Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Po nuk është e vërtetë, më mirë mos e thuaj !
Dëgjojmë një zhurmë që nuk arrijmë ta kuptojmë se nga vjen dhe për të mbushur boshllëkun që lë informacioni i munguar përdorim imagjinatën, marim me mend, i lidhim gjërat si duam vetë , sajojmë; pra nxjerrim kështu një konkluzion të gabuar. Ndodh kështu dhe me thashethemet. Shumë persona gabojnë duke sajuar me gojën e tyre një gjë që nuk e kanë parë me sytë e tyre. Dmth përhapin thashetheme për të cilat nuk janë të sigurtë dhe shpesh krijojnë konfuzion dhe shqetësim.Në fakt disa thashetheme dhe sajesa mund të shkaktojnë ngatërresa, shkatërrojnë jetë, ndajnë çifte dhe miq, provokojnë përplasje, gjenerojnë urrejtje dhe pendesa të rënda. Megjithatë vazhon të ketë persona që dëfrehen kur shpërndajnë thashetheme të vetëdijshëm ose jo për të keqen që mund të shkaktojnë duke i ndarë me ata që janë të gatshëm ti dëgjojnë.
Ka plot arsye që gjenerojnë thashethemet. Janë ato bindjet që kemi , pritshmëritë, paragjykimet, mënyra si e shohim botën; pra i spjegojmë gjërat në bazë të asaj që ndjejmë dhe jo asaj që shohim objektivisht. Këto konkluzione “justifikojnë” deri diku arsyen pse meremi me thashetheme.
Por në disa raste thashethemet dhe sajimet për të tjerët nuk janë thjesht gabime të mënyrës si mendojmë, por një simptomë e diçkaje më serioze. Thashethemexhinjtë kërkojnë të tërheqin vemendjen e të tjerëve, në mënyrë që ata të tregojnë interes ndaj tyre. Kanë nevojë urgjente që ti dëgjojnë dhe nuk ju bëhet vonë që për ta arritur këtë duhet të shpikin diçka të paqënë. Në këtë rast bëhet fjalë për një shtrembërim të sjelljes që manifestohet nëpërmjet një kompleksi. Thashethemet dhe sajimet janë instrumenti që ju lejon atyre të transformohen në persona të rëndësishëm.
Për të qënë larg zinxhirit të thashethemeve mundësisht mësojmë ta kalojmë informacionin para se të flasim nëpërmjet tre filtrave si ç’tregon ky mësim i Sokratit :
Ishin mbledhur për të festuar në shtëpinë e Sokratit, kur mbërrin një nxënës shumë i shqetësuar dhe i thotë: – Mjeshtër ! Dua të të them se një mik i yti po fliste keq për ty…Sokrati e ndërpreu dhe i tha : – Prit ! E ke kaluar permes tre filtrave atë që ke ndërmend të më thuash ? – Tre filtra ?… – Po – ju përgjigj Sokrati .- Filtri i parë është e Vërteta. A e ke provuar nëse ajo që do të më thuash është e gjitha e vërtetë ? – Jo…e dëgjova nga disa fqinjët e mi… – Po të paktën e ke kaluar në filtrin e dytë , që është Mirësia ? : Ajo që do më thuash eshtë të paktën ndonjë çik e mirë ?– Jo, jo aspak… madje është krejt e kundërta …Ah ! – e ndërpreu Sokrati – Atëherë le të kalojmë te filtri i fundit . Eshtë e nevojshme që të ma tregosh atë që dëshiron të më thuash ? – Të them të vërtetën , Jo…nuk është e Nevojshme. – Atëherë – thotë duke qeshur dijetari i mënçur, nqse nuk është as e vërtetë , as e mirë dhe as e nevojshme … le ta groposim në harresë……
Në rastet kur marja me llafe bëhet zakon, stil jetese dhe përdoret për t’u bërë pjesë e grupeve sociale është e nevojshme të kërkohet ndihmë psikologjike, sepse personi nuk ndjehet i lumtur, por e jeton jetën nëpërmjet të tjerëve, duke e lënë të tijën ti “rrëshqasë nga duart “.
7/Nentor/2016