Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Asgjë me tepri, thjesht aq sa duhet !
Terapeut , sociologë , kërkues shkencor dhe psikologë po e shohin gjithmonë e me më shumë interes çështjen e konsumit të ekzagjeruar dhe zotërimit të pasurisë dhe të mirave materiale. A mund te ndjehemi me te kenaqur dhe te lumtur, nqse konsumojme me pak dhe nqse zoterojme me pak pasuri ? A jemi me te shendetshem menderisht ? A ka me teper kuptim jeta ?
Disa studime demonstrojne qe rritja apo shtimi i te mirave materiale dhe zgjedhja pafund e produkteve te shumellojshme te konsumit jane te demshme per psiken tone. Në vend qe ta pasurojne rrezikojne t’a mbingarkojne ate. Nje blogger amerikan ideoi një loje. Loja konsistonte në reduktimin e numrit te gjerave që i nevojiteshin për të jetuar. Ai i reduktoi ato deri ne 100 . Mes tyre kishte dy gjera pa te cilat nuk bente dot ; një kitarë dhe një tavolinë sërfi . Shume te tjere e ndoqen modelin e tij dhe gjithesecili propozonte listen e vet te reduktuar ne minimum. Kjo gje u kthye ne nje forme stili jetese dhe mori emertime te shumta. Pavaresisht etiketimeve ideja thelbesore ishte gjithmone e njejta ; Ne mes vrullit te jetes konsumiste te zgjedhim (me deshire) te limitojme konsumin vetem ne gjerat me te domosdoshme per te praktikuar nje stil jete me te thjeshte .
Nje mjeshter i famshem i kesaj disipline shume kohe perpara se te shpikeshin bloget ishte Mahatma Gandhi, qe perveç veshjes qe e kujtojme te gjithe , kishte vetem 5 gjera ; syzet optike, nje ore xhepi, sandalet, nje tas dhe nje pjate. Motoja e tij ishte: – As te pranosh, as te kesh ç’ka nuk te sherben vertete per te jetuar .
Megjithatë ndoshta nuk eshte e lehte te zgjedhim nëse numri i objekteve te domosdoshme eshte 100 , 50 apo 5 . Mund te kete persona qe ndjehen mire mes mijra sendeve qe kane grumbulluar dhe vetem ideja qe duhet te heqin dore i tmerron . Disa te tjere e kane te pamundur te kuptojne qe po ekzagjerojne me objektet , deshirat dhe gjerat e kushtueshme qe perdorin ! …Pra zgjedh gjithkush te jetoje dhe konsumoje sa të ketë deshire… Ashtu siç zgjedh te jetoje dhe popullsia skandinave. Zgjedh te jetoje Lagom. (Not to little, not to much. Just right . Svedish.) Ky stil lindi ne Suedi . Eshte nje menyre jetese , nje tendence Lagom qe fjale per fjale do te thote “ asgje me tepri “, “as tepri dhe as shume pak “, “thjesht aq sa duhet“, “ mjaftueshëm “. Nje koncept mes etikes dhe estetikes. Perqasja e tyre ndaj jetes eshte Lagom ; menyra si vishen , si sillen , si komunikojne me njeri – tjetrin eshte Lagom. Nuk pispillosen , por as nuk e leshojne veten , respektojne hapesirat e njeri – tjetrit , nuk mburren dhe nuk shesin mend per sukseset e tyre, i evitojne ekzagjerimet qe mund te ngjallin zili dhe xhelozi të pavend. Edhe arredimin e kane Lagom, te thjeshte , esencial pa ornamente dhe shkelqime marramendese …Sikur te arijme te behemi nga pak Lagom do ti benim nje favor te madh qetesise tone mendore dhe do të ndjeheshim të lumtur.
( psikologjia per te gjithe) 4/mars/2018