Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Punën e sotme mos e ler për nesër !
Edhe pse nuk kishin kurrfarë njohurish nga psikologjia dhe shkencat sociale gjyshërit tanë na kanë këshilluar gjithmonë; “Punën e sotme mos e ler për nesër !”..paskan patur shumë të drejtë.
Të shtysh për të nesërmen një punë qe mund ta besh sot eshte nje zakon shume me i perhapur nga ç’mendohet. Shume persona ankohen per kete gje. Pse ndodh kjo ? Dembelizmi ndryshe nga ç’mund të mendohet , nuk eshte motivi i vertete. Pjesa me e madhe nxjerrin justifikime te tipit : nuk ja kam ngenë tani, nuk jam shumë në humor,nuk kam shume informacion rreth kësaj, kam gjera te tjera per te bere, ka kohë, nuk kam pse ngutem etj. Te gjitha keto jane justifikime. Kush i shtyn gjerat “me sot e me nesër” fsheh nje aspekt karakterial per tu analizuar. Mund te jete rasti i frikës per tu perballur dhe frikës nga pergjegjesite . Madje “psikologjia e voneses” fsheh aspekte akoma dhe më radikale te karakterit mes te cilave ; perfeksionizmi : – “nuk leviz pa qenë 100% i sigurte , si dhe frika e deshtimit. Ai qe i shtyn gjithmone gjerat jeton ne “mbrojtje” dhe duke bere keshtu mbetet peng i zvarritjes se gjerave dhe mos arritjes ne nje konkluzion apo perfundim. Me kalimin e kohes kjo sjellje e ben te duket ne syte e te tjereve i paafte, “frikacak” dhe “kalama”.
Ndonjehere tendenca per ti zvarritur gjerat vjen nga konflikti mes detyres dhe deshires (kenaqesise).Nuk heqim dot dore nga kenaqesite qe na japin aktivitetet e gezueshme si kinemaja, kafenete me miqte, apo rrjetet sociale dhe e shtyjme per neser ate detyre qe e dime se duhet ta kishim ralizuar sot. Ka dhe njerez qe i shtyjne gjerat edhe pse nuk ju perkushtohen aktiviteteve te tjera. I shtyjne sepse kjo gje iu sjell lehtësim. Ne keto raste kjo gje vjen pasi keta persona e shohin jeten e tyre te mbushur me detyra dhe pergjegjesi qe mbysin identitetin e tyre, dhe rregulla qe frenojne krijimtarinë e tyre. Per t’a shtyrja eshte nje tentative per t’ju larguar kerkesave qe ata mendojne se nuk jane ne perputhje me idete e tyre per jeten…eshte nje forme rrebelimi. Gjithsesi kjo forme rrebelimi eshte e papershtatshme duke qene qe heret a vone gjerat duhen realizuar. Zgjidhja me e ekuilibruar eshte te bejme nje pakt me realitetin dhe me ate qe na kerkohet. Mundohemi te pakten te heqim dore nga endrra e nje jete natyrale dhe spontane qe nuk parashikon disipline apo detyrime, rutine apo strukture te jashteme. Jo vetem qe nje jete e tille nuk ekziston, por edhe po te ekzistonte do te ishte nje jete e mbushur plot me prezencen e egoizmit tone dhe e zbrazur nga mungesa e te tjereve .
Nderkohe në parathenien e librit The Art of Taking Action ; leksione nga psikologjia japoneze si te mos i shtyjme gjerat per me vone autori Gregg Krech tregon se sipas shkrimeve Zen ekzistojne 4 lloje kuajsh; I pari me i miri eshte ai qe i bindet vullnetit te kaloresit para se te shohe hijen e kamzhikut. Tipi i dyte ka nevoje t’a shohe per te reaguar, nderkohe qe i treti nis te vrapoje sapo ndjen dhimbjen ne lekure. Ne fund i katerti leviz pasi ka ngrene shume here goditje dhe dhimbja i ka arritur deri ne kocke…Kur behet fjale per t’u hedhur ne veprim po ne çfare lloj kali jemi ?
(psikologjia per te gjithe) 31/korrik/2018