Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Nuk e gjejmë lumturinë duke ndjekur udhëtimin e të tjerëve.
“Shume kohë më parë, nje eksplorator bashkë me ndihmesat e tij nisën një udhetim te veshtire ne disa territore te humbura te Afrikes. Me nje kosë te mprehte prisnin shkurret e dendura per te hapur rrugen.. Kishin vetem nje qellim ne mendje: te arrinin sa me shpejt dhe me çdo kusht. Nqse do te hasnin nje lum perpara, e kalonin sa me shpejt te ishte e mundur. Nqse dilte ndonje koder , nxitonin hapin per te mos humbur as edhe nje minut. E megjithate, ndihmesit e eksploratorit per nje moment ndaluan papritmas. Eksploratori u çudit duke qene se kishin bere shume pak ore rruge. I habitur i pyet : – Perse ndaluat ? Kaq shpejt u lodhet ? – Nuk kemi bere as pak ore rruge.? – Nje nga ndihmesit e veshtroi dhe tha : – Jo zoteri, nuk jemi te lodhur. Vetem kemi ecur shume shpejt dhe kemi lenë pas shpirtin tone. Tani do presim derisa te na arrije serish.”
Kjo histori afrikane flet per nevojen që kemi për të qenë të lidhur me pjesen tone shpirterore dhe aftësinë për të qenë të durueshem e te mos lejojme nxitimin te na shkëpusë nga vetja. Shpesh nen frenetizmin e jetes se perditeshme te perfshire ne projekte qe marin shumë nga koha jonë, vrapojme nga nje detyre ne tjetren, pa i dedikuar as edhe nje minute vetes tone.Te zhytur ne kete stil jetese lejojme qe te na mare perpara rryma dhe jetojme sikur kemi aktivizuar pilotin automatik duke u shkeputur nga deshirat dhe nevojat tona të vërteta.
Eshte e nevojshme te marim kohen e duhur per te lejuar forcat tona psikologjike te riorganizohen. Per te dale sa me te forte nga situatat qe na shpien ne limit, duhet nje ndryshim i brendeshem. Eshte esenciale te gjejme harmonine me veten çdo ditë duke i kushtuar disa minuta dhe pyetur nese jemi ne drejtimin e duhur, nese i kemi kuptuar gabimet tona, nese i njohim thelle nevojat tona… Ky moment “rilidhje” eshte i rendesishem pasi na lejon te rikonsiderojmë ate çka duam në të vertete, per te mos e lene veten te kushtezohemi nga automatizmat dhe te limitohemi duke ndjekur enderrat e te tjereve. Kujtojme se jemi ne kete bote per te zbuluar dhe ndjekur rrugen tone. Nuk mund ta gjejme lumturine duke ndjekur udhetimin e te tjereve , sepse perndryshe do te humbasim…
(tregime terapeutike) 16/shtator/2017