Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Si farkëtari dhe psikoterapisti duhet të dinë ku të godasin.
Psikoterapisti është si kovaçi (farketari) qe mund të punoje vetem në të nxehte, sepse hekuri sa është i nxehtë rrihet !
Cilado qoftë vështirësia e pacientit dhe çfarëdo “rrjeshti” të jetes dëshiron të drejtojë, veçse me mikëpritje, zemërgjerësi dhe interes të sinqertë, mund të arrihet. Ngrohtësia e marrdhenies midis terapistit dhe pacientit është një element themelor dhe i padiskutueshem për proçesin e shërimit.
Ashtu si kovaçi, psikoterapisti duhet të dijë si të godasë me çekan pa e prishur ate qe godet. Eshtë vetë pacienti ai që vjen per tu përballur me fantazmat e tij, traumat e tij, vuajtjet e tij. Ai kerkon ta beje kete bashke me terapistin,pasi dihet qe eshte e veshtire,por gjithsesi sebashku është më pak e frikshme. Nqse terapisti, është një farkëtar i mirë, nuk godet per t’u shfryrë. Nuk godet qorrazi i nisur nga gjykimi,nga sadizmi apo pozicione destruktive (shkaterruese) te maskuara nga qëllimi terapeutik.
Ashtu si farkëtari psikoterapisti duhet ta njohë metalin dhe formën e tij. Nuk stampon tek pacienti formën qe ka ai vetë në kokë, por i rikthen formën që ka , formen që pacienti dëshiron të ketë. Në bazë të njohurive dhe eksperiencës që ka duhet të dijë ku dhe si të godasë.
Ashti si kovaçi,psikoterapisti duhet të jetë i zoti të ftohë situatën në momentin e duhur.. Të rregullosh ndërveprimin është shumë e rendesishme si në dhomën e terapisë si jashtë saj, dhe ne momentin e duhur, kur vepra e artit te jetë gati dhe puna te ketë perfunduar, duhet të dijë të fshijë djersët, të gëzohet dhe të shkojë të pushojë.
Për të bërë psikoterapistin nevojiten muskuj dhe duhet ta duash punën që bën. Temperaturat që hasen ndonjehërë janë mbytëse. Tymi të bën të lotosh dhe muskujt bëhen të dhimbshëm. Vetëm dashuria për profesionin të bën te kthehesh çdo ditë pranë kudhrës me dëshirë. Duhet me e përjetu kështu profesionin…