Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Prova e vërtetë e dashurisë.
Kur jemi të dashuruar, nuk është se ndjejmë nevojën të shohim ç’thonë manualet e dashurisë për këtë gjendje. Nuk na bëhet shumë vonë as se çfare kane thene filozofet e greqise së lashte per dashurine dhe tre format e saj te famshme : EROS (Unë > Tjetri) :Dashuria ( fizike & seksuale) e karakterizuar nga deshira per te poseduar tjetrin .Une dua te zoteroj ty sepse je i imi. ”Dua ekskluzivisht të mirën time”. FILIA (Une = Tjetri) : Dashuri qe ndertohet mbi nje raport mardheniesh te lira , te barabarta, pa asnje fije posesioni.(Miqesia).Ti dhe une jemi ne te njejtin plan.”Deshiroj te miren e te dyve”. AGAPE ( Une < Tjetri ) : Dashuri qe permban nje dhurim total të vetes.(Mëshirplotë /universale, spirituale).Une te falem, perkushtohem krejtesisht ty. ”Per mua eshte më e rendesishme e mira jote se imja“.
Sipas kesaj skeme çdo person duhet te dije ti jetoje keto 3 tipe relacionesh sipas situates..Fatkeqesisht nuk eshte keshtu. Pak arrijne te ndertojne raporte te lira miqesie pa kerkuar asgje ne shkembim. Eshte gjithmone e më e rralle te gjesh njerez që jetojne “Perkushtim /dhurim” total te jetes se tyre per tjetrin. Te gjithe arrijne te jetojne dimensionin e të dashuruarit me nje dëshire egoiste per posesion. Pikerisht ketu çalon perqasja jone ndaj dashurise si ndjenje. Eshte situata kur kjo deshire egoiste shnderrohet ne posesion absolut. Kjo ndjenje nuk reflekton dashuri , por nevojen tone per kontrroll.Te duash dikë do të thotë ta lesh të lirë, jo ta mbash të lidhur pas vetes
“Nje murg Budist ishte dite e nate ne kerkim te iluminimit . Ngado që shkonte merte gjithmone me vete nje statuje te vogël të Budes që e kishte gdhendur vetë.Gjithë ditën digjte incense para saj.E adhuronte Buden.Mberriti një ditë ne nje fshat te qete ku vendosi te qendroje per ca kohe.Qendroi ne nje tempull Budist plot me statuja,ku nisi ngadalë zakonin e tij te perditshem.Digjte incense perpara statujes se vogël,por nuk i pelqente shume qe tymi qe digjte per statujen e tij te shkonte dhe te statujat e tjera. Atehere i lindi nje ide; vendosi nje lloj hinke para statujes ne menyre qe aroma ti arrinte vetem asaj.Pas disa ditesh,vuri re qe hunda e statujes ishte nxire dhe shemtuar per shkak te tymit te incenses “….
Kjo anekdote e thjeshte na tregon se çfare mund te na ndodhe kur na pushton posesiviteti.Nuk eshte fare çudi te kemi nje sjellje te ngjashme si ajo e murgut dhe ta “mbysim” pa dashje personin qe duam. Aspekti me interesant perkundrejt kontrrollit,eshte se sa me shume e aplikojme aq me shume deshirojme ta perdorim per gjithçka dhe kjo mund te beje qe situata te na rreshqase krejtesisht nga dora.Kerkojme te mbajme nen kontrroll gjerat sepse kjo forme kontrrolli na ben te ndjehemi më të sigurte.Ngaterrojme dashurine me “vartesine patologjike”. Ngjitemi (atashim) ne menyre te semure me personin qe dashurojmë.Kush eshte posesiv tregon qe eshte i dobet dhe ka nje pasiguri te thelle relacionale qe e shpie ne nevojen per te kontrrolluar tjetrin duke e mbajtur ngjitur pas vetes. Posesiviteti eshte nje gjendje thellesisht feminore. Femijet janë ata që duan të kenë gjithe vemendjen, perkujdesjen dhe dashurine prinderore, por për fat të keq kjo gjendje mund te zgjasë edhe kur jemi te rritur. Personi ndjen një “çarje” te madhe pasigurie dhe kerkon ta mbushe urgjentisht në kurriz te lirise se tjetrit.
Posesiviteti eshte diçka qe të pushton teresisht deri sa mund ti “marë frymën” tjetrit. Ne nje lidhje te shendetshme, te gjate dhe te kenaqshme, duhet te vendosim mire distancen mes dy personave.Kjo distance eshte e nje rendesie paresore,qe perfshin respektin dhe mbi te gjitha “njohjen e tjetrit”.
…..Kur i thane se ishte momenti ta linte te lire te dashuren qe mbante ne kafaz si nje plaçke dhe te mendonte per ndjenjat e saj, ai u pergjigj ; – vetëm kështu jam i sigurte per ndjenjat e saj. Jam i sigurte qe ka vetem mua dhe me dashuron vetem mua !! – Jo… Nuk eshte kjo prova! – Hapja derën e kafazit dhe lëre të lirë të shkojë…Po nuk u largua tregon që të do vërtetë.”
(psikologjia per te gjithe) 22/prill/2018