Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të falësh nuk do të thotë se ata që ju lëndojnë e meritojnë faljen tuaj!
Ishte viti 1961 kur John Lewis, tani një legjendë në luftën për të drejtat civile në Amerikë, pesoi një rrahje brutale në një qytet të vogël të quajtur Rock Hill. Sulmuesit e tij, të gjithë anëtarë te Ku Klux Klan, e rrahën atë së bashku me shokun e tij, dhe e lanë në një pellg me gjak. I vetmi “faj” i tij ishte se ishte afrikano – amerikan, dhe që hyri në një dhomë pritjeje per të bardhët, në një shtet ku mbizotëronte dallimi rracial.Vite më vonë, në vitin 2009, John Lewis pati një vizitë të papritur në zyrën e tij. Elwin Wilson, një ish anëtar i KKK dhe një nga njerëzit që e sulmuan dikur, i kërkoi ndjesë dhe kërkoi nga ai që ta falte. John Lewis, i cili disa vite më parë, në shtator 1990, kishte shkruar në New York Times se ishte e nevojshme të falte George Wallace, një ish – guvernator i Alabamës mbeshtetes i ndarjes racore, bëri nje gje shume domethenese : e fali keqberesin e tij.
Kjo është një histori mediatike, por shumë njerëz të zakonshëm i kanë falur “agresoret” e tyre. Këta njerëz janë të vetëdijshëm se falja do ti çlirojë ata dhe do u japë atyre paqen dhe qetësinë që nevojitet per te ecur përpara.
Faleni ate qe nuk mund te harrohet.
Ndonjëherë në jetë perjetojmë situata që nuk harrohen lehte, si; vepra të rënda ose poshtërime ndaj nesh, te afermeve, demtime te parikthyeshme, denime qe nuk i meritojme, pabesi, tradheti te hidhura…lista mund të jetë shumë e gjatë. Në këto raste është e kuptueshme që në fillim provojmë zhgënjime të mëdha, pakënaqësi dhe madje zemërim. Gjatë momenteve të trishtimit të thellë, as qe e çojme nepermend mundësinë e faljes së asaj që ne e konsiderojmë të pafalshme. Thjeshtë vetem ideja e faljes ngjall një refuzim të menjëhershëm, sepse në mendjen tonë, personi që na ka bere keq është në “borxh” me ne dhe ne pretendojme qe te paguaj per kete..
Megjithatë, po ushqyem keto ndjenja, do perfundojme duke demtuar vetveten. Do benim gabim nese do te mendonim se mllefi, inati dhe dhimbja jone do reflektohet disi te personi qe na lendon. Shumë njerëz mendojnë se duke e urryer keqberesin e tyre , ata jane duke e demtuar ne nje fare menyre ate. Natyrisht, ky është një besim ne ajer , një iluzion pa ndonjë bazë të vërtetë.
Falja si akt vetë – çlirues.
Paul Boese tha se “falja nuk ndryshon të kaluarën, por zgjeron të ardhmen tuaj”. Në fakt, falja nënkupton përfundimin e një marrëdhënieje që po na dëmton. Do të thotë të rimarrim në dorë kontrollin e jetës tonë. Akti i faljes e ndryshon marrëdhënien që fillon me dëmtim, perplasje ose humbje. Kur një person na dëmton, ai deperton në jetën tonë dhe pushton krejt mendjen tonë. Nëse nuk e kthejme faqen, do të mbetemi në një farë mënyre, gjithmonë të lidhur me ekzekutuesin tonë. Falja nënkupton thyerjen e dinamikës që e ushqente kete marrëdhënie. Prandaj, falja është një rrugëdalje nga kurthi shtrengues që kufizon jetën tonë. Kur ishim viktima, na e hoqen pushtetin, por akti i faljes përfshin rikthimin e tij. Eshte si te themi : “më ke lenduar keq dhe unë vuajta shumë për këtë, por që tani e tutje nuk ke më asnje ndikim në jetën time”, sepse ndjenjat dhe mendimet negative që po përjetonim dhe qe na mbanin lidhur, u zhdukën.
Falja nuk do të thotë të justifikosh atë që ka ndodhur, do të thotë të dalesh nga marrëdhënia ekzekutor – viktime. Në të vërtetë, megjithëse jemi të gjithë empatik ndaj viktimave, viktimizimi nuk është i dobishëm sepse na kufizion imazhin që kemi për veten, historinë dhe pasurinë tonë te brendeshme.. Shumë njerëz nuk e kane gezuar plotesisht jeten e tyre , sepse kanë luajtur gjithmonë rolin e viktimës dhe kanë refuzuar të falin, duke mbetur të kapur tek e kaluara së bashku me ekzekutorin e tyre.
Fal kur te jesh gati, por fillo te pergatitesh per te falur.
Falja kërkon kohë, sepse kur ka një humbje apo plagë të rëndësishme, ka gjithmonë pasiguri, nuk shohim dot qartë çfarë të bëjmë dhe nuk mund të kuptojmë mire se çfarë ka ndodhur. Ndiejmë dhimbje, vuajtje dhe jemi të hutuar. Këto emocione janë spontane dhe natyrale, por herët a vonë ne duhet të pranojmë atë që ka ndodhur dhe të përgatitemi për të falur. Është e rëndësishme të qëndrojme të sinkronizuar me evolucionin e gjendjes tonë emocionale, sepse ndjenjat si zemërimi, urrejtja dhe etja për hakmarrje mund të bllokojnë mendjen tonë racionale dhe të përfundojmë duke u identifikuar me to. Ky identifikim negativ ka një natyrë statike, prandaj emocionet kanë tendencë të ngecin, me kalimin e kohës plaga nuk shërohet dhe ne nuk mund të shikojmë përpara, por fiksohemi tek e shkuara. Në kete pikë, bëhemi skllevër të fatkeqësisë dhe zemërimit…Por falja sidoqoftë ka kohen e saj. Nuk është e nevojshme ta shkelim atë. Duhet dhe të sigurohemi se po punojmë për t’a shëruar plagën emocionale.
(psikologjia per te gjithe) 3/shtator/2018