Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shtëpia ku jetojmë dhe qetësia mendore.
Shtepia jonë ndikon shume mbi ne. Ka nje lidhje interesante mes shtëpisë ku jetojmë dhe qetesise tonë mendore. Te kujdesesh per shtepine tende eshte si te kujdesesh per veten. Si mund të kemi nje shtepi “suport të psikes tone ?” Janë 4 elemente lehtesisht te aplikueshem ne çdo lloj shtepie qe ndihmojne per t’a realizuar kete gje. E para : – Ne nje “ shtëpi suport te psikes tone” nuk duhet të mungojë kurrë diçka e gjelbërt ; – por jo kana e ujit, as ndezësja e gazit, por elemente te tjere si psh, bimë, lule, ujë, drurë. Shume studime tregojnë se ekspozimi ndaj elementeve natyrore lidhet shume me nje nivel te larte mireqenie psikologjike , duke ndihmuar ne uljen e stresit, ankthit dhe lodhjes mendore. Nqse nuk ke mundesi te fusesh menjehere nje element te gjelber ne shtepi , studimet thone qe edhe një tablo qe perfaqeson natyren apo muzike ne sfond me tinguj nga natyra kanë impakt qetesues. Ka dhe nje arsye te evolucionit qe shpjegon pse njeriu eshte shume i terhequr nga elementet natyror. Ne te kaluaren ishin pikerisht ambientet e pasura me uje dhe me vegjetacion qe favorizonin mbijetesen tone duke na ofruar ushqim dhe strehë. Gjeja e dyte qe nuk duhet te mungoje ne nje “shtepi suport te psikes” eshte prania e diçkaje “te gjalle.” Kjo pike lidhet pjeserisht me piken e pare, por nga nje perspektive pak me ndryshe. Nje nga nevojat e njeriut eshte natyra si deshmitare e jetes. Natyra qe rritet dhe rirritet, lind dhe rilind ne menyre ciklike. Natyra rigjenerohet çdo here, rizgjohet edhe nga dimret me të ftohte dhe te kesh diçka te gjalle para syve ne shtepi rikujton pikerisht kete ; aftesine tone per te rilindur e rinovuar vazhdimisht. – te rilindur nga nje dhimbje, vuajtje , nga nje periudhe negative ne jete , por edhe rinovim idesh, pasionesh, kendveshtrimesh, te lenit menjane te diçkaje qe nuk na bind më, per te perqafuar te renë dhe ndryshimin. Sigurisht te kultivosh perime dhe te meresh me kopshtari jane veprime qe e tregojne me se miri kete shembull. Ne pamundesi per t’a bere kete gje mund te mbajmë nje zhardhok ne ujë , nje bime aloe, fara lulesh te mbjella në vazo e te vendosura ne tarracë a ne parvazin e ballkonit.
Elementi i trete qe duhet te jete ne shtepi per te sjelle mireqenie psikologjike eshte prania e nje kendi te mbrojtur. Nje tjeter nevoje biologjike e njeriut eshte te kete nje kend ku te ndjeje qe i ka krahet e mbrojtura dhe te veshtroje nga nje perspektive e sigurte gjithe pjesen tjeter te mjedisit. Kjo eshte mes te tjerash nje nga arsyet per te cilen te gjitha tavolinat afer kendeve (në një kafene) mbushen me shpejt sesa ato ne mes te dhomës. Te kesh nje kend te mbrojtur ne shtepi te ben te ndjehesh i sigurte, i perqendruar te gjerat e tua dhe perkohesisht i shkeputur nga detyrimet emocionale qe kerkon jeta familjare.- Nje kolltuk veçanerisht i rehatshem ,cepi i nje divani , nje studio e keshtu me rradhe…Nqse ne shtepine tende eshte e pamundur te kete privatesi mund te perdoresh edhe nje separé (ndarese), qe krijon nje fare shkeputje nga pjesa tjeter e shtepise. Elementi i fundit qe duhet per nje shtepi mbeshtetese te psikes eshte ai qe quhet: “Kendi i Uni – t.” Behet fjale per nje hapesire te vogel ku mbahen dhe ekspozohen kujtimet më domethenese. Mund te jete faqja e një muri, e deres se nje dollapi nga brenda , nje tabele e varur, nje sirtar, etj. Kendi i Uni-t mund te kete artikuj gazetash te prera, letra, post – it, fotografi, ftesa eventesh; – pra fragmente te jetes sone personale. Mund te kete trofe te fituara ne garat tona ,medalje, kujtime te eksperiencave te kaluara ne te cilat identifikohemi dhe sot jane shnderruar ne burim krenarie. Ky kend mund te na ndihmoje te rikuperojme energjite dhe t’ju gezohemi arritjeve dhe zotesive qe kemi fituar…Ose me thjesht akoma na ndihmon te kujtojme, te imagjinojme, te fantazojme dhe te rigjejme vetveten. Po ju e keni nje kend te gjelber, diçka te gjalle, nje qoshe te mbrojtur dhe nje kend te Uni-t ne shtepi ?
(psikologjia për të gjithë) 28/prrill/2019