Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“ NUK KA DASHURI BRENDA TYRE “.

” Nuk  është  madhësia  e  dhuratës  e  rëndësishme, por  madhësia  e  zemrës  që  ta jep  dhuratën”. Festat  janë  momentet   familjare  më  të  bukura  për  të  qënë  bashkë, por  ndonjëherë  mund  të  shndërrohen  dhe  në  momente  negative  vetmie  dhe  dëshpërimi.

Kur  nuk  mjaftojnë  vetëm  dhuratat

” Postieri   trokiti   dy  herë.  Duheshin  dhe  pesë  ditë  që  të  vinin  Krishtlindjet. Mbante  në  duar  një  pako  të  madhe  mbështjellë  me  një  letër  të  bukur  dhe  të  lidhur  me  një  fjongo  të  artë.

-“ Hyr “, i  tha  një  zë  nga  brënda. Postieri  hyri. Ishte  një  shtëpi  e  rrënuar : u  gjend  në  një  dhomë  gjysëm  të  errët  dhe  gjithë  pluhur. Ulur  në  një  poltron  qëndronte  një  i  moshuar.

“ Shiko  çfarë  pako  të  madhe  të  shkëlqyer  Krishtlindjesh ! ”- tha  gjithë  gëzim  postieri. – Faleminderit .” Vendose  diku  aty  përdhe “, tha  plaku  me  një  zë  më  të  trishtuar  se  kurrë.

Postieri  shtangu  me  pakon  e  madhe  në  duar.E  ndjente  shumë  mirë  që  pako  ishte  plot  me  gjëra  të  mira  por  plaku  nuk  kishte  një  çehre  të  mirë . Atëherë , pse  ishte  kaq  i  trishtuar  vallë ?

Më  falni  zotëri, por  a  nuk  duhet  të  gëzoheshit  që  iu  erdhi  kjo  pako ? – “ Nuk  mundem…nuk  mundem  aspak,  tha  plaku  me  lot  në  sy  dhe  i  tregoi  postierit  historinë  e  të  bijës  që  ishte  martuar  në  një  qytet  aty  pranë  dhe  ishte  bërë  e  pasur. Çdo  vit  i  dërgonte  një  pako  për  Festat  me  një  kartolinë : “ nga  vajza  jote  Luiza  dhe  burri  “. – Kurrë  një  urim  personal, një  vizitë, a  një   ftesë : “eja  të  kalosh  Krishtlindjet  me  ne “…

– “ Eja  të  shohësh  eja “; shtoi  plaku  dhe  u  ngrit  ashtu  i  rraskapitur . Postieri  e  ndoqi  pas  deri  në  një  kthinë. Plaku  hapi  një  derë  të  vogël…..” Uaaa ! “  thërriti  postieri .

Dhoma  ishte  mbushur  plot  e  përplot  me  dhurata. Ishin  dhuratat  e  të  gjitha  Krishtëlindjeve  të  shkuara. Ishin  të  paprekura, ishin  ende  me  letrën  e  bukur  dhe  fjongon  e  shndritëshme.

“ Po  ti  as  nuk  i  paske  hapur ! “ –  thirri  postieri  i  çuditur.

“ Jo ,nuk i kam hapur ”, tha  i  dëshpëruar  plaku . “  NUK  KA  DASHURI  BRENDA  TYRE “.

(tregime terapeutike)                15/dhjetor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe