Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Varet gjithçka nga mënyra si i shikon gjërat .
“ Djali po shihte gjyshen tek shkruante një letër. Në një çast e pyeti : “Po shkruan ndonjë histori ; ndonjë gjë që na ka ndodhur që flet dhe për mua ?
Gjyshja ndërpreu shkrimin , buzëqeshi dhe i tha nipit : “ E vërtetë , po shkruaj diçka për ty… Megjithatë , lapsi me të cilin po shkruaj është më i rëndësishëm se fjalët . Do doja t’a përdorje kur të rritesh “. Djali pa lapsin i çuditur por nuk vërejti asgjë të veçantë . – “ qënka njësoj si gjithë lapsat e tjerë që kam parë ! “
– Varet gjithçka nga mënyra si i shikon gjërat . Ky laps zotëron pesë cilësi. Nëse do arrish ti vesh në jetë , do jesh gjithmonë një njeri që do jetosh në paqe me botën.
Cilësia e parë : mund të bësh gjëra të mëdha , por mos harro që ekziston një dorë që i udhëheq hapat e tua. – Quhet dora e Zotit . Ai do të udhëheqë gjithnjë drejt vullnetit të tij.
Cilësia e dytë : herë pas here duhet ta ndërpres shkrimin dhe të përdor mprehësen. Eshtë një veprim që i shkakton një farë vuajtje lapsit , por në fund ai është më i mprehtë se më parë . Ja pse duhet të mësohesh ti durosh disa dhimbje ; do të bëjnë të jesh një njeri më i mirë.
Cilësia e tretë : viza e bërë me këtë laps na lejon të përdorim gomën për të fshirë atë që është gabim. Të korigjosh një veprim apo sjellje nuk është detyrimisht diçka e keqe , madje është e dobishme për të mbajtur drejtimin e duhur.
Cilësia e katërt : ajo ç’ka është e rëndësishme te lapsi nuk është as druri as forma e tij nga jashtë , por graffiti qe është brenda lapsit . Pra kushtoi gjithmonë kujdes asaj që ndodh brënda teje.
Cilësia e pestë : Lapsi lë gjithmonë një shenjë . Në të njëjtën mënyrë , gjithë çfarë do bësh në jetë , do lerë një shenjë prandaj përpiqu që të jesh i përgjegjshëm për çdo veprim tëndin. “
Pesë cilësitë e lapsit jane te rradhitura nga Paulo Coelha në librin : “Jam si lumi që rrjedh. “ Janë cilësi që na bëjnë të reflektojmë mbi të vërtetat e jetës. Gjysma e të keqes që ekziston dhe cilësia e tretë. Kush nga ne nuk ka gabuar dhe s’ ka patur nevojë për një gomë ?? – ( e thotë dhe Bertolt Brecht :” po punoj shumë fort , për të përgatitur gabimin tim të rradhës “) ♥
(tregime terapeutike) 7/Janar/2017