Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sinqeriteti i tepruar .
Pak sinqeritet eshte i rrezikshem, por sinqeriteti i tepruar eshte absolutisht fatal, thotë Oscar Wilde. Padyshim që ka ndryshim të madh midis të qenurit i ndershem dhe të bërit një “sinqerticid”. Kjo fjalë ndoshta nuk i pelqen akademise gjuhesore, por reflekton më së miri mënyrën e sjelljes së dikujt qe mund te klasifikohet si “kamikaz i te vertetes”. Ka nje ndryshim te madh mes të thuash te verteten dhe t’a perdoresh per ti bërë dëm vetes dhe të tjerëve.
Një legjendë në kufi të sinqeritetit dhe sinqeritetit vrasës. (sinqerticid).
Ishte një kohë e artë në Spanjë kur në një bujtinë në Madrid, disa individë të nxehur nga pijet e shumta që kishin rrëkëllyer vunë një bast interesant mes tyre. – Cili do guxonte ti thoshte në fytyre Mbretëreshës që ishte shtremaluqe. Donna Isabel, mbretëreshë e Spanjës, ishte e famshme për bukurinë e saj, por një sëmundje në vegjëli i kishte lënë gjysëm të paralizuar këmbën e majtë. Ky difekt binte në sy kur ecte dhe mbretëresha e kishte bezdi që të tjerët t’ja përmendnin. Thuhet se një kalorës i mbretërise, i famshem për bejtet, debatet dhe aventurat e tij, e pranoi bastin. Per çudinë e të gjithëve u shfaq para mbretereshes me dy tufa me lule dhe krejt i shpenguar i tha : “mes karafilave të bardhë dhe trëndafilave plot aromë; madhëria juaj çalon !”.
Nuk dihet nëse anektoda është autentike, por e vërteta është që na tregon diferencën mes thënies të së vërtetës dhe te vertetës vrasëse. Anektoda flet per rendesine e zgjedhjes së fjalëve. E megjithate në jete nuk kemi gjithmonë mprehtesinë dhe dhuntinë e kalorësit , kështu që kur përdorim tehun e të vërtetës mund të shkaktojmë shumë dëme.
Profili i personave me sinqeritet te tepruar. Ka mundesi që të gjithë të kemi reaguar me nje sinqeritet te ekzagjeruar në ndonje rast. Megjithate nqse behet e zakonshme qe te themi haptas dhe fare pa filtra te verteten duke lënduar te tjeret, do te ishte e udhes te pyesnim veten perse jemi bere “kamikaz të së vërtetës.” Në shumë raste ky atashim me të vërtetën vrasëse eshte shprehje e diçkaje më të thellë që mund te jete deshira per te “denuar” tjetrin ose ndoshta dhe veten. Ne fakt personi ekstremisht i sinqerte eshte nje njeri qe beson se e trajtojne keq, mendon se nuk e vleresojne mjaftueshem ose qe po e shkelmojne. Ne keto raste ai perdor te verteten si nje armë “ legjitime” per te sulmuar boten qe e ka zhgenjyer tmerresisht. Ekzistojne gjithashtu dhe persona qe mendojne se jane ata te vetmit qe kane te drejte dhe dashuria e tyre per te verteten lakuriqe ju lejon te kapercejne çdo lloj finese në shoqeri.
Tre situata në të cilat të thuash të vërtetën nuk është e dobishme .
. 1.Kur e verteta nuk mbart vlerë. Ne rastin e Mbretereshes qe e dinte shume mire gjendjen e saj, ti kujtosh te verteten do te thote te shtosh informacion te padobishem qe shkakton akoma dhe me shumë mërzitje . Nga ana tjter kur personi eshte ne dijeni te se vertetes dhe kjo e ben te vuaj, nuk eshte e nevojshme t’ja kujtojme sepse eshte si të vendosim gishtin ne plage. 2.Kur personi nuk eshte gati të mësojë të verteten. Ka situata ne te cilat personi nuk eshte gati te degjoje te verteten, sepse mbi te gjitha ajo mund ti shkaktoje dëme të medha ne nivelin psikologjik. Ne fakt nje nga detyrat e psikologut eshte pikerisht te pergatise personin gjate gjithe terapise duke i ofruar instrumentat e nevojshem per te perballuar te vertetat . 3.Kur nuk eshte momenti i duhur. Shpesh e verteta eshte e rende, keshtu qe ne menyre qe personi te perfitoje eshte e rendesishme te thuhet ne momentin e duhur. Nqse themi nje te vertete ne momentin e gabuar, si psh gjatë një zënke te fortë, ka shume mundesi qe personi tjeter ta marë keq dhe te filloje te sulmoje.
Si ta shmangim sinqeritetin vrases pa fshehur te verteten ? E verteta eshte gjithmone me mire sesa genjeshtra, por ka raste ne te cilat eshte e nevojshme t’a perpunojme qe te mos shkaktoje dëme te kota. Nuk ka miresi dhe bukuri ne nje te vertete te hidhur dhe te shprehur keq. Kjo nuk do te thote qe detyrimisht te genjejme, por te zgjedhim me mençuri fjalet e duhura. Nuk mjafton “te jemi direkt dhe ti themi gjerat siç janë“. Eshte e rendesishme te jemi te kujdesshem, te vihemi ne vendin e tjetrit dhe te presim momentin e duhur kur tjetri eshte me i gatshem t’a presë mesazhin dhe mund ta perdore ate per mire. Mbi te gjitha qellimi nuk eshte të lëshojmë një bombë dhe tja mbathim duke e lënë tjetrin te shpetojë po mundi, por që e verteta të mundë ta ndihmojë të përmirësohet dhe të ecë përpara.
(tregime terapeutike) 11/nentor/2017