Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Përshëndetja e bukur tribale, Sawubona!
Ndër tribu – te e NATAL ne Afriken e Jugut, pershendetja me e perdorur eshte sawubona qe fjale per fjale do te thote: “të shoh je i rendesishem per mua dhe të çmoj shumë.” Eshte nje menyre kendveshtrimi ndaj tjetrit, eshte ta pranosh tjetrin ashtu siç eshte, me te mirat dhe te keqijat e veta. Shpesh per sawubona perdoret pergjigjia: shikoba, “atehere une (ekzistoj) jam ketu per ty.”
Natal ishte nje nga 4 provincat origjinale ne Afriken e Jugut ku ndodhej bantustan i KwaZulu ose toka e Zulu – ve. Pjesa me e madhe e informacionit mbi keto rajone dhe popullsine e tyre vjen nga lufta e famshme me Britanine e Madhe ne fund te shekullit XIX . Megjithate, shpesh librat e historise nuk flasin per keto pasuri kulturore, humane dhe filozofike kaq interesante, qe i kane rrenjet ne nje nga popujt me te lashte afrikan.
Sawubona: gjithe vemendja ime eshte te ty, te shoh dhe te premtoj qe do ti zbuloj nevojat e tua, do ti kuptoj frikerat e tua, do te perpiqem dhe do ti pranoj.Te pranoj keshtu si je dhe je pjese e imja. Edhe pse mund te duket e çuditeshme termi sawubona mori famë ne vitet 90 fale nje libri per inxhinjerine dhe organizimin inteligjent. Ne modulin arti dhe praktika e te nxenit organizativ, Peter Senge profesor ne Universitetin e Stanford, fliste per Zulu dhe menyren e tyre te shkelqyer per te ndervepruar dhe menaxhuar problemet. Jo rastesisht arriten te jene nje nga civilizimet me potente te kontinentit Afrikan.
Sawubona simbolizonte rendesine qe ka perkushtimi i vemendjes ndaj tjterit.Te kuptosh realitetin e tij pa paragjykime dhe pa u penduar. Te jesh koshient per nevojat e tjetrit ne menyre qe ti japesh mundesine te dale ne pah individi ne brendesi te grupit. Ti mundesosh te integrohet si nje copez me vlere ne komunitetin e vet.
Sawubona: shoh ne gjithe realitetin tend. Ne kulturen tone perendimore, pershendetja me e shpeshte me shume gjasa eshte “ç’kemi, si je?” Pjesa me e madhe e njerezve i perdor keto fjale kalimthi dhe nuk pret aspak nje pergjigje te mirefillte. I ngjan fillimit te nje dialogu; nje menyre e shpejte per te mos bere figure te keqe dhe per t’a mbyllur shpejt. Pothuajse nuk shikohemi kurre ne sy. Jeta na perfshin, na shtyn dhe na projekton kryesisht drejt nevojave tona vetjake. Rralle na ndihmon te zbulojme veshtrime te tjera, per te “nuhatur” nevoja reale. Ndersa populli Zulu, nxiste nevojen per t’a pare personin tjeter ne menyre te vetedijshme dhe ne qetesi te plote kerkonte ate çastin ku te mbante kontaktin nder sy te qete, ku te veshtronte ,te ndjente dhe te degjonte, te perqafonte shpirtin e personit tjeter pavaresisht se mund te ishte i mbushur plot me hije te erreta, plage dhe veprime qe kerkonin nje fare korrigjimi nga ana e bashkesise.
Sawubona èshte nje fjale qe ben te mundur qe tjetri perpara nesh te kuptoje qe ka besimin tone, dhe te emfatizojme faktin qe vemendja jone eshte e gjitha per ate. Nje fjale qe nxjerr ne pah deshiren autentike per te kuptuar, per t’u kujdesur per nevojat, deshirat, pasigurine, trishtimin, bukurine dhe virtytet e tjetrit. Kujt nuk do ti pelqente ta shikonin ne kete menyre ? Jane te pakta gjerat qe na kenaqin aq sa perkujdesja e te tjereve, dhurimi i nje hapesire, nje pranie, nje vend i rendesishem ne zemer, ne mes te grupit, te shtepise, te komunitetit apo te organizates.
Ka nga ata qe gjejne nje fare ngjashmerie mes termit sawubona dhe namaste, pershendetje ne gjuhen hindi.Me shume se pershendetje te thjeshta ,keto jane shprehje nderuese qe thuhen per te ndritur tjetrin duke i komunikuar shpirt, vullnet dhe reciprocitet. Ka nje bukuri te magjishme ne keto gjeste kaq te huaja per boten tone. Ka diçka kuruese dhe madje kathartike qe mund te na frymezoje ne jeten tone te perditeshme. Shikoba; ndjehem i lumtur qe di se ekzistoj per ty. Kur ndonje ne komunitetin Zulu bente nje veprim jo shume korrekt, te gabuar ose ofendues, e kerkonin te shkonte ne qender te fshatit. Fqinjet e tij miqte dhe familjaret formonin nje rreth dhe ne qender futej personi ne fjale. Me pas per dy dite rrjesht i drejtohen ketij personi me pershendetjen sawubona nderimin e famshëm dhe më pas fillojnë ta kujtojnë atë për veprat e tij të mira, virtytet, sukseset e tij të kaluara dhe të gjitha cilësitë e tij.
Për popullin Natal dhe komunitetin Zulu, ashtu si për Rousseau, asnjë njeri nuk ka lindur i keq. Ndonjëherë përballemi me kriza që na largojnë nga kjo qendër e mirësisë natyrale. Qëllimi i këtyre takimeve ishte për t’i kujtuar personit rrugen për t’u kthyer në fisnikërinë shpirterore. Tregonin rëndësinë e pranisë së tij për të gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit. Qëllimi ishte të lavdëronin personin, t’i tregonin si të kthehej në hapat e tij, në rrugën e së mirës, të harmonisë dhe të gëzimit.
Falja: koha për të filluar përsëri. Sa herë që një anëtar i bashkësisë i drejtohej atij me fjalën sawubona, tjetri duhet të përgjigjej me fjalën shikoba. Kjo shprehje krijonte një gjendje lehtësimi dhe lumturie. Kush parimisht duhej larguar nga grupi për veprimet e tij të gabuara, tani kishte mundësinë të kthehej. I jepej hapësirë, rëndësi dhe afërsi. Ishte koha për të rifilluar. Zulu – te mbrojne idenë se qeniet njerëzore ekzistojnë vetëm nëse të tjerët i shohin dhe i pranojnë ata. Është komuniteti që e bën njeriun dhe nuk ka asgjë më të kënaqshme sesa të të falin pasi ke gabuar. Ne duhet të braktisim vetminë që përjetojmë pas një veprimi të pakuptimtë për t’u kthyer në komunitet; një bashkesi, një grup që veshtron, qe do dhe pranon.
Le te mësojmë nga ky fis afrikan të “shohim”, t’i kushtojmë vëmendje atyre që na rrethojnë ashtu siç tregon përshëndetja sawubona : Te shoh, te pranoj ashtu siç je ! Le te bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për të perceptuar nevojat, për të falur gabimet dhe për të nxitur bashkëjetesën në secilin nga mjediset shoqërore në të cilat bejme pjesë.
(psikologjia per te gjithe) 23/nentor/2018