Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Një manual i vjetër këshillash edukuese !
Manualet psiko – pedagogjike , teoritë, librat, specialistët, keshilluesit, guru – të, mentorët, edukatorët e mesuesit qe na tregojne pareshtur se si duhet te sillemi me femijet shtohen çdo ditë e më shumë . Nga ana tjetër gjithmone e me shpesh arrijne te psikologu prinder te deshperuar sepse nuk dine si të perballojne sjelljet e femijeve te tyre. Perceptohet një veshtiresi e madhe e familjeve jo vetem per të vendosur rregulla, por edhe të kerkojë zbatimin e tyre nga femijet …Ju rekomandoj shpesh prinderve të mos ju thonë kurrë fëmijëve psh : “je një gënjeshtar “, por .. “ sapo the një gënjeshtër“ dhe ndoshta po të jetë nevoja t’i japin dhe një “ndëshkim” të përshtatshëm..Ky eshte qendrimi (teresisht i pranueshëm) i nje specialisti qe thekson se menyra si i themi fjalët ka shumë rëndësi në edukim. I një forme kritike më “therëse”, jo shumë të zakontë, por tejet interesante dhe që na bën të reflektojmë është një shkrim që dua të propozoj më poshtë :
Prindër që vazhdoni te justifikoni gjithmonë femijet tuaj , pergatituni per nje jete plot me andrralla dhe vuajtje dhe e sigurte qe te tille do t’a keni.
Ne vitet 80 policia e Seattle (SHBA) shperndau neper shkolla per te gjithe prinderit nje lloj manuali keshillash edukative . Kjo ishte nje shkrese ne te cilen ishin te listuara një mori sjelljesh të cilat me shume gjasa do t’i bënin fëmijët keqbërës model. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet që atehere ky dokument eshte ende shume aktual.
- Qysh fare te vegjel plotësojuni çdo deshire ; do të rritet duke menduar se bota i detyrohet per gjithçka.
- Nqse thotë fjalë te keqija, ofenduese, thumbuese ; qeshni ! – do besoje se eshte “dinak” e nuk ja hedh dot njeri.
- Mos i jepni asnje informacion spiritual;- ja do behet shpejt 18 – vjeç dhe do ta zgjedhe vete .
- Mos e pengoni per asgjë; mund te krijoje komplekse. Dhe nqse me vone do te denohet nga shkolla apo nga shteti do besoje se eshte shoqeria qe po e persekuton.
- Rregullojani te gjitha ç’ka lënë rremujë ; do krijoje bindjen se pergjegjesia eshte gjithmone e te tjereve.
- Lereni te lexoje gjithçka, te shikoje gjithçka,, te shoqerohet me kë te doje, te perdore “bar” dhe alkol , por ama visheni bukur; do krijoje bindjen se eshte të dukurit ajo qe ka më shumë rëndësi .
- Zihuni shpesh në pranine e tij; kur te divorcoheni nuk do çuditet.
- Jepini para sa herë që kerkon,.. pse duhet te lodhet per ti fituar ? S’ka lezet të vuaj si keni vuajtur ju !
- Plotesojani te gjitha kerkesat qe ka; mund te ndjehet i frustruar.
- Mbani gjithmone anen e tij dhe mbrojeni kurdohere .. te keqinj jane gjithmone profesoret, shokët dhe policet, jo femija juaj!
Dhe kur te behet nje hiçasgjë, një “zero me xhufkë” , fajësoni fatin dhe lutuni që të këqijat e shoqerise të rrinë sa më larg jush.
( Ψ psikologjia per te gjithe) 18/maj/2017