Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kenaqësitë e thjeshta të jetës .
Burrhus Frederic Skinner , nje nga psikologët me më shumë influencë në historinë e njerëzimit po lëngonte i sëmure rëndë në shtrat. Ishte pothuajse në agoni të plotë dhe gojën e kishte të thatë shkarpë. Një nga të afërmit qe kujdesej për të i afroi një gotë me uje . Skinner piu disa gllenjka dhe shqiptoi fjalen e tij te fundit : “ I mrekullueshëm”. Te mendosh qe edhe ne shtratin e vdekjes, me disa nga organet qe nuk i funksiononin dhe leucemine qe i kishte gerryer gjithe trupin, Skinner arriti te shijonte nje nga kenaqesite me te thjeshta te jetes, eshte një ndjesi ekstremisht prekëse dhe shumë domethënese.
Kjo ngjarje na nxit te hapim nje reflektim mbi tre nga perberesit thelbesor qe çdo njeri duhet te mare ne konsiderate , per t’a jetuar plotesisht jeten . Elementi i pare eshte ai i Prezences. Te jesh prezent do te thote te arrish te jetosh plotesisht momentin e tanishem. Mendja jone me ato qindra mendimet e veta shqetesuese që prodhon , na largon nga realiteti qe na rrethon . Ne kete menyre nuk arrijme t’i shijojmë gjerat qe na ndodhin (te bukura apo te shemtuara qofshin). Kjo eshte nje gje negative sepse na nxjerr “ jashte rruge “ dhe na shkeput nga pasurite e jetes. Ne momentin e fundit te jetes Skinner ishte mesiguri prezent , saqe mundi te shijonte plotesisht gllenjken e fundit te ujit.
Elementi i dyte eshte Qellimi ; te dime pra se çfare duam te bejme me jeten tone. Te jesh prezent vlen pak nqse nuk dime se çfare i jep kuptim ekzistences tone, se çfare lloj njeriu duam te behemi , se cilat jane vlerat tona. Skinner kishte si qëllim (te cilit i dedikoi gjithe jeten) te ndihmonte te tjeret te jetonin më mire. Edhe ne momentet e fundit ky qellim ishte i pranishëm ; fjala e tij e fundit, fjala “ i mrekullueshëm ” per ujin qe piu, a nuk ishte nje menyre per t’ju komunikuar te dashurve te tij nje sens komforti dhe inspirimi ne nje moment vuajtje aq te madhe !?
Dhe ne fund elementi i trete eshte ai i Privilegjit , qe rrjedh nga bashkimi i prezences dhe qellimit. Kur e jetojme jeten si nje privilegj, si diçka qe duhet ta çmojmë dhe shijojmë, në vend qe t’a marim per te mireqene dhe si nje problem per t’u zgjidhur, ajo natyrisht qe do te jete me te vertete shpaguese. A nuk e ka trajtuar dhe Skinner në kete episod jeten e tij si nje privilegj ? Edhe pse ne prag te vdekjes , ishte gati te perfitonte te gjitha mundesite qe jeta i ofronte edhe ne ato çaste . Kjo histori na perket te gjitheve. Sa here nuk arrijme te çmojme dhe vleresojme ato qe kemi !? Sa here nuk i japim rendesine e duhur dashurise qe na dhurojnë !? Sa here perfshihemi mes mendimeve te kota, mes frikerave, pishmaneve, zënkave , inateve, duke harruar gjerat e bukura qe jane perreth nesh !?
Por le të qartesojme diçka. Nuk po themi qe jeta eshte nje parajse, sepse nuk eshte per asnjerin nga ne . Jeta eshte e veshtire dhe e perfshin vuajtjen . E megjithate ajo eshte e mbushur plot me momente te bukura e te magjishme. Madheshtia e saj eshte ne gjerat e vogla qe ndodhin çdo dite ; aq te vogla saqe nuk arrijme as t’i mbajme mend , as t’i numerojme, por mes tyre fshihen grimca te vogla lumturie gati te paperceptueshme, qe mbushin dhe gezojne shpirtin tone .
( psikologjia per te gjithe)