Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Pagjumësia nuk është mungesë gjumi,por ekzagjerim i gjithçkaje tjetër…
Amerikani Randy Gardner mban rekordin botëror për numrin e orëve pa gjumë, pa ndihmën e asnjë stimuluesi. Ai arriti të qëndroje zgjuar për plot 264.4 orë që jane 11 ditë e 24 minuta. Ne fillim ideja (me kete eksperiment) ishte te tregonin se privimi nga gjumi nuk ka ndonje efekt veçanerisht te rende , por sigurisht qe parashikimet rezultuan krejtesisht te gabuara. Pagjumesia jo vetem qe sjell nje lodhje ekstreme , por shkakton dhe efekte shume te demshme ne tru. I riu Gardner vuajti pikerisht nga paranoja, halucinacionet, çrregullime te humorit dhe shume probleme te tjera psikologjike (nje pjese te se cilave as qe nuk mundi ti vinte re ; tjeter efekt ky i mungeses se gjumit !)
Ja se cilat jane 10 nga efektet me negative domethenese qe ka mbi psiqiken tone pagjumesia.
1.Nje tru i lodhur punon me shume veshtiresi. Truri qe ka qendruar zgjuar per shume ore rradhazi eshte me pak efiçent, keshtuqe edhe perpara nje detyre te thjeshte, duhet te punoje shume me teper. Per shkak te mungeses se pushimit, truri kerkon shume me teper energji se zakonisht .
2.Working memory (memorja e punes e pashfrytezueshme).Kjo eshte nje forme magazinimi dhe nje perpunim primar i informacionit qe hyn ne trurin tone. Kjo lloj memorje na lejon te kujtojme nje nr. telefoni që sapo na e kane thene, listen e pazarit qe sapo e kemi lexuar, pra ate qe jemi duke bere ne momentin e tanishem. Pagjumesia shkakton nje përkeqesim te dukshem te kesaj aftesie. Ne nje nga 11 ditet e qendrimit pa gjume Rend-it ju kerkua te numeronte mbrapsh nga 100 duke zbritur 7 numra. Ngeli te 65 dhe pyeti se pse vallë ishte duke numeruar..
3. Memorje afatgjate jo te mire. Gjumi luan rol te rendesishem ne forcimin e informacioneve qe marim gjate dites. Nderkohe qe fleme truri yne vendos rregull, integron dhe ju jep sens atyre qe kemi pare dhe degjuar gjate dites. Pra konsolidon gjithe nocionet qe kemi mesuar. Pagjumesia e nderpret kete proçes dhe si pasoje informacionet qe kemi marre nuk kane mundesi te mbeten ne memorje.
4.Ulje te vemendjes. Krijesat njerezore kur jane ne forme te mire , kane aftesi te shkelqyera perqendrimi dhe vemendje. Njerzit arrijne te dallojne nje ze ne mes qindra zerave te tjere , fokusohen ne nje pike nderkohe qe kane rrotull me qindra ngacmime shperqendruese. Arrijne te dallojne objekte mikroskopike. Pagjumesia sjell nje ulje drastike te vigjilences, nje veshtiresi te jashtezakonshme ndaj stimujve sensorial dhe ulje te aftesise per tu perqendruar. (Prandaj jemi gjithmone te shperqendruar kur jemi te pergjumur..)
5.Aftesia per te planifikuar mungon Pas 36 oreve zgjuar, aftesia per te programuar (vendosur kur dhe si te fillojme dhe perfundojme nje aktivitet) erresohet. Personat shume te lodhur ndjehen te hutuar ose si te mjegulluar ne koken e tyre, gje qe nuk i lejon te arrijne te marin nje vendim.
6.Perseritje e zakoneve. Duke qene se te ndenjurit pa gjume veshtireson planifikimin e aktiviteteve te reja, rrjedhimisht truri yne do vazhdoje te beje ato gjera qe ka mesuar me pare dhe qe i jane bere automatike ; pra do vazhdoje ti perserise vazhdimisht te njejtat gjera.
7.Levizje dhe zgjedhje te rrezikshme. Kushdo qe ka luajtur poker pergjate gjithe nates i njeh mire efektet e rrezikshme qe ka pagjumesia mbi perceptimin e rrezikut. Vjen nje pike qe lojtaret nuk jane me strategjik dhe jane te paafte te ndryshojne lojen e tyre duke bere te njejtat levizje si me pare qe nuk ju kane funksionuar.
8.Qelizat cerebrale te demtuara. Shume studime tregojne se pagjumesia demton qelizat e trurit. Nje studim i afert ka treguar se 25% e qelizave cerebrale te minjte vdesin ne rastet e qendrimit pa gjume. Te njerzit ka nje mungese te materies se bardhe ne subjektet qe flene pak. Pra te mos flesh nuk ka efekte negative vetem mbi mendjen , por edhe mbi qelizat cerebrale.
9.Mania .Studime te ndryshme kane pare nje lidhje te forte mes pagjumesise dhe manise. Mungesa e gjumit mund te nxise nje episod maniakal me gjithe simptomat e tij si ; nivel i larte energjie, halucinacione, paranoje, agresivitet. Fatkeqesisht semundjet mendore mund te shkaktojne pagjumësi…dhe keshtu behet gjithçka nje rreth vicioz !
10. Aksidente automobilistike. Shume raste tregojne se personat qe ngasin makinen dhe kane bere pak ore gjume shkaktojne shume aksidente. Te ngasesh makinen kur nuk ke fjetur ka me shume rrezik ndoshta edhe sesa kur e ngasim te dehur. Ne te dyja rastet situata komplikohet , por personat nuk jane te vetedijshem qe jane nje rrezik i qarte per veten dhe te tjeret.
Kurimi. Lajmi i mire eshte se kura per shume nga keto deficite eshte e thjeshte : nje gjume i mire gjate nates mund te zgjidhe gjithcka ! Pasi qendroi zgjuar per 11 dite rrjesht Randy Gardner fjeti 14 ore naten e pare dhe 10 ore diten tjeter. Filloi te ndjehej menjehere me mire.
“Vendosi te ndryshonte stilin e jeteses dhe te perfitonte nga oret e mengjesit ; U zgjua ne 6, beri dush, u rruajt gjithe qejf , u vesh, shijoi mengjesin, piu nja dy tre cigare, u ul ne tavolinen e punës dhe … u zgjua nga dreka ”
(psikologjia per te gjithe) 18/maj/2018