Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Vendimet dhe ekuilibri ynë emocional.
Çdo ditë marim me dhjetra vendime. Pjesa më e madhe e tyre janë ;”çfare do te hamë per drekë apo çfare do veshim sot”, por ka dhe vendime qe mund te n’a ndryshojne jeten dhe te n’a lumturojne sadopak.. Menyra sesi i marim vendimet varion nga nje person te tjeteri. Ka nga ata që janë shumë të përpiktë dhe bëjnë një listë me të mirat dhe të këqijat, duke peshuar çdo detaj. Ka te tjere qe janë më intuitive dhe vendosin ne baze te ndjesive emocionale, por pavaresisht metodes qe perdorim per te mare vendime eshte nje pyetje qe duhet t’i bejme gjithmone vetes : a do me bej mire per ekuilibrin tim mendor ?
Humnera emocionale: rreziku për të mos i dhënë përparësi mirëqenies tuaj.
Çdo gjë që bëjmë – apo nuk bëjmë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë mendor. Çdo vendim që marrim – apo nuk marrim na përcakton. Çdo ditë kemi mundësinë të marrim vendime që mund të kontribuojnë në mirëqenien tone emocionale, ose ne te kundert , t’a destabilizojmë atë. Megjithatë rrallëhere jemi të vetëdijshëm për ndikimin qe kanë mbi ne vendimet qe marim..Rrallë ndalemi të reflektojmë për nivelin e stresit, lumturisë, qetesise apo frustrimit që sjellin vendimet tona te vogla apo te medha qofshin ato…E lemë pas dore qetesine tone shpirterore dhe rrezikojmë të marrim një sere vendimesh “të këqija” që mund të kenë një efekt negativ dhe demtues per ekuilibrin tone emocional, derisa t’a shkatërrojë ate. Si rrjedhoje, mund të biem në një spirale vendimesh vetë – shkatërruese që gjenerojnë gjithnjë e më shumë stres, zhgënjim, zemërim, pakënaqësi dhe pendese.
Vendimet ndjekin njera – tjetren per inerci, ndërsa rrëshqasim – ngadalë ne menyre te parikthyeshme – në një humnerë që na ben të prekim fundin emocionalisht, pa e kuptuar aspak se si arritëm ne kete pike.
Pse nuk i kushtojmë zakonisht përparësi mirëqenies sonë psikologjike ? Ka disa arsye:
1.Sepse nuk na kanë mësuar t’i japim përparësinë e duhur ekuilibrit tonë emocional.
2.Sepse na kane “rokanisur” koken me idene – plotësisht të gabuar – se të mendosh per veten eshte shume egoiste .
3.Sepse nuk interesohemi sa duhet për mirëqenien tonë psikologjike pasi supozojmë – gabimisht se ekuilibri ynë emocional është i paperkulshem.
4.Per force zakoni, sepse jemi mësuar që ka faktorë të tjerë më të rëndësishëm për t’u marrë parasysh, si paratë ose detyrimet.
Kur përparësitë janë të qarta, vendimet janë të thjeshta.
Caktimi i një roli qendror për shëndetin tonë mendor në listën e të mirave dhe të këqijave gjatë marrjes së një vendimi do t’a lehtësojë shumë procesin. Do të na pengojë të themi “po” vetëm se ndjehemi ne faj ose sepse besojmë se “duhet ta bëjmë” atë, kur në realitet ai vendim do na bëjë të ndihemi keq, është i papajtueshëm me nevojat tona dhe do shkaktojë një tension emocional krejt të padobishëm.
Të pyesim nëse ajo që po bëjmë mund ta përmirësojë shëndetin tonë mendor është një lloj busulle që na duhet si udhëzues për të marrë qe nga vendimet me te vogla të përditshme deri tek ato më të mëdhatë dhe më komplekse. – Ky projekt i ri pune a do ti beje mire ekuilibrin tim mendor ? – A do të jetë kjo marrëdhënie e mirë për shëndetin tim mendor ? – A do të jetë mire për qetesine time te diskutoje vetem per te pasur te drejte ?
Kemi te drejte te shqetesohemi per ekuilibrin tone emocional, para se te marim çdo lloj vendimi dhe te pyesim veten se si influencojne ato ne shendetin tone mendor…keshtu mund te zbulojme se cilat veprime, sjellje, vendime jane te duhurat dhe cilat duhet ti ndryshojme. Cilat aktivitete permiresojne dhe gezojne mendjen dhe zemren tone? Çfare na ben te ndjehemi te kenaqur dhe energjik? Çfare na ben te ndjehemi te qete dhe te relaksuar ? Keto pyetje te thjeshta bejnë te shmangim nje shterim te mundshem mendor.
Sigurisht qe ka momente kur duhet te marim vendime te veshtira qe ngjallin tension . Ndonjehere per te arritur objektiva te medha duhet te sakrifikojme pak nga paqja dhe rehatia jone. Por keto vendime nuk duhet te meren me lehtesi, automatikisht , por duhet te jene vendime te vetedijshme duke vendosur ne qender qetesine tone psikologjike. Kujto se: ” nuk jemi produkt i rrethanave tona, jemi produkt i vendimeve tona” siç shkruante dhe Steven Covey.
(psikologjia per te gjithe)