Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Zhgënjimi dhe kokrra e kafes.
Zhgënjimet zakonisht vijnë papritur dhe na gjejnë tërësisht të papërgatitur. Mund të jenë zhgënjime dashurie apo zhgënjime profesionale/universitare. Shpesh në situata të tilla ndjehemi të trishtuar, të humbur dhe pa humor. Si mund ti kapërcejmë zhgënjimet ?
Pergjigjia është në historinë e karrotave, vezeve dhe kokrres se kafes …
Nje vajze e re po kalonte një periudhë veçanerisht te veshtire me zhgenjime te njepasnjeshme. Si ç’ndodh shpesh ne keto raste vajza e re nje pasdite u hap me mamane e saj. Ndjehej shume e lodhur per te luftuar; çdo problem qe arrinte te kapercente (me veshtiresi) ndiqej nga nje situate tjeter kritike qe e sfiliste. Pas nje bisede te gjate me te jemen vajza tha se nuk mund të vazhdonte më tutje dhe po dorezohej. E jema e degjoi gjatë dhe ne fund i kerkoi qe ta ndiqte ne kuzhine. Pa folur asnje fjale, rrembeu tre ene me uje dhe i vendosi mbi sobë. Në njeren hodhi karrotat, ne tjetren vezet dhe te e fundit kokrrat e kafes. Pas nje fare kohe qe vajzes ju duk pambarim, gruaja fiku soben dhe vendosi karrotat në një pjatë, nxori vezet dhe hodhi kafen ne nje filxhan. Me pas ju drejtua te bijes dhe e pyeti: “ E dashur me thuaj se cfare sheh ketu mbi tavoline?” -“Shikoj karrota, veze dhe kafe, çfarë tjeter mund te shoh?”- u pergjigj vajza. E jëma i kerkoi te bijes të prekte karrotat qe ishin zbutur, te thyente nje veze qe ishte zier dhe te nuhaste aromen qe shperndante filxhani i kafese. Vajza e hutuar e pyeti mamane: “Nuk po kuptoj ku do te dalesh ?“. Mamaja buzeqeshi dhe i shpjegoi se, si karrotat, si vezët, si kokrrat e kafese kishin perballuar te njejten “sfidë”; ujin e perveluar, por kishin reaguar ne menyra te ndryshme. Karrota e forte dhe superiore kishte luftuar kunder ujit te nxehte por kishte dale e dobet dhe e qullet. Veza e lëngëshme nga brenda dhe me lëvozhge delikate ishte ngurtesuar. Kokrrat e kafese kishin patur nje reagim krejtesisht ndryshe; pavaresisht vlimit kishin mbetur pothuajse njesoj si me pare dhe madje kishin transformuar ujin e zier ne nje pije te parezistueshme.
Me ëmbëlsi mamaja i drejtoi te bijes nje kerkese: “E di qe ke kaluar shume zhgenjime, por e ke ti ne dore menyren se si do reagosh kundrejt ketyre situatave ne jete : do te jesh si karrota, ne dukje e fortë , por e dobet dhe e pazonja te reagoje ndaj veshtiresive ? Do të jesh si veza e kendeshme dhe e brishte, por e ngurte dhe e paafte te shprehe vetveten kur eshte nën presion ? Apo do te jesh si nje kokerr kafe qe eshte ne gjendje te zhytet ne pengesa dhe te pranojë zhgenjimet duke çliruar aromen dhe shijen e saj me te mire kur bota perreth arrin piken e vlimit ?
Personat qe kane arritur te gjejne ekuilibrin dhe lumturinë nuk eshte se s’kane provuar zhgenjime te hidhura. Jo ! Keta persona permes veshtiresive kane ditur te gjejne dhe te marin me te miren e jetes duke i shnderruar problemet dhe zhgenjimet ne mundesi zhvillimi personal. Kur jemi te zhytur ne ujin e perveluar dhe zhgenjimi na djeg, mund te zgjedhim te qullemi si nje karrote, te ngurtesohemi si nje veze ose te çlirojme me te miren tone si kokrra e kafes.
(tregime terapeutike) 17/shtator/2017