Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Trajtime të çuditëshme në historinë e psikiatrisë .
Problemet mendore njerëzimi i ka parë prej kohësh të lidhura me të mistershmen , me magjitë me pushtimin nga djajtë. Dikur nuk ka patur instrumente matës, nuk kishte shumë mundësira kurimi dhe një pjesë e madhe e teknikave që përdoreshin ishin eksperimentime mbi krijesat njerëzore.
Një mjek dhe filozof i cili vuri në praktikë disa teori me të vërtetë të çuditëshme ishte Erasmus Darwin , gjyshi i Charles Darwin. Një nga idetë e tij ishte trajtimi me karrigen rrotulluese . Logjika që ndiqte Darwin ishte : gjumi kuron sëmundjet dhe të bësh rrotullime rreth vetes nxit gjëndjen e gjumit . Nga kjo ide lindi terapia : një karrige për të fjetur që rrotullohet rreth vetes dhe në qoftë se ulesh ne të do të kaplojë menjëhere gjumi .Natyrisht që askush nuk ia vuri veshin zbulimit të Darwin, deri sa Benjamin Rush e pershtati trajtimin për një propozim psikiatrik. Ai mbështeste qëndrimin se duke e rrotulluar me shpejtësi pacientin, arrin të stabilizohet fluksi i sasisë së gjakut në tru i cili bën te mundur largimin e “ ngecjes mendore “. Ashtu si shpikja e pare edhe trajtimi i Rush përfundoi një gjetje e dështuar.
Nje tjeter trajtim ishte Hidroterapia
Hidroterapia qe përdorej në fillim të shekullit te XX nuk ishte aq e “ këndëshme “ sa ajo që përdoret në ditët e sotme. Trajtimet me ujë përdoreshin për raste nga më të ndryshmet. Ai më i shpeshtë ishte përdorimi i hedhjes së ujit me forcë dhe me presion të madh , për të qetësuar pacientët e tensionuar nga Histeria. Një zakon tjetër qe ngjall kuriozitet ishte : mbështjellja e personave me peshqirë të ngrirë akull, ose thjesht lënia e tyre të pushonin në vaskë me orë apo me ditë të tëra . Doktorët më të dhimbsur përshkruanin banjo në ujë të ngrohtë për pacientët hiperaktiv ose dush të ftohtë për pacientët apatik ose depresiv.
Vazhdojnë eksperimentimet mbi njerëzit.
Fillon përdorimi i elektroshokut .(jo te gjithe e dine qe perdoret ende sot per te qetesuar simptomat konvulsive ). Ne 1936 hyn lobotomia frontale. Lobotomitë ju bëheshin ne seri edhe 10 – 20 personave në ditë . Ajo konsistonte ne futjen e një lloj vide ne pjesën e sipërme te orbites se syrit . Me nje goditje të shpejtë me një çekiç , vida çponte kockën dhe rrotullohej deri në zonën frontale të trurit. Kjo përsëritej edhe në orbitën e syrit tjetër. Dukej sikur të sëmurët mendorë shëroheshin nga kjo ndërhyrje , por ata ktheheshin në krijesa që vetëm vegjetonin. Dhe të mendosh që Antonio Egas Moniz falë përdorimit masiv të kësaj praktike fitoi çmimin NOBEL ne 1949. Këto ishin trajtimet e hershme të çuditëshme dhe shpesh makabre për kohët e sotme. Për fat gjërat kanë ndryshuar tërësisht dhe personat në nevojë kanë mundësinë të trajtohen dhe të kenë një jetë dinjitoze.
Dhe duke qene që këto praktika kanë marë fund le të mos zgjedhim të vetë lobotomizojmë trurin përpara televizorit përreth 1.460 orë në vit , në vend që të lexojmë një libër në javë.(edhe një shkrim nga kjo faqe nuk do ishte keq ❤
(psikologjia për të gjithë )