Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Njeriu përshtatet krejt natyrshëm me ndryshimin.
Në vend të pastruesve , në një qytet Europian mbushur plot me mbeturina thuhej se do te mberrinin psikologet e “plehrave “. Ne edicione lajmesh e ne gazeta shkruhej qe kryetari i bashkise se ketij qyteti jugor do te therriste 300 psikologe nga pjesa qendrore e vendit, per te kuruar stresin emocional te shkaktuar nga emergjenca e plehrave. E gjithe kjo zallamahi krijoi nje reagim zinxhir. Psikologet vendas u ndjenë te perjashtuar dhe ndoshta dhe te revoltuar . Stafi i Bashkise reagoi duke thene qe psikologet nga qytetet e tjera jane te mirepritur sebashku me specialistet e rasteve te katastrofave natyrore. Ekspertet folen per “kurajoze” qe do te shkojne ne kete qytet mbytur nga plehrat. Kryetari i Bashkise e gjykoi kete nje afirmim traumatik per qyetin.
Ne gjithe kete mori deklaratash le te pyesim veten ; – Duhen vertete psikologe per plehrat ?
Besoj me siguri qe jo ! Sot abuzohet shume me psikologjine dhe medikamentet psikotike. – Bie nje termet, rrezohet nje avion, mbushen rruget me plehra !? – Ne te gjitha rastet therritet psikologu, i cili nuk eshte prift dhe nuk eshte aty per te dhene nje komfort. Psikologjia eshte nje teknike per te kapercyer konfliktet e mendjes, por jo per te evituar veshtiresite qe hasin krijesat njerezore. Aq me pak per te kryer detyra qe iu perkasin sherbimeve civile. Detyra e saj eshte te nxjerre ne pah nga çdokush natyren e tij te vertete. Besoni : banoreve te ketij qyteti nuk iu duhen as psikologe, as psikiater me receta per te perballuar problemet psikotike. Banoreve iu duhen punonjes pastrimi efiçent.
Ne fund te fundit une jam vete psikologe dhe patjeter qe me intereson shume qe psikologet te perfshihen, por jo ngado, gjithsesi e sidoqofte.
Provoj mirenjohje per dike qe me jep zë (ne TV apo median e shkruar) te them mendimin tim rreth nje psikopatologjie, nje ngerçi ekzistencial, psikologjik, nje fenomeni psiko – social problematik, por provoj akoma dhe me fort respekt te pashoq per ata qe degjojnë ato qe thuhen. Nuk mendoj se ne programin televiziv te rradhes publiku duhet te degjoje nje psikolog te ftuar qe te flase sesi ndikojnë ndryshimet e menjehershme klimaterike te njerëzit, sepse mbi te gjitha mendoj se nuk ka asgje kaq “shqetesuese” qe mund të na traumatizoje. Çfaredolloj ndryshimi që vë në diskutim te zakonshmen mund te krijoje nje çrregullim momental. Por miresetevijne keto çrregullime ! Duhet të përjetojmë ndryshimet, të përjetojmë gëzimin, trishtimin, ankthin , perhumbjen, madje dhe poshtërimin. Qëllon. Krejt natyrshem njeriu pershtatet dhe kur koha ndryshon papritur , ose hapim çadrën ose heqim triken a xhaketen qe na vapos…nuk nevojitet “tekniku i mendjes ” per te na shpjeguar kete gje. Dhe per t’a mbyllur me nje batute lidhur me klimen kemi situaten ku pohimit : “si kurre ndonjehere nuk eshte pare klime kaq e ngrohte ne gjithe Europen qe prej 45 vjetesh; – psikologu i ftuar ne debat i pergjigjet ; “siç duket kemi te bejme me nje klime te çuditeshme bipolare !”
(psikologjia per te gjithe)