Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Anna Freud. Vajza që ndoqi gjurmët e të jatit .
Anna Freud , vajza që ndoqi gjurmët e te jatit dhe e çoi përpara rrugën e psikoanalizes. Në fakt ajo iu përkushtua shume botës së femijeve. Ndoshta nuk kishte si te ndodhte ndryshe duke qene qe edhe vetë pati nje femijeri paradoksale. E jema ishte nje nene shumë e lodhur kur lindi Anen. Kishte tashme 5 femije te tjere dhe nuk ishte ne gjendje ti dedikohej së bijës se porsalindur. Per kete arsye mori nje guvernante qe u be per Anen ajo qe Anna e quajti “nena psikologjike”. Duhet te kete qene e veshtire per Anen te çonte perpara nje nga emrat me te rendesishem te gjithe historise, ate te babait te saj Sigmund Freud. Edhe pse punoi gjithmone brenda psikoanalizes klasike , qendrimet dhe mendimet e saj nxjerrin ne pah nje ane me te ndjeshme sesa kjo rrymë.
Ja disa nga mendimet e saj me te spikatura. “ Ndonjehere gjeja me e bukur eshte ajo qe mberrin papritur dhe pa merituar, pra diçka me te vertete e dhuruar “
1. Nëna : një temë frekuente. Figura e nenes mbeti thellesisht e ngulitur ne zemren e saj. Per kete arsye thenie te ndryshme te Anna Freud i referohen kesaj figure. Nje nga me dometheneset eshte kjo : “Kur ndjenjat e prinderve jane joefikase ose shume ambivalente ose kur emocionet e nenes jane perkohesisht te drejtuara gjetke, femijet ndjehen te humbur“. Mund te themi qe ishte nje nga konkluzionet e psikoanalizes se saj. Edhe pse fillimisht e aplikoi ne situaten e saj personale, kjo deklarate ka nje vlere universale. Nje femije qe nuk gjen vend ne zemren e prinderve te tij, nuk gjen vend per veten as ne kete bote .
2. Thelbesorja. Nder frazat me te mira te Anna Freud gjejme edhe kete qe tregon konfuzionin e saj dhe mungesen thelbesore te afektit. ”Ajo qe kam dashur gjithmone per veten time eshte shume primitive. Ka shume gjasa të mos jetë asgje më shume sesa afekti i personave me te cilet jam ne kontakt dhe opinioni i mire i tyre per mua”. Eshte normale qe kush eshte rritur me mugese dashurie mbart ne zemer nje boshllek te thelle. Pra manifestimi i dashurise dhe aprovimi i te tjereve kane rendesi vendimtare. Pikerisht kjo eshte ajo qe Anna Freud shpreh ne theniet e saj ; deshira per nje dashuri qe nuk e ka mare kurre.
3. Pakenaqesia dhe jeta. Jo vetem jeta e Anna Freud, por edhe jeta e gjithe krijesave njerezore eshte e shenuar nga nje pakenaqesi e vazhdueshme. Psikoanaliza propozon ekzistencen e nje gjendje pakënaqesie qe nuk ka mundesi te zgjidhet plotesisht. Jeta na kerkon te sakrifikojme shume deshira te pamundura dhe si pasoje pakenaqesia jeton brënda nesh. Kjo reflektohet ne nje nga frazat me te shquara te Anna Freud ; ”Nqse ndonje deshirë nuk plotesohet, mos u habit; Quhet Jete.” Ne fund te fundit jeta ka gjithmone boshllek dhe kontradikta. Pakenaqesia eshte pjese e vete jetes.
4. Te ndryshosh boten. Shume nga frazat e Anna Freud tregojne per nje shpirt te munduar, por shprehin dhe shprese te jashtezakonshme. Kjo reflektohet ne punen e saj kur thote: “Mendjet krijuese arrijnë të mbijetojnë edhe ndaj sistemeve më të keqija te edukimit.“ Kjo fraze e largon Anen nga pesimizmi racional i te jatit. Freud nuk shihte mundesine e nje ndryshimi ne kete bote . Perkundrazi Anna sheh nje shprese te madhe te krijesa njerezore dhe te ndryshimet konstruktive qe mund te arrije .
5. Gabimi dhe e verteta . Shume nga frazat e Anna Freud kane nje ton filozofik. Ato i referohen temave universale dhe tregojnë nje aspekt tjeter te mendimit te saj. Nje fraze me te cilen ajo largohet nga analiza e individit dhe i referohet grupit thote: “ kur gabimi behet kolektiv, perfton forcen qe ka e verteta“. I referohet forcës së grupit perkundrejt asaj te individit, mekanizmit me të cilin shoqeria i atribuon graden e te vertetes diçkaje. Nqse shume njerez bashke gabojnë , krijohet iluzioni qe ai nuk eshte një gabim. Keshtu pra nuk eshte forca e arsyes qe mbizoteron, por forca e kolektivit.
Anna Freud ka dhene elemente te rendesishem per te kuptuar me mire disa aspekte te psikoanalizes. Edhe pse nuk arriti te kete influencen qe pati i jati, kontributet e saj jane te jashtezakonshme. Behet fjale per nje mendimtare qe ja vlen ta njohesh dhe lexosh .(sidomos për te interesuarit e fushes.)
(psikologjia për të gjithë) 6/shkurt/2017