Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Po filloj të dyshoj se dashuria e jetës time jam unë vetë !
Dashuria e jetes time jam une dhe t’a thuash me zë të lartë këtë gjë nuk është një akt egoizmi dhe as mendjemadhesie, por thjesht nje e vertete për te cilen gjithesecili nga ne duhet te jete i vetedijshem si kafja e mengjesit qe pime çdo dite. Nuk eshte egoist ai që kujdeset per veten, që kapercen frikerat, që kuron plaget, që le pas shpine gjerat qe e kane lënduar keq per te perballuar te nesermen me më shume optimizem dhe rezistence. Sepse po te jemi mire, jemi ne gjendje t’ju japim me te miren tone edhe te tjereve..,do jemi ne gjendje te jemi te lumtur dhe te ofrojme lumturi.Nuk kemi nevoje te jemi me te mire se te tjeret dhe as te kemi ate qe kane te tjeret. Na mjafton te jemi vetvetja ,te jemi dashuria e jetes tone, per t’ju dhene te tjereve me te miren qe gjendet brenda shpirtit tone te qete, zemres tone te patrazuar pa urrejtje dhe pendesa.
Mund te surprizohemi, por e verteta eshte se nuk eshte e lehte te arrijme t’a duam veten plotesisht dhe pa limit. Ne nje fare menyre jemi mesuar ti japim perparesi nevojave te te tjereve dhe shpesh here lidhemi me gjerat sikur janë ato perfaqesimi i identitetit tone ; puna, shtepia, parate…
Ekzistojnë shumë dimensione që, shtresë pas shtrese, na mbulojnë, duke krijuar një mburoje të blinduar që pak nga pak, na bën të humbasim thelbin e dashurisë ndaj vetes…Por nuk duhet t’a harrojmë kurrë se nëse ne jemi mirë edhe bota është mirë. Nëse mendimet dhe emocionet tona nuk shkëlqejnë nga harmonia e brendshme që vjen nga respekti për vetveten, realiteti ynë do të shtrembërohet . Reflektojme mbi kete …
E kisha harruar : dashuria e jetes time jame une. Ndoshta per nje moment e keni harruar faktin se dashuria e jetes suaj jeni ju, sepse iu keni dhene perparesi te tjereve, ose ndoshta nuk e keni kuptuar kurre, sepse qysh nga femijeria iu kane bere te ndiheni te pasigurte dhe iu kane percjelle vlera qe nuk iu kane vene kurre ne vendin e pare. Vjen gjithmone nje moment ne jete ne te cilin kemi nevoje te shkeputemi nga disa gjera, persona apo situata. Disa e quajne egoizem, ne do ta quajme dashuri per veten (amor proprio).
“Vetë – dashuria” nuk është diçka që mësohet në bankat e shkollës. Është një aspekt që secili prej nesh zbulon ngadalë, si dikush që gjen një armë të fuqishme per te cilen askush nuk i ka folur me pare. Por pse ndodh kjo? Në jetë na edukojne duke na transmetuar nje vlere shume te rendesishme dhe thelbesore qe eshte dashuria dhe respekti ndaj te tjereve , por shumë shpesh harrojnë të na mësojnë se sa e rëndësishme është të duam vetveten. Fakti i dhënies përparësi vetvetes nuk shihet me sy te mire dhe nganjëherë gjykojmë disa reagime tipike si të fëmijëve si një “egoizëm foshnjor”. Vetë – dashuria nuk është asgjë tjetër përveçse vetëdijes për faktin se; “jemi ne dashuria e jetës sonë ”…nuk është një veprim egoizmi… JO !- nqse ky dimension na ndihmon të ndërtojmë dhe të mbrojmë vetëbesimin tonë. Askush nuk e do veten sepse e konsideron ate më të mirë se të tjerët, më të zonjen ose me më shumë të drejta. Ne e duam veten, për t’a mbrojtur, për t’a njohur më mirë , për të shmangur manipulimet e mundeshme , për të ditur se çfarë duam dhe çfarë jo.
“Vetë – dashuria” nuk është një ndjenjë nga e cila duhet të na vijë turp. Jo vetëm që është një mjet themelor për mirëqenien tonë, por na ndihmon të krijojmë një ekuilibër që mundeson edhe të respektojmë të tjerët dhe të jemi më empatik. Pavaresisht rrethanave qe na kane bere te harrojme se shtylla e jetes tone jemi ne vete, nuk eshte kurre vone te rikuperojme kete bindje…kete force te brendeshme qe na sjell nje ekuiliber, qe na ben te lumtur dhe ndihmon te ndjehen mire njerezit qe duam, ata qe e meritojne vertete. Kini kurajon te doni veten dhe t’i kushtoni kohen e merituar, sepse te duash veten nuk do te thote kurresesi te mos duash te tjeret.
(psikologjia per te gjithe) 2/dhjetor/2018