Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Si ta shfrytëzojmë kohën !
Kohë, kohë, kohë, dua të kem më shumë kohë,.. kam nevojë për gjithë kohën e botës në dispozicion ! Gjëja më e çmuar që kemi në jetë është koha. Shumë thonë se koha eshte flori, por gabohen rende; koha eshte shume me teper se kaq, sepse ne jete mund te fitosh më shume para , por nuk mund te fitosh dot më shume kohe. Koha eshte nje burim qe vetem mund ta konsumosh, nuk mund ta ruash apo ta shtosh. Duhet te mesojme te jemi me teper te etur per kohen tone sesa per parate . Ja se si mund te jete nje pike e rendesishme e menaxhimit te kohes e pershkruar nga W. Buffet.
– Mer nje flete dhe nje laps. Shkruaj nje liste me 25 objektivat me te rendesishem qe do te doje ti realizoje. Me pas rishikoji edhe nje here te gjithe objektivat qe ke shenuar dhe kerko mes tyre 5 me te rendesishmit . Pasi e ke bere kete do gjendesh me dy lista. Nga njera ane 5 objektivat me te rendesishem, ne tjetrën te gjitha pika te rendesishme dhe qe deshiron ti realizosh, por jo aq sa ato te listes me 5 objektiva. Ky eshte momenti kyç. Jemi të prirur te mendojmë ; – ja ku jane 5 gjerat me te rendesishme ne te cilat do perqendrohem sa te mundem dhe ne kohen e lire do merem me 20 te tjerat. Por ne fakt JO !- Lista me 20 pikat perfaqeson listen me gjerat qe duhet te jesh ne gjendje t’ju thuash JO ! Ato nuk jane gje tjeter vetem nje liste me fuqi shperqendruese ne krahasim me objektivat e tua kryesore dhe si pasoje duhet te mesosh te jesh i prerë me to dhe ta grisesh fleten; ti eleminosh me vendosmeri . Koncepti baze i ketij ushtrimi me kete zgjidhje ekstreme ndaj listes së madhe na meson qe duhet te shohim gjerat me te rendesishme ne jete dhe te eleminojme te gjitha te tjerat per ta bere jeten me te thjeshte.
Te heqesh dore dhe te shkarkohesh nga sende ose vendime te kota eshte shume e thjeshte . Të gjithe dinë ta bëjnë këtë. Kampioni i vertete i menaxhimit te kohes eshte ai qe arrin te eleminojme gjera qe i interesojne por qe do ta nxirrnin jashte rruge. Ato gjerat per te cilat te behet vone por jo mjaftueshem , gjerat qe te interesojne por nuk jane kryesoret, por që jane dhe më të rrezikshmet sepse kane aftesine të të devijojnë me lehtesi nga rruga drejt progresit. ..Sepse çdo sjellje ka nje kosto, te kerkon kohe,energji,vemendje; vemendje qe duhet ta perqendrosh aty ku shikon se ka mundesi ndryshimi. Ja pse strategjia e W. Buffet eshte shume interesante ; sepse qellimet e listes së madhe janë te rendesishme dhe eshte e natyrshme t’ju kushtosh kohe, por nqse i krahason me 5 pikat e para atehere ato behen shkas per shperqendrim. Shumë herë koha që shpenzojmë per 20 projektet dytësore eshte shkaku qe na çon në 20 projekte të lëna pergjysëm në vend të 5 parësoreve te realizuara përfundimisht. Elemino pa hezitim gjerat qe të hanë kohën….ose, ose harxho dhe 20 sek kohë me kete paragrafin e fundit !
Drejt burimit. ” Miredita !”- tha princi i vogel. “Miredita!”- tha shitesi. Ishte nje shites tabletash te gatëshme qe te hiqnin etjen. Gelltisje nje ne jave dhe nuk te pihej uje. -“E perse i shet keto?” – i tha Princi i vogel. – “Eshte nje kursim i mire kohe”, – ju pergjigj shitesi. “Ekspertet kane llogaritur qe kursehen 53 minuta ne jave.”-“E çfarë bën me këto 53 minuta?” -“Ben atë qe do!” ….”Une, tha Princi i vogel po te kisha 53 minuta per te shpenzuar, do shkoja vetë dalë – ngadalë të pija ujë drejt te burimi “.😊
(psikologjia për të gjithë) 8/janar/ 2018