Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Unë thjesht preva degën. (Comfort Zone)
Në përgjithësi jemi të prirur ti evitojme situatat e reja, ndryshimet e menjëhershme dhe surprizat sepse keshtu ndjehemi të çliruar nga pesha e ankthit, stresit dhe frikës nga e panjohura. Preferojme të rrimë në zonën e rehatisë dhe të vazhdojmë po njësoj, me të njëjtin ritëm, me të njëjtën mënyrë, me po të njejtat situata. Kjo quhet zona e konfortit (Comfort Zone) në gjuhen e psikologjise. Eshte një gjendje mendore sigurie zona e konfortit, jo nje ambjent fizik! Sado siguri te ndjejme ne kete zone vjen nje moment qe duhet te bejme hesapet me monotonine qe mbart me vete kjo rutinë. Ndonjehere kjo zone konforti shnderrohet edhe në nje rehati te rreme si ne rastin e famshëm te : “Falkoi që nuk mund të fluturonte”
“Një mbret mori dhuratë dy falkonj te vegjel, te cilet ja besoi mjeshtrit te falkonjeve per ti ushtruar. Pas disa muajsh, mjeshtri i tha mbretit se nje nga falkonjte ishte edukuar ne menyre te shkelqyer, por nuk po kuptonte se çfarë po i ndodhte falkoit tjeter.Qe nga koha qe kishte mberritur ne pallatin mbreteror falkoi nuk kishte levizur fare nga dega ku qendronte saqë dhe ushqimin ja shpinte aty. Mbreti thirri sherues dhe magjistare, por askush nuk arriti ta bente falkoin e vogel te fluturonte.Keshtu ai nxorri nje shpallje per shtetasit e tij dhe mengjesin e ardhshem, u çudit shumë kur pa falkoin e vogel qe fluturonte mbi kopeshtin mbreteror. Me sillni ketu autorin e kesaj mrekullie ! – tha mbreti. – Perpara tij u shfaq nje fshatar dhe mbreti e pyeti ;- Si munde ta besh te fluturoj falkoin ? – Mos je gjë magjistar ? – Nuk ishte aspak e veshtire imzot ; – shpjegoi fshatari. – Une thjesht preva degen ku rrinte . Vetem ne ate moment zogu arriti te kuptonte qe kishte krahe dhe u ngrit ne fluturim”
Morali : Ndonjehere eshte e nevojshme te pushojme si pula mbi degë për të rigjeneruar forcat, por nqse rrimë gjthe kohës ne zonen e konfortit, nuk do te marim kurre vesh sesa larg do te mund te arrinim. Prandaj kemi nevoje ndonjehere per dike qe te na e presë degën ku ndodhemi, ose te marim guximin t’ja presim ne degen dikujt tjeter. Sigurohuni qe nuk jeni ju ata qe po pengoni fluturimin e nje personi tjeter, ose qe dikush tjeter nuk po ju pengon juve të fluturoni.
(tregime terapeutike)