Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të mirat psiko – fizike kur përdorim dy rrotakshin !
Një mjet transporti i shkëlqyer biçikleta. Ndodh mbi biçikletë emancipimi ynë i parë i vërtetë kur jemi fëmijë , kur zbulohet kënaqësia e erës në fytyrë, e lirisë, e autonomisë dhe e garës së shëndetëshme me moshatarët. E gjitha kjo; jo, pa rrëzimet e shumta dhe gjunjët e bërrylat e grricur dhe gjakosur.( rrëzimet më të këqija që kujtoj janë “përqafimi“ i shtyllës elektrike (fatmirësisht ) prej druri dhe humbja e ekuilibrit nga padurimi dhe dëshira për të hypur te skara e biçkletës dhe bërë xhiro një fëmije më të vogël në moshë , pa e mësuar ende mirë vetë .♥♥
Historiku i biçikletës është shumë tërheqës që nga origjina e saj e deri më sot. Nuk jemi shumë të sigurtë se cilët janë shpikësit e saj .Kjo sepse dhe burimet nuk janë të dokumentuara mjaftueshëm. Thuhet se biçikleta është përdorur fillimisht në Indi dhe Egjipt. Të tjera burime thonë që shpikja e saj është një gjenialitet i kinezëve . Gjithësesi biçikleta e parë u projektua në 1861 nga Parisienët Pierre & Ernest Michaux (babë e bir). Ata ndërtuan një mjet interesant i gjithi prej druri; dy pedale, dy rrota, ajo e përparme shumë e madhe , e pasmja e vogël. Sipër rrotës së madhe ishte fiksuar shala për tu ulur personi që do ta ngiste. Me këtë lloj biçiklete rudimentale që u quajt « vélocipède » nuk ishte e mundur të përshkoheshin rrugë shumë të gjata. Janë shumë të nevojshme modifikime teknike të cilat nuk vonojnë të mbërrijnë.
Emri «vélocipède » ka mbërrit edhe tek ne. Dikur në Tiranën e vjetër e quanin kështu biçikletën. Kuptohet që ne i pershtasim dhe i shqiptojmë fjalet e huaja sipas “standarteve” tona dhe asokohe degjoje; – Ka ik me “filispit”, ose ma jep içik “filispitin” tat der ke pazari i Ri… pra ku fjala “filispit” ishte për ” vélocipède.”
A ekziston një mjet tjetër transporti kaq popullor , kaq ekologjik , kaq i mirë për shëndetin , kaq ekonomik , kaq shumë i përdorur, kaq i dashur nga të gjithë ? Për më shumë se një shekull e gjysëm biçikleta na ka shpënë gjithandej dhe na ka lejuar të shijojmë peisazhin përreth me “ shpejtësinë e duhur ”.
Në bazë të një studimi mbi cilësinë e jetës një shoqatë grash thirri një grup të madh psikologësh (200) të shprehnin mendimin e tyre për përdorimin e biçikletës. Një nga mënyrat më të vlefshme kundër stresit psiko – fizik është pikërisht biçikleta , nënvizojnë ata. Të ecësh me biçikletë është një e mirë për trupin dhe mendjen që përmirëson dhe kualitetin e raporteve interpersonale. 43 % e psikologëve të intervistuar tha se përdorimi i biçikletës është një aktivitet i shëndetshëm pikërisht sepse stimulon përqëndrimin dhe favorizon eleminimin e mendimeve negative dhe tensioneve që grumbullohen në trup nga jeta e përditëshme. Sipas psikologëve ky tip aktiviteti është pozitiv jo vetëm për mendjen dhe psiqikën, por edhe për jetën në çift. Ata spjeguan se shëtitjet me biçikletë sëbashku, lehtësojnë komunikimin brenda çiftit duke sjellë qetësi dhe harmoni. Kështu që, një shëtitje e bukur me biçikletë me fëmijët dhe partnerin stimulon dialogun dhe ndihmon gjetjen e ekuilibrit në raportet interpersonale.
“ ….Mbi biçikletë kemi thurur ëndërra, kemi mbajtur miq e shokë , të vegjëlit, kafshë, letra, të dashurit/rat, gratë, burrat, librat dhe gjithçka tjetër që mund të ngarkohet mbi të …“ Me biçikletë kemi shëtitur, jemi lodhur, jemi kënaqur “..
“ Ç’do herë që shikoj një të rritur që ecën me biçikletë, mendoj se për rracën njerëzore ka ende shpresë “ H.George Wells.
(psikologjia për të gjithë)