Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Një rast i jashtëzakonshëm në historinë e psikiatrisë !
Më i famshmi nga të gjithë balerinët Rus. Një talent absolut në mbarë botën. E kanë quajtur “mbreti i kërcimit” dhe paraprijësi i baletit modern. Quhet Vaslav Nijinsky. Historia e tij është e pazakontë. U sëmur menjëherë dhe psikoza i zgjati shumë. Në atë periudhë “çmëndurie” pati asistencën e psikiatërve më të mëdhenj të asaj kohe që nuk mundën t’ia eleminonin simptomat. Në mes tyre gjen Freud, Bleuer, Jung dhe Adler.
Vaslav që 17 vjeç ishte bërë shumë i njohur si kërcimtar në vendin e tij dhe me të ardhurat që nxirrte mbante familjen… .Në këtë periudhë provoi eksperienca të ndryshme homoseksuale me burra shumë më të mëdhenj në moshë .(në këto relacione Freud pa tentativen për të rikuperuar figurën e humbur atërore.) Më pas u martua dhe pati një vajzë. Lidhja e tij martesore nuk ishte shumë e lumtur , jo vetëm për shkak të personalitetit të gruas së tij, por dhe sepse relacionet seksuale nuk i jepnin ndonjë kënaqësi. Vetë Vaslav thotë në një ditar të tijin se kur hyri në kulmin e adoleshencës , ndjente domsdoshmërinë për të soditur trupin e tij dhe shkruante:“ u transformova në një objekt të dëshirës time “ . A ishte ky principi i një çrregullimi narcizist që do të sillte probleme shumë më të mëdha ?
Në fund të viteve 1917 idetë e tij paranojake u përkeqësuan. Mendonte se njerëzit që kishte përreth e kishin zili dhe e urrenin.Mendonte se donin t’a vrisnin ose ti shkaktonin dëme në mënyrë që ta pengonin të kërcente. (vlen të thuhet që një pjesë e këtyre frikrave dhe ideve paranojake ishin shkaktuar nga një ndodhi në vogëli.. Shokët e tij i kishin sajuar një shaka që e bëri të bjerë në koma për një javë dhe e detyroi të rrinte një vit pushim.Që nga ai moment shfaqte dyshime ndaj çdo personi dhe kishte vazhdimisht frikë se mos vdiste.)
Filloi të bridhte rrugëve të qytetit , u bë agresiv ndaj njerëzve që i afroheshin. Fliste me miq imagjinar dhe mbante me vete një kryq mbi shpatulla duke thënë se ishte Zoti. Iu dedikua dhe një gjuhe specifike për kërcimin shumë te komplikuar dhe pa sens për cilindo që e shikonte. 28 vjeç preku fundin. Në këtë periudhë u vizitua nga specialist të ndryshëm të psikiatrisë. I pari ishte Bleuer , njohësi më i madh i skozofrenisë në atë kohë që dha diagnozën : ” mendja e këtij njeriu është e ndarë në dy pjesë dhe nuk mund të shërohet kurrë “.
Më pas Ludwing Binswanger tentoi ti japë një farë rregulli mëndjes kaotike duke përdorur trajtimet psikologjike më moderne të kohës , por mori si përgjigje kriza katatonike të forta dhe agresive, si dhe ndryshim humori me episode maniakale. Manfred Sakel e trajtoi me shpikjen e tij , por nuk pati asnjë rezultat.
Kaloi te Freud që pas diagnozës pranoi se nuk mund të bënte gjë për të. Kundrejt pesimizmit Freud – jan nuk mbeti gjë tjetër veçse të tentohej me ata që inspironin besim ; humanistët . Alfred Adler e analizoi dhe tha që problem i tij vinte nga fakti se ai perjetonte nje kompleks te forte inferioriteti. Në mënyrë të dukshme kjo diagnoze ishte shumë larg nga realiteti. Psikiatri i fundit ishte Jung i cili u dorëzua (për ti ofruar trajtim) më shpejt se Freud .
Në fund të opinioneve kundërshtuese dhe pesimiste për sëmundjen Vaslav ra në delir të plotë; fliste dhe askush nuk e kuptonte. U bë agresiv (tentoi të vriste gruan), humbi të gjitha frenat (inhibitore) dhe masturbohej kudo pa u preokupuar që e shihnin.
Kur të gjithë thanë ka marrë fund , në mars 1945 u arratis nga çmendina ku ishte internuar dhe rrugëve takoi disa ushtarë rus që e njohën menjëherë. Në këtë moment , kur pati mundesinë të degjonte gjuhën e tij amtare dhe u kënaq nga dashuria qe treguan ushtaret për të, u gjallërua. Në ditët në vazhdim i ritakoi sërish ushtarët. ; fliste me ta , këndonte dhe iu shfaqte artin e tij. Iu kthye kërcimit. Dukej i qetë, i relaksuar dhe i lumtur.
Më pas u kthye te gruaja e tij. U transferuan në Angli ku braktisi çdo trajtim psikiatrik duke qenë se shumica e simptomave ishin zhdukur. Pati vetëm pak pagjumësi dhe irritim. Pjesa më interesante në këtë rast nuk prek vetëm shërimin duke qene qe ka plot raste te tjera qe kane dale nga skizofrenia, por fakti qe kaloi përmes shumë duarsh te specializuara ne problemet e psikes dhe asnjera prej tyre nuk ishte e afte te shkonte ne origjinen e çrregullimit…
Vaslav lindi në 1890 /889 (nuk njihet data ekzakte). Prinderit ishin Rus dhe kishin 3 femije.Vaslav ishte femija i dyte. Ambjenti familjar ishte stimulues ndaj kercimit. Nëna e tij vuante nga kriza të shpeshta depresive . Vellai i tij tentoi të vriste veten kur ishte shumë i ri dhe asokohe e shtruan në një çmendinë . Babai i braktisi të tre fëmijët në duart e një nëne jo shumë të ekuilibruar.