Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Nuk e shndërrojmë një problem të vogël në tragjedi !
Truri ynë proçeson relativisht ndryshe informacionet pozitive nga ato negative. Lajmet e këqija dhe ndodhitë e pakëndëshme na mbeten më gjatë në mendje dhe nuk i harrojmë kollaj në krahasim me ndodhitë e gëzueshme. Megjithatë ka njerez që i perballojnë veshtiresite me nje reagim pozitiv, ndërsa pjesa më e madhe përqëndrohet te ngjarjet negative dhe i kujton ato me hollësi dhe vazhdimisht.
Në nje nga 100 rrefenjat e famshme qe Buda iu tregoi ndjekesve te tij ne udhetimin qe bëri ne Indi është dhe ajo e Bariut të lopeve. “ Shumë kohë më parë jetonte në një vend të begatë një bari që kishte 250 lopë. Bariu ishte shume i lumtur per gjedhët që kishte dhe kujdesej e merakosej shume për to. Kujdesej që të kullosnin çdo ditë te lira ne livadhe dhe që stallat te ishin te pastra e të rehateshme. Qumeshti qe merte prej tyre ishte i shkelqyer dhe te gjithe e lavderonin per kete. Gjithçka shkonte per mrekulli dhe nuk kishte ç’kerkonte më shume nga jeta…E megjithate nje dite krejt papritur nje kope ujqerish te uritur iu versul nje lope dhe e shqeu. Ne mbremje kur i numeroi gjedhet e tij, bariu vuri re qe mungonte njera.. – çfarë fatkeqesie mendoi i trishtuar.; – tufa e gjësë së gjallë nuk eshte e gjitha. – Nderkohe qe ditet kalonin filloi te mos kujdesej më per lopet e tjera. – Mendonte gjithmone ; Si ka mundesi qe me ndodhi pikerisht mua kjo gje ? – Ç’më hyjnë në punë tanimë gjithe të tjerat ? – Me kete ide ne mendje , i fiksuar te humbja e njeres prej lopëve dhe mendimin se asgje nuk do te ishte më si më parë e shtyu të gjithë tufën në greminë. “
Edhe pse kjo histori mund te duket e çuditeshme dhe e pamundur deri në ate pikë sa ta vleresojmë si budallallëk me okë reagimin e bariut, e verteta eshte qe shpesh sillemi dhe ne si bariu i rrefenjës. Si rezultat i kesaj sjellje ne vetë shndërrohemi ne arkitektet e fatit tone te keq duke zmadhuar nje problem qe do te kishte qene shume më i vogel nga sa e kemi bërë ne. Me fjale te tjera dhe metaforikisht e gjetur ne kulturen tone: “djegim jorganin për një plesht “. Sigurisht që kur jemi duke përjetuar momente të këqija e kemi te veshtire te gjejme nje kendveshtrim pozitiv . Megjithatë nuk duhet te perqendrohemi teresisht vetem te humbja , pasi keshtu nuk arrijme të shohim mundesitë qe kemi ende ne favorin tonë. Nuk duhet t’a shndërrojme nje problem të vogël në një tragjedi.
(tregime Ψ terapeutike) 17/dhjetor/2017