Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sa mund të zgjasë një psikoterapi ?
Zgjatja e psikoterapive nuk është e parashikueshme , por ato që nuk përfundojnë kurrë dhe zgjasin gjithë jetën ekzistojnë vetëm në filmat e Woody Allen.
Nuk mund të përcaktohet me saktësi koha e zgjatjes së psikoterapisë . Koha e zgjatjes varet nga shumë elementë jo krejtësisht të parashikueshëm :
- Nga personaliteti i personit qe i drejtohet psikologut
- Nga problematikat e tij
- Mënyra e tij e elaborimit
- Fushat në të cilat terapeuti dhe pacienti vendosin të përqëndrohen.
- Objektivat që vendosin të arrijnë.
Psikologet me eksperiencë bien dakord dhe pranojnë se pjesa më e madhe e personave ndjehen mire direkt pas vizites se pare dhe shfaqin nje permiresim te dukshem mes seances se shtate dhe te dhjete.
Ne fakt , studimet mbi efikasitetin e psikoterapise kane treguar se 42% e personave kane nevoje nga tre ne dhjete vizita dhe vetem 1 ne 9 ka nevoje per me shume se 20 sesione. Natyrisht qe çrregullimet me komplekse ose kronike kerkojne nje nderhyrje me te gjate, prandaj eshte e rendesishme te shkojme te psikologu para se problemi te rrenjoset.
Nje analize e udhehequr ne Vanderbilt University ka treguar qe rezultatet e psikoterapise, ne krahasim me trajtimin farmakologjik , janë me jetegjate dhe zakonisht nuk kerkojne trajtime shtese duke qene se personat perftojne nje seri kompetencash qe bejne te mundur te vazhdojne permiresimin edhe kur trajtimi ka perfunduar.
Por jo gjithmonë një pacient e ka të nevojshme një psikoterapi . Ndonjëherë një konsultim i shkurtër me pak seanca është i mjaftueshëm. Psh. në rastet kur bëhet fjalë për një orientim në zgjedhjen e një degë studimi në Universitet. Një psikoterapi mund te zgjasë ndoshta dhe më tepër se një vit, por ato që nuk mbarojnë kurrë dhe zgjasin gjithë jetën ekzistojnë vetëm në filmat e Woody Allen .
(psikologjia për të gjithë ) 29/tetor/2016