Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të mbash mburojë shmang dhimbjen , por edhe kënaqësinë !
Kur jeta bëhet e veshtirë jemi të gjithë të predispozuar të futemi në guackën tonë për t’u mbrojtur nga të tjerët dhe nga goditjet e tyre. Të mbrohesh është shumë e nevojshme, por historia e luftëtarit dhe e parzmores na kujton se është i rendësishem edhe fleksibiliteti.
“Luftëtari para se të nisej në betejë , vishte një parzmore mbrojtëse shumë te rëndë dhe të trashë , në mënyre qe shigjetat dhe shpata e armikut te mos depertonin dhe t’a plagosnin rende. Kjo strategji funksiononte mire. Çdo here qe shkonte ne perleshje kthehej shendoshe e mire ne shtepi. Nje dite kundershtaret e tij vendosen te ndryshonin taktike dhe në vend qe te qellonin ate , i gjuajtën kalit te tij nderkohe që ecte buze lumit. Kali i plagosur u rrëzua dhe ra në lumë dhe bashke me të edhe luftetari. Pikerisht ne kete moment , mburoja e rende dhe e papershkueshme qe deri ne ate kohe e kishte shpetuar u shnderrua ne “grackën” e tij . Kaloresi e pati te pamundur te levizte per shkak te mburojes dhe mbeti i fundosur në lumë.”
Dy gjëra shumë të rendesishme na tregon kjo ndodhi. – E para : Mburojat na nevojiten shumë ne jetë. Ato jane te rendesishme veçanerisht në luftë sepse sherbejne per te na mbrojtur nga plagosjet dhe na shpetojne jeten. Shume nga ne e pësojnë kete situate çdo dite ne jete, ne pune, ne familje, ne rruge ku ndeshim persona te gatshem për të na kritikuar, sharë, sulmuar,.. për të na bërë keq . Instikti na shtyn të mbrohemi dhe eshte mëse e drejte të kemi një mburojë mbrojtëse .
Çështja e dytë është ; – sidoqoftë kjo mburojë nuk duhet te jete aq e rende, dhe shtrënguese sa të na “mbërthejë” dhe te mos kemi mundësi të levizim dhe çlirohemi prej saj. Nuk duhet te pengoje elasticitetin , zhdervjellesine , fleksibilitetin tone. Nje mburoje e mire eshte elastike , te mbron por të le mundesi levizje. Sepse eshte e rendesishme te mbrohemi, por pa u bere skllever te frikes tone. Sigurisht qe kjo nuk do te thote t’a heqim dhe flakim tutje mburojen tone dhe te shkojme te pambrojtur permes kësaj bote . Ndoshta eshtë mire te fillojme te eksperimentojme ne disa situata më pak te rrezikshme, apo disi te mbrojutra. Në keto raste mund të heqim nje pjese te mburojes tone ose ta zevendesojme me nje tjeter pak më fleksibel, pak me te lehte. Do te mbetemi te surprizuar sesa shume gjera te reja do te arrijme te realizojmë brenda jetes tonë.
(tregime terapeutike) 3/korrik/2018