Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Përse duhet të sillem ndryshe me veten time “ ??
Një burrë humbi unazën e tij që e kishte shumë të çmuar ; kërkoi gjithandej për t’a gjetur por dhe pse u mundua shumë nuk arriti t’a gjente dot. – U ul mbi një gur i dëshpëruar dhe u përpoq të largonte mërzitjen që e kishte pllakosur.
Si gjithë herët e tjera , qeni i tij iu afrua duke pritur përkëdheljet e të zotit. Fqinji i tij e përshëndeti si çdo mbrëmje. Miqtë që ktheheshin nga peshkimi i treguan peshqit që kishin zënë dhe i dhuruan disa prej tyre. Gruaja dhe fëmijët kur mbërriti në shtëpi e pritën me shumë dashuri siç bënin zakonisht . Dita u mbyll me një atmosferë familjare shumë paqësore.
….Fatkeqësisht mendimet torturuese për humbjen e unazës nuk e linin tashmë të qetë . Ato po e mundonin shumë dhe nuk i hiqeshin nga mëndja…
…Ashtu i dëshpëruar, ..për një çast mendoi me vete ! : “askujt nuk i ra në sy që kam humbur unazën; të gjithë u sollën me mua si gjithmonë.. – përse unë duhet të sillem ndryshe me veten time “??... dhe kështu e kaploi gjumi i qetë…
(Tregime terapeutike)