Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Aragosta dhe stresi.
Me nje thjeshtësi te jashtezakonshme Doktori Psikiatër me famë botërore Abraham J.Twerski tregon sesi aragosta arrin të rritet edhe pse është e mbërthyer brënda një guacke të fortë që e pengon vazhdimisht.
Doktori (Rabin) tregon : “ Aragosta eshte nje gjallesë detare e butë dhe elastike që jeton brenda nje guacke te fortë. Guacka e saj nuk zmadhohet . – Po si ja ben atehere aragosta me këtë guackë shtrënguese ? – Sa me shume rritet aragosta aq më e ngushtë i vjen guacka . Ajo fillon ta shtrëngojë tej mase dhe aragosta ndjen nje presion shtypës , eshte e stresuar dhe e shqetësuar. Per kete arsye ajo shkon të fshihet poshtë një shkëmbi ne menyre qe te mbrohet nga peshqit e tjere grabitqare. Aty në shkëmb thyen guackën dhe prodhon nje te re… Vjen një moment qe edhe guacka e re fillon ti vije e ngushtë dha ta shtrëgojë , keshtuqe aragosta perserit te njejten gje : – Shkon poshtë shkëmbit dhe perplaset derisa ta thyej sërish guackën. Ajo e ben kete shume here .– Stimuli qe nxit aragosten dhe e ben te zonjen te rritet dhe zhvillohet eshte pikerisht kjo situatë e veshtirë (guacka shtrenguese) me të cilën duhet të përballet. – Nqse aragosta do te kishte një doktor, ajo nuk do te mund te rritej kurre, sepse do shkonte te Doktori të merte Valium apo qetesues dhimbjesh per tu ndjerë më mire, do qetësohej përkohësisht , por nuk do te çlirohej kurre nga guacka e saj e ngushte. – Keshtu pra eshte koha te kuptojme se momentet e stresit dhe situatat e veshtira jane momenti i nje zhvillimi te madh dhe nqse këto vështirësi i përdorim mirë , falë tyre mund të zhvillohemi dhe të perparojmë.”
Jo vetëm rritemi e zhvillohemi nëpërmjet vështiresive ashtu siç tregon dhe metafora e aragostës ,por në qofte se duam me te vertete nje ndryshim dhe te behemi te vetedijshem per aftesite tona eshte e nevojshme te çlirohemi nga guacka jonë e vjetër dhe ta flakim tutje.
(tregime terapeutike) 22/tetor/2017