Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Si ta shfrytëzojmë kohën !

Kohë, kohë, kohë, dua  të  kem  më  shumë  kohë,.. kam  nevojë  për  gjithë  kohën  e  botës  në  dispozicion ! Gjëja  më  e  çmuar  që  kemi  në  jetë  është  koha. Shumë  thonë  se  koha  eshte  flori,  por  gabohen  rende; koha  eshte  shume  me  teper  se  kaq, sepse  ne  jete  mund  te  fitosh  më  shume  para , por  nuk  mund  te  fitosh  dot  më  shume  kohe.  Koha  eshte  nje  burim  qe  vetem  mund  ta  konsumosh, nuk  mund  ta  ruash  apo  ta  shtosh. Duhet  te  mesojme  te  jemi  me  teper  te  etur  per  kohen  tone  sesa  per  parate . Ja  se  si  mund  te  jete  nje  pike  e  rendesishme  e   menaxhimit  te  kohes  e  pershkruar  nga  W. Buffet.

–  Mer  nje  flete  dhe  nje  laps.  Shkruaj   nje  liste  me  25  objektivat  me  te  rendesishem  qe  do  te  doje  ti  realizoje. Me  pas  rishikoji  edhe  nje  here  te  gjithe  objektivat  qe  ke  shenuar  dhe  kerko  mes  tyre  5  me  te  rendesishmit . Pasi  e  ke  bere  kete  do  gjendesh  me  dy  lista. Nga  njera  ane  5  objektivat  me  te  rendesishem, ne   tjetrën  te  gjitha  pika  te  rendesishme  dhe  qe  deshiron  ti  realizosh, por  jo  aq  sa  ato  te  listes  me  5  objektiva.  Ky  eshte  momenti  kyç. Jemi  të  prirur  te  mendojmë ; – ja  ku  jane  5  gjerat  me  te  rendesishme  ne  te  cilat  do  perqendrohem  sa  te  mundem  dhe  ne  kohen  e  lire  do  merem  me  20  te  tjerat. Por  ne  fakt  JO !- Lista  me  20  pikat  perfaqeson  listen  me  gjerat  qe  duhet  te  jesh  ne  gjendje  t’ju  thuash  JO ! Ato  nuk  jane  gje  tjeter  vetem  nje  liste  me  fuqi  shperqendruese  ne  krahasim  me  objektivat  e  tua  kryesore  dhe  si  pasoje  duhet  te  mesosh  te  jesh  i  prerë  me  to  dhe  ta  grisesh  fleten; ti  eleminosh  me  vendosmeri . Koncepti  baze  i  ketij  ushtrimi  me  kete  zgjidhje  ekstreme  ndaj  listes  së  madhe  na  meson  qe  duhet  te  shohim  gjerat  me  te  rendesishme  ne  jete  dhe  te  eleminojme  te  gjitha  te  tjerat  per  ta  bere  jeten  me  te  thjeshte.

Te  heqesh  dore  dhe  te  shkarkohesh  nga  sende  ose  vendime  te  kota  eshte  shume  e  thjeshte .  Të  gjithe  dinë  ta  bëjnë  këtë.  Kampioni  i  vertete  i  menaxhimit  te  kohes  eshte  ai  qe  arrin  te  eleminojme  gjera  qe  i  interesojne  por  qe  do  ta  nxirrnin  jashte  rruge. Ato  gjerat  per  te  cilat  te  behet  vone  por  jo  mjaftueshem , gjerat  qe  te  interesojne  por  nuk  jane  kryesoret, por  që  jane  dhe  më  të  rrezikshmet  sepse  kane  aftesine  të  të  devijojnë  me  lehtesi  nga  rruga  drejt  progresit. ..Sepse  çdo  sjellje  ka  nje  kosto, te  kerkon  kohe,energji,vemendje; vemendje  qe  duhet  ta  perqendrosh  aty  ku  shikon  se  ka  mundesi  ndryshimi. Ja  pse  strategjia  e  W. Buffet  eshte  shume   interesante ; sepse  qellimet  e  listes  së  madhe  janë  te  rendesishme  dhe  eshte  e  natyrshme  t’ju  kushtosh  kohe, por  nqse  i  krahason  me  5  pikat  e  para  atehere  ato  behen  shkas  per  shperqendrim. Shumë  herë  koha  që  shpenzojmë  per  20  projektet  dytësore  eshte  shkaku  qe  na  çon  në  20  projekte  të  lëna  pergjysëm  në  vend  të  5  parësoreve  te  realizuara  përfundimisht. Elemino  pa  hezitim  gjerat  qe  të  hanë  kohën….ose, ose  harxho  dhe  20  sek  kohë  me  kete  paragrafin  e  fundit !

Drejt  burimit. ” Miredita !”- tha  princi  i  vogel. “Miredita!”- tha  shitesi. Ishte  nje  shites  tabletash  te  gatëshme  qe  te  hiqnin  etjen. Gelltisje  nje  ne  jave  dhe  nuk  te  pihej  uje. -“E  perse  i  shet  keto?” –  i  tha  Princi  i  vogel. – “Eshte  nje  kursim  i  mire  kohe”, – ju  pergjigj  shitesi. “Ekspertet  kane  llogaritur  qe  kursehen  53  minuta  ne  jave.”-“E  çfarë  bën  me  këto  53  minuta?” -“Ben  atë  qe  do!” ….”Une, tha  Princi  i  vogel  po  te  kisha  53  minuta  per  te  shpenzuar, do  shkoja  vetë  dalë – ngadalë  të  pija  ujë  drejt  te  burimi “.😊

(psikologjia për të gjithë)                                           8/janar/ 2018

 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe