptim në gjithçka që bëjmë, një sens personal.Dhe për të gjetur atë që vërtetë dëshirojmë, duhet të heqim qafe gjithçka që “nuk” dëshirojmë. Atëherë jeta mer një tjetër kuptim.“Kur thjeshtesoni jetën tuaj, ligjet e universit thjeshtohen; vetmia resht së qëni vetmi, varfëria nuk është më varfëri dhe dobësia nuk është dobësi “.
Te perqafosh thjeshtësine, te jesh i vetëdijshem për gjithçka që është e parëndësishme dhe e tepërt, është jashtëzakonisht çliruese, sepse na lejon të heqim dorë nga roli i skllavit dhe të ndjehemi në shoqëri njerëz të lirë që kane ne dore jeten e tyre dhe vendosin realisht se çfarë duan. Ky është një ndryshim i madh që jo të gjithë kanë guximin t’a vënë në praktikë.
(psikologjia per te gjithe) 3/Shkurt/2019