Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Si të përmbajmë zemërimin !
Njerëzit inatosen për hiç mos gjë, nga motivi më banal si; “kur dikush të zë parkimin“ deri në motive më serioze si padrejtesite e tmerrshme te kesaj bote. Por e verteta eshte se zakonisht inatosemi per motive shume banale . Pikerisht per kete American Psychological Association (APA) ka nje seksion qe ja dedikon ekskluzivisht kontrrollit te inatit. Eshte interesante te shohim sesi propozimet e tyre jane shume te ngjashme me nje nga traktatet antike mbi zemerimin te shkruajtur nga filozofi stoik Seneca.
Seneca mendonte se inati eshte nje “çmenduri e shkurtër” që edhe kur eshte e justifikuar si ne rastet kur shohim nje gjest padrejtesie apo e vuajme vete ne kurriz , nuk duhet kurre te reagojme me inat sepse sipas fjaleve te tij ;”emocione te tjera influencojne gjykimin tone, por inati influencon mbi shendetin tone mendor, te tjera emocione vijne ne formen e sulmeve te buta qe kalojne pa u vene re, por mendja e njeriut eshte e predispozuar te bjere papritur ne zemerim“. Ky filozof i referohej faktit se ndryshe nga pjesa tjeter e emocioneve , shpesh intensiteti me te cilin ndjejme zemërim, nuk eshte ne proporcion me shkakun qe e ka gjeneruar. Psh nqse do fitojme 200 € në llotari do te jemi te lumtur, por nqse do te ishin 500.000 mije do te jemi euforike. E njejta gje vlen edhe per humbjen. Permasa e trishtimit apo dhimbjes do te varet nga niveli i humbjes dhe nga rendesia e saj. Me inatin nuk ndodh keshtu. Zakonisht reagojme ne menyre te ekzagjeruar, pavaresisht nga shkaku.
Rrjetet sociale jane nje mjet perfekt per te verifikuar ate qe thoshte Seneca shume shekuj me pare. Shume njerez reagojne me nje zemerate te pamase kundrejt çdo lloj opinioni qe kalon pertej skemes se tyre te mendimit. Problemi eshte qe inati perveçse ju shkakton nje demtim te panevojshem te tjereve, demton dhe ata qe e vuajne. Per kete situate Seneca thote : “inati eshte si acid, mund te sjelle me shume demtime per enen qe e mban , sesa per vendin ku do te derdhet“
Ideja e Epiktetusit : qendro si shkembi !
Lajmi i mire eshte qe mund te mesojme sesi ta zoterojme kete “çmenduri te shkurter.”Mund te veme ne praktike keshillen e nje filozofi tjeter stoik Epiktetus-it, qe i mesonte nxenesit e tij dhe ju thoshte: “mbani mend qe jemi ne ata qe mundohemi te krijojme veshtiresi dhe pengesa vetes tone ; jane opinionet tona ! – Per shembull, çfarë do te thotë te fyhesh ? Afrojuni nje shkembi dhe ofendojeni ate. Çfare fitoni? Nese dikush reagon ndaj fyerjeve si nje shkemb, çfare fiton ai qe fyen nga fjalet e tij ?… Kishte te drejte. Megjithate dihet qe nuk jemi prej shkembi dhe qe te mund te mbajme kete lloj qendrimi ndaj fyerjeve duhet kohe dhe mjaft praktike, por po e realizuam nje here kete, gjerat ndryshojne. Pjesa me interesante eshte se kur dikush na ofendon, por ne refuzojme te biem ne “gracken” e tij, ai person vazhdon te akumuloje zemerim , nderkohe qe ne ruajme qetesine tone te brendeshme. Praktikisht eshte si te refuzosh nje “dhurate te padeshiruar” qe mund te na sjelle vetem demtime.
Natyrisht do kete gjithmone nga ata qe thone se inati eshte nje pergjigje e pershtateshme ndaj situatave te padrejta dhe qe i moderuar mund te jete nje force qe na motivon te reagojme. Sidoqofte ky diskutim lind zakonisht nga deshira per hakmarrje, nje emocion tjeter qe nuk na çon ne nje perfundim pozitiv, ose nga frustrimi dhe ndjenja se nuk jemi te zotet te marim kontrrollin ne dore, veçse me force dhe dhune. Persa i perket inatit te moderuar Seneca thoshte se eshte si te flasesh per derra fluturues; thjesht nuk ekzistojne te tille. Zemerimi kurre nuk mund te jete i moderuar. Kur eshte fjala per motivim stoiket preferojne qe ne te ndjehemi te motivuar nga emocione pozitive , siç eshte psh deshira per te vene drejtesi, per te ndihmuar dike, apo per ta bere boten nje vend me te mire. Nga kjo pikepamje inati nuk eshte i nevojshem dhe ne fakt shpesh na bën te marim vendime te gabuara. Kjo nuk do te thote qe duhet te ndihemi keq ne momentin qe shfaqet duke qene qe eshte nje emocion dhe si i tille duhet pranuar, por jo detyrimisht te mberthehemi pas tij dhe ta lemë te shtohet.
5 mënyra të filozofëve stoikë për t’u marrë me zemerimin.
1)Bëni meditimin parandalues;– kjo do të thotë që ju duhet të mendoni për situatat që zakonisht shkaktojnë zemërim tek ju. Pra vendosni sesi do te reagoni kur te ndodhe perseri. Shpesh perdorimi i vizualizimit eshte nje ndihme e madhe sepse do t’ju lejoje te menaxhoni ate emocion në një kontekst të padëmshëm dhe më vonë kur te perseritet, nuk do ta humbni durimin tuaj, por do të dini saktësisht sesi të silleni. 2)Mesoni te dalloni shenjat e para te zemerimit, ne menyre qe te mund ti ndaloni ne kohe. Nese prisni gjate, inati do shpertheje dhe nuk do te jeni ne gjendje ta permbani ate. Ndihmon shume ta mendosh inatin si re te erreta ne mendjen tende,.. tani jane aty, por nqse nuk kapesh pas tyre ato do te ndjekin rrugen e tyre te shtyra nga era.3)Kultivoni paqen e brendshme. Nëse je në paqe me veten, nëse ndihesh i qetë dhe paqësor, do të jetë e vështirë për tu ndezur inati ne zemer. Në shumë raste, inati është një shprehje irritimi dhe zemërate e brendeshme, kështu që është ne dobine tone të kultivojme vazhdimisht një gjendje relaksimi dhe qetësie të brendshme. Mos harroni se një mendje e relaksuar zakonisht nuk para nevrikoset .
4)Praktikoni distancimin njohes, ate qe Seneca e quan “vonese” pergjigjen. Do te thote te maresh fryme kur duket se gjerat po rrezikojne te dalin jashte kontrrollit , kështu që ju mund të krijoni një distance psikologjike nga situata, që ju lejon të përgjigjeni me mençuri, në vend që të reagoni.5)Ndryshoni trupin tuaj për të ndikuar në gjendjen shpirtërore. Emocionet ndikojne ne posturen qe marim, por gjithashtu mund t’i moderojme emocionet duke ndryshuar sjelljen tone. Psh, në shenjat e para të zemërimit, është e përshtatshme të ulësh zërin, të provosh të marrësh frymë thellë dhe të ecësh më ngadalë. Këto sinjale të vogla do t’i tregojnë trurit tuaj se gjithçka është në rregull dhe nuk ka nevojë të përgjigjet me zemërim.
(psikologjia per te gjithe) 26/gusht/2018