Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“ Njerëzia nuk do t’ia dijë më për ASGJE , por pretendon të dijë GJITHÇKA “!
“ Ishte një herë një piktor dhe një këpucar. Piktori quhej Apelle dhe ishte një nga artistët më të shquar në kohën e Greqisë se lashtë. Vetë Filipi i Maqedonise dhe Aleksander Magno i besuan penelit te Apelle per te pikturuar portretet e tyre. Edhe pse veprat e tij nuk kane mberritur ne ditet tona , eshte folur me hollesi per stilin e tij te veçante . Apelle i Kolofone mbi të gjitha ishte i famshëm pasi njihej si një kritikues i rreptë i pikturave të tij. Ai kishte një zakon . I nxirrte pikturat në një shesh publik per te ditur nëse njerezit i pelqenin dhe per te perfeksionuar detajet qe nuk ia mbushnin syrin. Pasi i sistemonte pikturat , vetë fshihej për të dëgjuar komentet e kalimtarëve.
Thuhet se në një rast kaloi aty pari një këpucar i cili bëri disa vërejtje për formën e sandaleve në një pikturë. Apelle e korigjoi me shumë mjeshtri difektin. Ditën tjetër kur këpucari po kalonte sërish nga sheshi dhe pa që sandalet ishin perfekte, “mori krahë” dhe filloi të kritikonte pjesë të tjera të pikturës.. Pikërisht në këtë moment piktori doli nga ishte fshehur dhe perifrazoi një nga fjalitë më të famshme të historisë : “Ne supra crepidam sutor iudicaret “ që do të thotë pak a shumë : “ këpucar mos shko përtej këpucëve !“
Fatkeqësisht në vitet e fundit , të ” fusësh hundët ” në profesionet e të tjerëve është një sjellje që po haset gjithnjë e më shumë .Një nga shkencat që ndeshet më tepër me këtë fenomen është ajo e psikologjisë . Kjo ndoshta për faktin se është e vështirë të gjesh dikë që tenton të hiqet si fizikant bërthamor, apo inxhinjer aerospacial,…të hiqesh si psikolog është një “lojë disi me lehtë !” Në fund të fundit të gjithë jemi nga pak psikologë, ose të paktën ky është një nga besimet më të rrënjosura në imagjinatën popullore.
…Ndërkohë në “panelin” e studjove televizive kur flitet për Sëmundjen e Parkinsonit, Alzheimer apo çrregullimet e personalitetit vazhdon të kërkohet opinioni i një komiku, i një modeleje, i një juristi , biznesmeni a ndonjë politikani . Qëllon ndonjëherë të pyetet dhe ndonjë neurolog a psikiatër …
10/ Shtator/2016.