Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sa më shumë do të dukesh , aq më shumë mangësi ke !
Me thuaj se per çfare je mburrur dhe unë do te them se çfare te mungon.- thote nje shprehje popullore që disa e injorojne pasi eshte nje e vertete qe i bezdis. Ne qeniet njerezore kemi rënë në grackën e nje shqetesimi te madh; t’ju tregojme medoemos te tjereve nje imazh suksesi dhe lumturie. Jemi viktima te kesaj shoqerie konsumi dhe harrojme mireqenien dhe rehatine tone te vertete. Na kane molepsur rrjetet sociale, sepse ato “premtojne” nje identitet suksesi te persosur virtual. Jemi duke i dhene nje prioritet te ekzagjeruar imazhit tone deri ne ate pike sa Uni yne mbetet i harruar ne sfond ku lengon mundesine e asaj çfare mund te ishte , por qe nuk eshte dot.
Kompleksi i Herostratos ; mjeshter i falsitetit.
Ishte viti 356 para eres sonë, kur, në një natë të ngrohtë pa hene, një njeri me emrin Herostratos hyri në një tempull, mori një llampë dhe ia afroi pëlhurës me te cilen ishte mbeshtjelle statuja e Artemises për t’a djegur. Kështu shkatërroi tempullin e Artemises, një nga mrekullitë e botës së lashtë. Dora e tij u shty nga fama. Nuk kishte qëllim tjetër vecse te kujtohej nga brezat e ardhshem. Sot, “Kompleksi i Herostratos” përdoret për të treguar ata njerëz që përpiqen të shkëlqejnë me çdo kusht, të cilët dëshirojnë të shquhen dhe të jenë gjithmonënë në qendër të vëmendjes, por në vend që të zhvillojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre për të shfaqur vlera, shkatërrojne ose ndërtojne nje personalitet fallco.
Njerezit qe i japin prioritet dukjes nuk e kane zhvilluar te gjitha aspektet e Uni – t te tyre dhe ndjejne nevojen te ndjekin nje personazh imagjinar per t’ju bere te tjereve te besojne – ose t’i afirmojne vetes bindjen – se kane sukses apo jane te rendesishem. Per te arritur objektivat e tyre bejne çmos te zbukurojne apo te sajojne ne menyre te ekzagjeruar situata te çfaredolloj natyre, qe iu mundeson atyre te tregojne idene e nje jete te lumtur dhe te suksesshme. Mburren me te mirat materiale qe zoterojne pa e vrare fare mendjen dhe shpesh edhe me lidhjet e tyre sentimentale, sepse per t’a ato perfaqesojne nje arritje te jashtezakonshme. Nuk kane kurre probleme dhe jeta e tyre eshte thjesht perfekte. Ne fakt ndonjehere arrijne t’i besojne kaq shume personazhit qe krijojne saqe edhe pse jeta perreth po iu therrmohet si nje keshtjelle prej rere , refuzojne t’a pranojne .
Nga vjen gjithe kjo deshire per t’u shfaqur ashtu si nuk jemi ?
Ne thelb te kesaj deshire fshihet nevoja per te na dashur dhe pranuar te tjeret, perveç nevojes per t’u ndjere te rendesishem. Qe te vegjel e kuptojme qe “sjelljet e mira” shperblehen me dashuri dhe pranueshmeri dhe si pasoje fillojme te pershtatemi me ambjentin per te mare aprovimin per te cilin kemi nevoje. Kur jemi te rritur kjo pergjigje adaptuese (pershtatje) mund te behet nje model neurotik. Personi qe jeton per t’u dukur varet pothuajse plotesisht nga opinionet e te tjereve duke krijur keshtu nje imazh te rreme me te cilin do te fitoje pranimin per te cilin ka nevoje.
Problemi eshte qe shpesh keta njerez perfundojne duke u identifikuar me kete imazh. Njerezit qe jetojne per aparence nuk kane zhvilluar nje vetedije te mire te vetes, nuk kane nje vetevlersim solid, por varen emocionalisht nga gjykimi i te tjereve. Ne fund te fundit kjo etje per aprovim nga te tjeret fsheh nje frike te madhe se mos i refuzojne dhe humbasin afektin. Ata mendojne se po te shfaqen siç jane ne te vertete, te tjeret nuk do t’i pranojne. Keshtu ne vend qe te bejne nje pune te brendeshme per te ndryshuar, vendosin thjesht te fshehin. Prandaj çdo falsitet eshte reflektim i nje mangesie, nje objektiv i frustruar dhe nje refuzim interior. Harrojne te ndertojne nje jete qe i ben te ndjehen mire me veten, per te krijuar nje jete qe duket e bukur nga jashte.
Si te shpetojme nga aparenca ne nje shoqeri te “zhytur” ne aparencë ?
Nuk mund ta mohojmë se presioni social ekziston dhe që ne të gjithë duam të na pranojnë. Megjithatë, duhet te kuptojme se jo të gjithë do t’a miratojnë mënyrën si jetojmë apo si mendojmë. Kjo nuk do të thotë se kemi me pak vlera , thjesht do të thotë që jemi unik. Kërkimi për pranimin dhe adaptimin përfundon aty ku fillon të gerryej identitetin tonë, duke na shtyrë të bëhemi ai/ajo që nuk jemi.
(psikologjia per te gjithe) 24/maj/2019