Tel : 0696003300
Email : info@psikologe.com
Strategji për të kapërcyer situatat e vështira.
Sa herë jemi gjendur në jetë para situatave shumë të veshtira dhe të padurueshme.Psh ; ne pune me nje shef apo koleg qe na e “nxin” jeten , ne familje ku jeta ne çift eshte bere nje ferr nderkohe qe e kishim imagjinuar krejt ndryshe, ne jete kur mberrin nje lajm i papritur dhe na prish gjithe planet qe kishim bere e nuk dime nga t’ja nisim. Mund te jene me mijra situatat kur pritshmerite tona jane te larta , por realiteti eshte krejt ndryshe. Pikerisht kur ka nje ngerç te forte mes asaj qe prisnim dhe asaj qe ndodh ne te verete , atehere lendohemi thelle. Por çfare duhet te bejme atehere ? – nga duhet t’ja fillojme ? – Mund te mbeshtetemi ne keto 4 perqasje; E para (dhe me e zakonshmja) eshte ; 1) Analizojme situaten. Shenojme pro dhe kunder dhe vendosim nese do largohemi apo do rrime ne kete situate. Sigurisht qe nuk kemi sferen magjike te shohim se cila eshte zgjidhja e duhur,por me kete parashikim mund te shohim se cila duket zgjidhja me e arsyeshme dhe te vendosim te largohemi . Braktisim gjithçka dhe ikim. Megjithate jo gjithmone eshte e mundur t’a zgjedhim kete rruge dhe ndonjehere jemi te detyruar te qendrojme aty ku nuk do donim te ishim. Per kete arsye nuk na mbetet vecse te bashkejetojme, pra te mesojme te rrime aty brenda. Por si ? – Le ta shohim me 3 pikat e tjera.
– 2)Nje nga alternativat qe nuk i keshillohet askujt , por qe shume nga ne e bejne eshte te “dorezohesh” dhe te besh ato gjera qe e perkeqesojne situaten qe po jeton.Nuk surprizohemi sepse te pakten nje here ne jete ky eshte nje opsion qe te gjithe e kemi zgjedhur ; preokupohemi , shajme, fajesojme,vazhdojme pra më kot ta perplasim koken ne mur …mund te largohemi nga shoqeria, te mbyllemi ne vetvete , te dystohemi para TV ,te pime pa fund , te hame pa sensin e mases.. .Te gjitha keto opsione e vendosin jeten tone ne standby…por koha nuk ndalon . Ajo vazhdon te konsumoje momentet tona.Ne kesi rastesh nqse do sillemi ne kete menyre do te vazhdojme te heqim gjithmone e me teper prej jetes tone dhe veshtire te gjejme qetesi.
3) Mundesia tjeter eshte te qendrojme dhe te provojme te ndryshojme ate qe eshte e mundur te ndryshohet. Eshte nje perqasje shume me e dobishme se ajo me lart. Nisemi nga ketu; bej gjithçka qe mund te besh realisht per te permiresuar situaten tende. Nqse nuk te pelqejne format e trupit , mund te fillosh te besh ushtrime fizike. Nqse jeta ne çift nuk te kenaq, perpiqu t’a permiresosh.Nqse ke nje forme vartesie kerko ndihmen e specialistit e keshtu me rradhe.Sigurisht qe nuk eshte gjithmone e mundur te permiresojme situaten ne te cilen gjendemi, ose nuk mund t’a permiresojme plotesisht ate. Ketu mberrijme ne piken e fundit.
4) Qendro dhe prano ate qe nuk mund te permiresosh dhe per pjesen tjeter jeto ne koherence me vlerat e tua. Pasi ke provuar te ndryshosh ate qe munde,duhet te pranosh ndjesite e tua negative,emocionet e tua te dhimbeshme ,bashkejeto,leri hapesire dhimbjes, beje te dale jashte Eshte joproduktive te mundohesh t’ia mbathesh prej tyre dhe shume më mire te mesosh te jetosh me kete pjese te vetes edhe pse nuk eshte e thjeshte. I gjejme te aplikuara konkretisht keto 4 koncepte ne jeten e Nelson Mandeles. Ai u mbajt i burgosur per 27 vjet nga qeveria afrikanojugore,sepse ishte kunder diskriminimit rracial te qeverise. Per 27 vjet u gjend perballe nje situate shume komplekse dhe te veshtire, qe nuk eshte se e deshironte. Atehere; – Nuk mund te realizonte perqasjen e I – re; te linte ishullin, qeline e burgut, sepse ishte i detyruar te qendronte pasi mbahej aty me force. Zgjodhi gjithashtu te mos aplikonte as perqasjen e II-të – Nuk e “paralizoi” jeten e tij dhe te qahej e ankohej per ate çka mund te kishte qene.Ishte i detyruar te bashkejetonte me nje situate qe nuk e donte. Ajo qe beri ishte pranimi i mendimeve dhe emocioneve te tij duke u munduar te jetoje ne koherence me vlerat e tij. Mbeshteti nga burgu, nga ajo situate tmerresisht e veshtire Lirine, Paqen, Barazine. Në ç’menyre arriti qe ne nje kontekst te tmerrshem te jetonte ne koherence me vlerat e tij ? -Gjate 27 vjeteve te burgut Mandela duhet te punonte brenda nje shpelle gelqerore. Pavaresisht situates se keqe arriti ta shnderroje ate ne nje avantazh. Ai e dinte qe per te promovuar Demokracine njerezit duhet te mesonin. Per kete organizoi brenda shpelles takime (të ndaluara) mes personave te shkolluar me persona më pak te shkolluar. Me vone kjo gje u emertua si “Universiteti i Mandeles”. Rasti i Mandeles eshte i veçante por formula e tij mund te aplikohet nga te gjithe ne , nga çdonjeri , ne çfaredo situatë…Nqse puna apo martesa jone jane te tmerrshme mund te mbeshtetemi te hipoteza e pare; t’ia mbathim,te largohemi.Nqse per arsye te shumta vendosim te rrime ne kete situate,mos e “paralizo” jeten tende, por bej gjithçka per t’a permiresuar dhe pasi ke bere gjithçka qe mund te besh per t’a ndryshuar apo permiresuar atehere vazhdo te qendrosh aty por mundohu te jetosh ne koherence me vlerat e tua. Ji personi qe deshiron te jesh dhe impenjohu te reagosh ne menyre koherente me ate qe je !
(psikologjia per te gjithe) 5/Janar/2019