Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Të shtruar në spital psikiatrik për hir të shkencës. (Pjesa e I)
Karakteristikat që tregojnë nëse dikush vuan nga një sëmundje psikiatrike gjenden te pacienti, apo përcaktohen nga mjedisi ku bëhet vlerësimi? Eshtë e pamundur të përcaktosh një diagnozë duke u bazuar vetëm në të dhëna objektive ! – kjo ishte bindja e Prof. të psikologjisë David Rosenhan pranë Universitetit të Standford. Ai nuk hezitoi të bëjë një studim shkencor për të parë se si bëhet vlerësimi i një të sëmuri psikiatrik.
U përzgjodh një grup prej 8 personash që gëzonin shëndet të plotë. Ata bën kërkesë për shtrim në 12 struktura psikiatrike. Grupi përbehej nga : një student 20 vjeç, një shtëpiake, një piktor, tre psikologe, një pediatër dhe një psikiatër. Janë tre gra dhe pesë meshkuj, që përdorin një pseudonim dhe sajojnë një profesion të rremë.. Pseudo – pacientëve nuk ju kërkua që të silleshin në mënyrë të çuditëshme.
Sigurisht që personeli shëndetësor nuk është në dijeni të eksperimentit. A do të mund ta zbulojnë vallë gjëndjen e tyre reale shëndetësore ?
Spitalet të cilëve ju dërguan kërkesë për shtrim ishin shumë të ndryshëm nga njëri – tjetri : disa ishin shtetërore , disa të financuara nga Universiteti, disa shumë të vjetër dhe të rrënuar, disa të rinj, disa të orientuar drejt kërkimeve , disa jo… Pasi fiksuan takimin e parë pacientët e rremë shkojnë në takim duke u ankuar se dëgjonin zëra. Kur i pyesin se çfarë lloji zërash dëgjojnë përgjigjia ishte: zëra jo shumë të qarta , por duket sikur thonë “ bosh ”, “ jehonë, ” “shpellë ”. Zërat janë ose zë gruaje ose burri sipas gjinisë së pacientit. Këto simptoma shoqërohen dhe me një ndjesi pakënaqësie për jetën në përgjithësi (zgjedhja nuk është e rastësishme ), pasi Rosenhan e di mirë që nuk ekziston në literaturë asnjë formë “ psikoze ekzistenciale ”, apo patologji e ngjashme me atë që përshkruajnë bashkëpunëtorët e tij.
Vullnetarëve ju kërkohet të përgjigjen korrekt në lidhje me pyetjet e tjera që do ju bëhen në bisedë për jetën e tyre pa sajuar, zmadhuar apo modifikuar asgjë tjetër në lidhje me familjen, relacionet sociale, miqësore, apo shkollore.
Menjëherë pas shtrimit në spital pacientët nuk shfaqin më simptomat që referuan ditën e shtrimit. Në disa raste ndjeheshin pak ankthioz dhe të tendosur . Askush prej tyre nuk besonte se do të ishte shtruar kaq lehtë në spital. Të gjithë pas disa ditësh shtrimi i referojnë personelit shëndetësor një gjendje të mirë. Sjellja e tyre është normale, mernin pjesë në aktivitete pa asnjë vështirësi. Kjo shënohej dhe në kartelat e tyre klinike. Pothuajse të gjithë kërkuan të dilnin nga spitali sa më shpejt të ishte e mundur ; por ju tha se do të dilnin vetëm atëherë kur të demostronin se ishin të shëruar.
Askush nuk dalloi asnjë shenjë simuluese. Përveç njërit prej tyre , dolën të gjithë nga spitali me diagnozën :“Skizofreni në remision”. Asnjë dokument nuk paraqiti dyshime apo hipoteza për ndonjë simulim nga ana e pseudo – pacientëve. Shtrimi zgjati nga 7 – 52 ditë, me një mesatare 19 ditë. As sjelljet normale të pacientëve nuk ngjallën dyshime në interpretim nga ekipet e ndryshme mjekësore…(shkrimi vazhdon në botimin e rradhës : Të shtruar në spital psikiatrik për hir të shkencës. Pjesa e II ♥ ).
(psikologjia per te gjithe) 2/Nentor 2016