Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Askush nuk ka të drejtë të përçmojë tjetrin !
Shpesh herë i përçmojmë të tjerët sepse ndjehemi më të mirët apo më të bukurit dhe të tjerët nuk vlejnë , nuk na hyjnë në punë, nuk na duhen. Askush nuk vjen në këtë botë për të qënë i pari .Të gjithë kemi diçka për t’ju mësuar të tjerëve dhe diçka për të mësuar prej tyre. Askush nuk e ka të drejtën të përçmojë apo paragjykojë tjetrin . Ai ndoshta është duke na bërë një të mirë që nuk na shkon aspak nëpër mend,por që qmund t’a zbulojmë më vonë .
Trëndafili bukurosh nuk e kishte ” lexuar ” moralin e shkruajtur në rrjeshtat më lart dhe e pësoi !!
” Ishte një herë një trëndafil shumë krenar që ishte më i bukuri i baçes , por ishte i trishtuar sepse njerëzit e admironin nga larg pa iu afruar. Në fakt ngjitur me të jetonte një bretkocë shëmtaraqe . Një ditë papritur trëndafili e urdhëroi bretkocën të largohej dhe ajo u largua menjëherë pa bërë fjalë. Disa kohë më vonë , bretkoca kaloi andej….dhe u çudit kur pa trëndafilin të tharë dhe pa jetë, pa asnjë petale e pa asnjë gjethe. – Si je katandisur kështu ? – i thotë bretkoca ; çfarë të ka ndodhur ?! – Që nga momenti që ike ti , çdo ditë milingonat më kanë ngrënë pak e nga pak dhe e humba gjithë bukurinë – u përgjigj trëndafili i pikëlluar. – e po sigurisht ! – tha bretkoca ; kur unë jetoja këtu ngjitur me ty, i haja të gjitha milingonat…Për këtë arsye ishe më i bukuri i baçes “!
(tregime terapeutike) 2/tetor/2016