Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shakaja ishte e ndaluar .
Në këtë postim vazhdojne reflektimet mbi vuajtjen psikike.
Psikiatri i famshem zvicerian Paul Eugen Bleuer (mesues i Jung) dha nje kontribut te madh per te kuptuar skizofrenine. Me shume se 100 vjet më parë ai krijoi termin “skizofreni” për të klasifikuar nje semundje mendore me simptomat e saj karakteristike, duke shpresuar se nuk do te quheshin më kurre; ” të luajtur mendsh”, njerezit qe kishin nje çrregullim psikiatrik dhe se më në fund do të gjendej një kurë trajtimi. Kujtojmë këtu se ne fund te viteve 800 mjekët psikiater shkruanin akoma në relacionin prognostik D.C. qe do te thoshte “Deo concedente” ; ne qofte se do zoti çmenduria do largohet nga mendja e ketij njeriu dhe ai do te rikthehet i sheruar.
Nderkohe shkenca ka bere perparime te jashtezakonshme per te kuruar keto çrregullime, por shkaqet thelle – thelle jane ende te panjohura. Me gjithë perparimet ne shkence, shpesh personave me nje çrregullim mendor iu vendoset nje “damkë” që ushqen paragjykime dhe fantazi. Mungon te kuptuarit autentik, te kuptuarit e thelle te mendimeve dhe ndjenjave te tyre. Jo rrallë në media paraqitja e skizoideve është siperfaqesore dhe ekstremisht negative. Jo rrallë gjykimet e cekëta , stigmatizimi , paragjykimet e vjetra apo të reja qofshin , mjegullojnë jo vetem personat qe vuajne por edhe kuruesit , terapeutet dhe metodat terapeutike. Doktorë të famshem që transformojne çdo emocion njerezor në nje problem mendor dhe qe pergjigjen ne intervistat televizive, sikur njohin e dinë gjithçka dhe në mënyrë përgjithësuese ka me bollëk. Të paktën “njohësit e psiqikës” duhet të përpiqen të kuptojne thelle erresiren në të cilën precipiton mendja njerezore dhe kërkesën e saj të dëshperuar për ti dhene nje sens jetës ! …Duhet të shkojnë përtej etiketimeve, përtej një emri diagnoze….ekziston mundësia të zbulojnë një mendje brilante. Pikerisht për këtë një i sëmurë mendor ka diçka për të thënë ; quhet Erik Leavitt. ….”Në qoftë se të diagnostikojnë me një nga këto sëmundje, njerëzit të vëzhgojnë në çdo moment dhe e shohin çrregullimin që ke (i çfarëdolloji qoftë ai) si shkaktar të sjelljes tënde. Më kujtohet një here kur isha i shtruar në një spital psikiatrik dhe po më bënin testin e Rorschach. Fiksoja njollat e bojës që përmbante testi dhe e vetmja gjë që arrija të mendoja ishte: – “ Do ishte vërtetë shumë qyfyre sikur t’ju thoja që të gjitha këto njollat më ngjajnë si figura ku jam unë dhe mamaja ime duke bërë seks ” – praktikisht një nga gjërat më Freud – jane që mund të nxirrja nga goja, por hezitova, sepse vura re që po më ndiqnin me shumë vemendje, që po me ekzaminonin me shumë kujdes dhe po më peshonin çdo fjalë që thoja. Vura re se po kërkonin ti jepnin një sens çdo fjale që nxirrja dhe papritur kuptova se gjendesha në një zonë ku shakaja ishte e “ndaluar”. Kuptova se një batutë e tillë mund të interpretohej si një tregues apo si një simptomë konfuzioni mendor. Brënda javës hoqa dorë nga të qënurit ai personi kompleks që jam në të vërtetë dhe u bëra një karikaturë e qënies time”….
Erik Leavitt u bë i famshem për shkrimin e nje libri mbi semundjen e tij skizoafektive. Ai është një person i integruar në mënyrë të shkëlqyer në shoqëri.
(psikologjia për të gjithë) 18/qershor/2017