Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shitësi i tapeteve.
Ne romanin e tij të famshem “Idioti”, Dostojevski ka nje thenie po aq te famshme sa romani : “Bukuria do t’a shpetoje boten”(nuk e ka fjalen per ate estetike). Freud te “Civilizimi dhe te keqijat e tij” thote : dobia e te bukures nuk eshte evidente , nuk eshte dhe aq e dukshme që eshte e nevojshme per civilizimin , e megjithate shoqeria nuk ben dot pa të “.(fatkeqesisht shume pak gjera të thena mbi te bukuren nga ana e psikoanalizes.) J. Hillman te “Politika e te bukures“ sjell meritat e plota te saj kur shkruan: arsye te thella estetike , sygjerojne qe shpirti ka nevoje per bukurine….nevoja qe ka psike per te bukuren eshte thelbesore…kur permbushja e kesaj kenaqesie te pranishme per te bukuruen gjendet ne natyre dhe natyra eshte e kercenuar nga shkaterrimi, mendja e njeriut ndjen qe po humbet shpirterisht.
Bukuria eshte thelbësore ne udhetimin e çdo krijese njerezore , ne kerkim te sensit dhe domethenies së jetes.
Hillman vazhdon ende me ;…”asgjë nuk e prek shpirtin, asgje nuk sjell aq shume entuziazem, sa momentet e bukurise ; se natyres , te nje fytyre njeriu, nje kenge, një simboli, nje endërre...dhe ndjejme qe keto momente jane terapeutike ne sensin më të vertete ; na bejne te vetedijshem menderisht dhe te kujdesemi per vlerat shpirterore. Na tërheq ne menyre te magjishme bukuria ”…
“…Kur dua te ndjehem mirë shpirtërisht dhe t’a kaloj kohën hareshëm shkoj ne rrugen Firdusi, ku Z. Firdusi shet tapete Persiane. Zoti Firdusi qe ka kaluar nje jete të tërë i lidhur me artin dhe te bukuren , e shikon realitetin perreth si një film te serisë B te projektuar ne nje kinema te rrënuar. “Eshte vetem çeshtje shije me thotë.Thelbesorja eshte te jesh njeri meshije. Ne qofte se pak me shume njerez do te kishin një çikë me shume shije, bota do te ishte ndryshe. Te gjitha tmerret; (ai i quan tmerre), si genjeshtra, tradhetia , vjedhja, akuzat , mund te grumbullohen pa asnje hezitim vetem në një sahan : gjera te tilla i ben kush nuk ka shije !!Eshte i bindur qe vendi do ia dale mbane dhe qe bukuria eshte e pamposhtur. – A te kujtohet ? – me thote duke shpalosur per te njeqindën here tapetin qe ka përpara (e di qe nuk kam ndermend te blej gjë , por do te pakten te me kenaqe duke ma treguar); ajo qe i ka lejuar Persianet te mbeten Persiane per 2500 vjet, ajo qe na ka lejuar te mbetemi vetvetja , edhe pasi kemi patur shume luftra , pushtime , barbarizma ; eshte forca shpirterore, jo ajo materiale , eshte poezia , jo fabrikat !
Çfarë i kemi dhene botes ? – Poezine , zbukurimet në shkrime dhe tapetet. Siç e sheh, gjera te kota nga pikepamja produktive , por nepermjet tyre kemi mundur te shprehemi . I kemi dhene botes kete mrekulli te paperseriteshme te kotesise. I kemi dhuruar botes diçka qe nuk na e ka bere jeten me te thjeshte , por ama na e ka zbukuaruar . Kjo gjithmone nqse do dimë te bejme dallimin. Per ne psh, tapeti eshte nje nevoje jetike. Ja ti shtron nje tapet ne mes të zhegut ne shkretetire , shtrihesh mbi te dhe ndjehesh si ne gjelberimin e nje livadhi…po, po tapetet tona te sjellin ndërmend lendinat me lule. Në t’a shikon kopshte me lule shumengjyreshe , liqene e ujevara. Ne mes të kaçubeve rrotullohen pallonjtë. Nje tapet jeton pergjithmone. Nje tapeti të mire i rrojne ngjyrat me shekuj . Keshtu qe edhe duke jetuar ne nje shkretetire te zhveshur dhe te zhuritur ti mund te ndjehesh si në nje kopësht të përjetshem qe nuk e humb kurre freskine dhe ngjyrat. Mund te imagjinosh aromat e kendeshme, murmurimen e ujevarave dhe kengen e zogjve. Dhe atehere ndjehesh mire, ndjehesh i rendesishem, ndjehesh me afer qiellit ,..ndjehesh nje poet …“.
Marë nga: Shah-In-Shah di Ryszard Kapuściński.
(tregime terapeutike) 30/ prrill/2017