Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Rasti kur përgjigjia është me të vërtetë brenda jush !
Të rinjve që shkonin ta takonin Rabinin Bunam për here të pare , ai iu rrëfente historine e Rabinit Eisik,djali i Rabinit Jekel, në Krakovë.
Për vite me radhë, Rabini Eisik jetonte në mjerim të thellë. Një natë e “urdhëruan” në ëndërr të kërkonte një thesar në qytetin e Pragës, afër urës që të çon në kështjellën mbretërore.Rabini nuk ishte tip që besonte në ëndrra dhe vazhdoi jetën e tij si më parë. Kur ëndrra iu shfaq për herë të tretë, vendosi t’i bindet dhe mori rrugen drejt Pragës.Me të mbërritur në Pragë, u drejtua për te ura e kështjellës. Kur pa që aty kishte roje ditë e natë, nuk pati guximin të shkonte të gërmonte. Gjithesesi, çdo mëngjes, shkonte te ura dhe i vinte rrotull deri në mbrëmje.
Nje dite komandanti i rojeve,qe e kishte vënë re që sillej rrotull çdo dite, e pyeti miqesisht se mos ndoshta kerkonte apo priste ndokend.
Rabini Eisik i tregoi për enderren qe e kishte çuar deri aty nga aq larg. Komandanti qeshi : “Dhe ti varfanjak i gjore ke ardhur këtu me ato këpucët e tua fërtele për një ëndërr? Po, iu beson ëndrrave!? Atëherë edhe unë duhet t’iu kisha dhënë kembeve, kur më thanë në ëndërr të shkoja në Krakovë dhe në dhomën e një hebreu, që e quanin Eisik, bir i Jekel, të nxirrja një thesar te groposur poshtë sobës. Eisik,djali i Jekel ! E imagjonoj veten duke shkaterruar gjithe dyshemete e shtepive atje, ku gjysma e hebrenjve quhen Eisik dhe gjysma tjetër Jekel?! “…dhe qeshi perpseri.
Rabini Eisik pershendeti i perkulur,u kthye ne shtepi,germoi poshte sobes , gjeti theasarin dhe e mori .. me paratë ndertoi sinagogen ne Krakove .
“Mos e harroni këtë histori,shtonte Rabini Bunam dhe kuptojeni mirë se çfarë do të thotë: ekziston diçka që nuk mund ta gjesh askund në botë,madje as në librin e shenjte, e megjithatë ka një vend ku mund ta gjesh.”
Psikoterapisti eshte si komandanti i rojeve.Ti shkon ne studion e tij,me enderren per tu bere nje person me i mire dhe te mund te lirohesh nga fantazmat dhe te çlirosh energjite e tua…dhe i kerkon leje per te germuar…Por ate qe kerkon nuk do ta gjesh aty…por ka nje vend ku mund ta gjesh.Ndryshimi me komandantin e rojeve eshte se psikoterapeuti e di shume mire qe ai nuk eshte kutia e thesarit tend,por di si te te ndihmoje te germosh dhe do te ndihmoje ta bësh këtë.Përgjatë seancave të psikoterapise do te te ndihmoje te gjesh rrugen e shtepise, e asaj shtepie ku gjithe kohes ka qene fshehur ajo qe kerkon.
P.S.Ky eshte rasti kur pergjigjia eshte me te vertete brenda jush dhe eshte e duhura.
(psikologjia për të gjithë)