Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Pjesa që nuk na tregojnë .
Historia e Ikarus .
Miti i Ikarus flet për një djalë 10 vjeçar të cilin e burgosin bashkë me të jatin e tij Dedalus në majen e nje kulle pa uje dhe pa buke. Kishin mundesine te lagnin buzën me ndonje pike uje qe rridhte në parvazin e dritares , nga nje ujevare aty prane. Babai (skulptor dhe arkitekt ) një shpikës shumë i zoti , thuri nje plan per tu arratisur. Ai krijoi disa flatra me dyll dhe me pendë pëllumbash. Pasi përgatiti më së miri gjithçka , u ngjit ne parvazin e dritares dhe bashkë me Ikarus u lëshuan ne ajer. Perpara se te fluturonin babai e porositi te birin : mos fluturo shume lart ! Krahet jane prej dylli dhe po shkove shume afer diellit do te shkrijne dhe me siguri do biesh ne det dhe nuk ka shpetim. Çfarë ndodhi ? – Arroganca dhe mendjemadhësia e Ikarus e ben qe te fluturonte shume lart, pa ja vene veshin porosive te babait . Padyshim që flatrat shkrine dhe Ikarus perfundoi ne fund te detit.
Morali qe del zakonisht nga ky rrefim eshte ai që krijesa njerezore nga natyra nuk kënaqet kurre, por që duhet te jemi te kujdesshem ndaj kesaj lakmie qe na nxit të kërkojmë çdo ditë e më shumë. Por kjo nuk eshte e gjithe historia e vertete. Eshte nje pjese e kesaj rrefenje te cilën nuk na e thonë megjithese eshte shume e rendesishme. Babai e kishte porositur gjithashtu Ikarus qe te mos fluturonte dhe shume ulet, perndryshe krahet do ti mernin lageshtire nga avujt e detit , do rëndohej dhe nga pesha do të perplasej perdhé….Pra mesazhi kryesor i kesaj historie nuk është vetëm që nuk duhet te jemi mospërfillës dhe të pabindur, por nuk duhet te jemi as edhe shume te nenshtruar, shume te ndrojtur, te terhequr, të mefshtë sepse “tragjedia” me e madhe ne jete nuk jane personat qe synojne shume lart dhe gabojne, por ata qe synojne ulët dhe rrëzohen.
Si psikoanaliza edhe psikiatria e kanë “shfrytëzuar” kete simbol te Mitologjisë në punën e tyre klinike. Shpesh termi “kompleksi Ikarus” është perdorur per te pershkruar nje tip ekstremisht ambicioz (kujtoni sa të tillë keni rrotull ) apo një personalitet qe nuk i njeh limitet e veta. Po në kete kontekst kemi dhe një perfaqesim të rivalitetit ndërmjet babait dhe te birit.
(tregime terapeutike) 20/maj/2017